Puna të bën zotëri të vetvetes

Kultura

Puna të bën zotëri të vetvetes

Nga: Agron Shabani Më: 2 korrik 2021 Në ora: 20:39
Agron Shabani

Siç dihet, çështjet ose aspektët e njohura të rubikonit ose grafikonit të rënies dhe ngritjes së inovacionit, kreativitetit ose "prodhimtarisë" së përgjithshme shkencore, intelektuale, morale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera në Kosovë, janë të varura dhe të ndikuara nga shumë faktor të brendshëm dhe të jashtëm. 

Ndërkohë që jetën ose skenën e përgjithshme shtetrore, nacionale, konstitucionale, institucionale dhe politike të Kosovë, vazhdojnë të dominojnë ose karakterizojnë tensionet ose ashpërsimet e vazhdueshme ose permanente të marëdhënieve dhe raportëve të gjithëmbarshme kontradiktore dhe polarizuese në mes blloqëve ose taborrëve rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën. Mbase, acarimi dhe tensionimi i qëndrimëve, pikëpamjve dhe konceptëve të betonuara, detronizuara, fortifikuara ose çimentuara nepër trashe, rrogoze ose istikame të ndryshme fetare, kulturore, rajonale, krahinore, partiake, politike, konceptuale, ideologjike dhe të tjera, të cilat sigurisht se reflektohen ose interferohën drejtëpërdrejtë ose në forma dhe profile të ndryshme eskterne ose eksplikative edhe në gjendjën ose botën e brendshme shpirtërore, emocionale, mentale dhe psikofizike të individit dhe kolektivitetit me tendenca të hetueshme ose tepër transparente për t´u shfaqur ose manifestuar dikur me vonë ose vazhdimisht në formë krizash të rënda globale ose kolektive me pasoja të paparashikuara (fatale, kolaterale dhe multilaterale) për Kosovën dhe shqiptarët. 

Se këndejmi, në ambiente, atmosfera ose situata të rënda krizash, tensionësh ose acarimësh të ndryshme akute ose kronike, edhe elitat ose superstrukturat e larta shkencore, intelektuale, fetare, kulturore, politike, diplomatike dhe të tjera, shpeshherë tremben ose ngelin pa fjalë-përballë dogmave, mediokritetëve, demagogjive, hipokrizive, atavizmave, hedonizmave, alkimizmave, dogmatizmave ose antivlerave të ndryshme shtetërore, nacionale, politike, diplomatike etj. 

Edhe të të ashtuquajturat "elitat" ose "par-exèlèncat" e ndryshme pushtetmbajtëse ose politike në Kosovë, në pjesën esenciale ose substanciale të tyre, ndodhën të ngritura ose promovuara nga "brumi","materia" ose "derivatët" e proviniencave ose reminishencave të ndryshme politike ose parapolitike. Gjegjësisht, nga mentaliteti, fiksionet ose trashëgimia e njohur autoritare dhe totalitariste e "sistemit"(regjimit) të meherëshëm autoritar, diktatorial, despotik, feudal, skllavopronar dhe kështu me radhë...Duke i përvetësuar, kopjuar, zbatuar ose aplikuar në këtë vorbullë edhe metodat e njohura udbiste, komplotiste, konspirative, dekonspirativiste dhe të tjera të regjimit kriminal dhe gjakatarë të Millosheviçit etj. 

Aty e kemi edhe strukturat ose grupimet e ndryshme klanore, familjare, nepotiste, tribale, provincialiste, klienteliste etj., të afërta, kolportiste, insubordiniste ose kolaboracioniste me "etërit" ose "baballarë" e ndryshëm vendorë ose ndërkombëtarë. "Forcat" e ndryshme nëntokësore, centripetale, parainstitucionale ose parapolitike si "degë" ose"nëndegë" të zgjatura të krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, prostitucionit etj. Qarqët, gjegjësisht, proviniencat ose reminishecat e ndryshme fetare, kulturore, informative dhe të tjera që kolportojnë ose kolaborojnë me "njerëzit e fortë" të pushtetit vendorë dhe atij ndërkombëtarë dhe që kanë ndikime ose influenca të fuqishme në qarqët ose strukturat e ndryshme shtetërore, nacionale, qeveritare, politike, diplomatike, sociale, materiale, ekonomike etj. Rrjetët ose rrethet e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët etj. 

Duke i përfshirë ose nënkuptuar këtu edhe uzurpimin, klanizimin, fosilizimin, monopolizimin, privatizimin, instrumentalizimin, personalizimin dhe relativizimin e shtetit, pushtetit, pronës (pasurisë), religjionit dhe moralit të gjithëmbarëshëm shtetërorë, nacional, fetarë dhe kulturorë në vendin tonë nga ana e demagogëve ose hipokritëve të ndryshëm nebuloz, stupid, debil, bedel, reaksionar, dogmatikë dhe diabolik të cilë janë edhe pënguesit ose sfiduesit kryesor të ndarjes së domosdoshme të fesë (religjionit) nga shteti dhe nga kombi për qëllime të ndryshme klanore, profiteriste, karieriste dhe të tjera.

Ndaj, të të ashtuquajturit shteti dhe pushteti kosovar, në "esencën" ose "substancën" e tyre i ngjajnë "kullës" së dikurshme të Babilonisë ku krahu i djathtë i saj nuk dinte kurrë se çka (çfarë) mendonte dhe punonte (vepronte) i majti ose anasjelltas.

Kosovës i mungojnë boshti kurrizor, ose elementet (instrumentet) kruaciale, esenciale ose bazike për të qenë shtet i pavur, sovran dhe integral e funksional në kuptimin e plotë të fjalës. 

I mungon industria ose ekonomia e njohur stabile, rentabile ose bazike e cila do duhej t'i mbulojë sëpakut 2/3 e buxhetit të përgjithshëm shtetërorë ose nacional, i mungon kombi ose populli i saj shtetformues ose konstitucional, i mungojnë anëtarësimet e saj në OKB-s, UE-s, Nato si dhe në mekanizmat ose instiucionët tjera (relevante) ndërkombtare, i mungon valuta dhe banka e saj nacionale, i mungojnë rezervat e arit, xhevahirëve ose diamantëve si garantues kryesorë të borxhëve të brendshme dhe të jashtme, i mungojnë akcizat ose kambialet, i mungon ushtria e rregullt (aktive) dhe profesionale së bashke me gjinitë dhe akademitë e njohura ushtarake, Kosovës i mungojnë liria, autonomia, eksluziviteti, autenticiteti, validiteti, pavarësia, sovraniteti dhe integriteti i saj në politikën e brendshme dhe të jashtme. 

Me fjalë tjera, Kosovës i mungon shumëçka ose gjithçka.

Por, jo edhe demagogët ose hipokritët e ndryshëm institucional, funksional, partiak, politik ose diplomatik, të cilët edhe përmes vrimës së gjilperës së ngulur dikund thellë në trupin, kurrizin, ashtin, mishin, shpirtin, zemrën, gjakun ose palcën e Kosovës dhe shqiptarëve, i shohin interesat, profitet ose levërdite e veta materiale, politike, karieriste etj.

E tërë kjo vjen si pasojë e asaj se shumica e popullit dhe lidershipit shqiptar ose kosovar, nuk e duan dhe s'e respektojnë punën dhe vlerat e saj. Ndaj, çojnë jetë të korruptuar, asociale dhe parazite.

"Gjeni i mbarë njerëzimit është puna.", tha dikur Göetheja.

Puna të bën të lirë dhe zotëri të fatit ose vetvetës tënde. Qoftë ajo punë intelektuale, manuale ose mekanike. T'i heq qafe prangat ose zinxhirët e robërisë.

Kështu që shqiptarèt ose kosovarèt, janè të burgosurit (pengjet) ose robërit e dembelisë ose jetës së çuar në menyrë asociale ose parazite.

Mospuna ose dembelia, sjellin skamjen, nënshtrimin, lëmoshën dhe varjen e individit dhe kolektivitetit ndaj ndihmës ose mëshirës së huaj.

Pesonalisht, nuk i pëlqej dhe s'i kuptojë fare "burrat" ose "mëshkujt" e ndryshëm shqiptar ose kosovar, të cilët i kanë kaluar mëse 3 dekda ose 30 vite në Gjermani, Zvicër, Austri ose dikund tjetër, pa asnjë ditë pune! Në menyrë asociale ose parazite. Duke kërkuar lëmoshë ose ndihma sociale nga shteti.

Ndryshe nga kjo, në kuptimin e asaj se gëzimi, mburrja, krenaria dhe dëshprimi në mërgim ose emigracion, bartin të njëjtat lidhje si drita me errësirën: Dobësia natyrore ose biogjenetike e njeriut në mërgim ose emigracion, janë edukata, kultura, nderi, morali, malli, karkakteri, nostalgjia, ndjenjat, sentimentët dhe lidhjet e tij shpirtèrore dhe emocionale me atdheun ose vendlindjen. Respektivisht, ndihmat dhe solidariti ynë optimal ose maksimal me kombin dhe atdheun tonë, kur kanë nevojë.

Në të kundërten, ideologjia politike sipas Adornos është reflektimi i një realiteti artificial, dhe ka një karakter totalitar ose autoritar i cili mbështjell tërësinë e marrëdhënieve njerëzore ose sociopolitike, dhe për Adornon "tërësia është false" ose artificiale. E sidomos ajo shqiptare ose kosovare, e mbështetur ose bazuar në mëshirën ose lëmoshën e huaj.

Arsyeja e kontraditore e kësaj "formule" qëndron tek një konceptim i gabuar dhe tepër modest i kulturës shtetrore dhe nacionale që e redukton atë në reflektim ideologjik të status quo-së, dhe nuk i jep drejtësi impulsit të kundërt të reagimit që përmban kultura e lartë shtetrore, nacionale, politike, materiale, historike, dialektike etj. 

Është teza e kulturës si ideologji e përbashkët shtetrore, nacionale ose politike, në vështrimin e parë, si teori borgjeze ose skllavopronare të dhunës ose shfrytëzimit (eksplatimit) optimal ose maksimal të individit dhe kolektivitetit. Por kjo ide ose ideologji, si çdo fjalim i ashpër kundër gënjeshtrës së palës tjetër, ka një tendencë të dyshimtë për tu transformuar nga ana e saj si kauzalitet ose ideologji e lartë shtetrore, nacionale ose politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat