Poeti

Kultura

Poeti

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 korrik 2021 Në ora: 12:00
Xhelal Hoxha

Poeti, gjithë jetën për të tjerët;

Aspak për veti, siç ishte dikur mbreti...

N’vazhdimësi më ngjason në Sizifin e vuajtur si dikur...

Edhe ai ka vështirsit e tija t'njejta,

të rënduara e të lidhura fort për gurin,

 truallin, Atdheun, murin, gurin e flamurin!Poet, apo si t’thonë në jetë?

Më trego të lutem drejt:

O njeri i mirë, ku duam të jesh, e të jetosh i lirë!

Edhe pse këtë ti e din vet;

Çka je në këtë jetë:

Real, fals, apo je i vërtetë?!

Po të jesh vërtetë, poet?

Është shumë vështirë n'kët jetë!

"Do të digjesh, do të kallesh, do të vuash

e do të shkrihesh për të tjerët;

Jo vetëm për veten tuaj kuptohet,

bash sikur qiri krejt!"

"Ndonëse ti përsëri do të rilindësh, si feniksi nga hiri

Dhe do të jetosh pas vdekjes sate, të pa vdekshmes,

 për jetën e n’jetën e të tjerëve”...!

 

Dhe kurrë nga vepra s'do të vdesësh,

Jo, jo!Për ty s'ka vdekje kurrë;

Ka vetëm Rilindje, ringjallje e ripërtrirje”...

"Gjithmonë  në  jetë, do të ishe;

 Jo njeri vet, dhe nuk do të ishe njeri, e poet;

N’fund do të mbetesh, nëse këtë mund ta themi?

Si dhe lexuesi i kultivuar do të mbetëte e mendonte:

Qyqe kalli vet!"

 

"Poeti, dhe njeriu-njeri;

Ç’gjithë jetën punon dhe  përkushtohet për të tjerët;

Aspak për veti; siç ishte vet mbreti e shteti!"...

"Dhe do të jesh i humbur fare;

Do të shkrihesh, humbësh si qyqe fare, krejt letë!"...

 

Nëse je i ndikuar, dhe nuk shkruan si mendon vet;

Leje t’lirë komplet pendën; mos e përdhos e mos e baltos

Dhe mos thuaj fare, se jam poet!

Këto vlera populli gjithmonë ;

Do t'i vlerësoj, respektoj, do t'i çmoj dhe do ti duam për jetë!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat