Do vijmë të pamposhtur

Kultura

Do vijmë të pamposhtur

Nga: Remzie Rexhbogaj Më: 5 korrik 2021 Në ora: 21:46
Remzie Rexhbogaj

Zemër plasur e sy përlotur

Do vijmë në Kosovë

Duam më ardhë

 

Ah, sikut Ti Erna

Të ngritësh nga varri

„Në fustan nusërie”

Me pelhurë të bardhë

 

Të na del përpara

Krahëhapur

Si dikur më u përqafue

 

Të bëhemi dhembje

E mallë

Të gjithë së bashku

Përgjithmonë

T`i kishim shue

 

Ne do vijmë

Mbi retë e bardha

Siç kemi shkuar bashkë

Çdo vit

 

Tani Ti nuk vjen

Ma më ne

Tek varri yt vijmë

Më lotë me e ujitë

 

Sa më gezim

Shkoje çdo herë

Sikur flutur tuj fluturue

 

Dritë dielli mbi planet

Ti Erna ishe për mue

 

Dorën ti ma lëshove

Si pulëbardhë

Lart fluturove

Shpirtin tim

shumë ma plagove

 

Je bërë varg muze poeti

Hyri mbi çdo valë deti

Monalizë je bërë në pikturë

Legjendë që s’harrohesh kurrë…

 

E PAMPOSHTUR

E pa mposhtur

Kam mbetur

femër

Heroinë

 

Çfarë kohe erdhi

Kur s'të duan

Të të shohin

Shkallëve të jetës

 

Vlerën askush asnjërit s'ia di

Të më çmendin botën time

Janë munduar të ma shkëlin

 

Dhe bota ime e ofenduar

E fyre dhe e pështyrë

Nga e një "botë" e pa fytyrë

 

Ti zot si s'ke mëshirë

Përse s'i zhdukë

Nga faqja e dheut

Këta ndytësira

 

Jeta më ka çelnikosur

Askush s'mund ta gjunjëzoj

Askënd

 

Koha e djajëve jeton

Por janë të deshtuar

Mbetin gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat