Elegji - Qytetit tim

Kultura

Elegji - Qytetit tim

Nga: Feti Tunuzliu Më: 6 korrik 2021 Në ora: 21:28
Feti Tunuzliu

E imja vatër, e imja dhembshuri  –

trashëgimtar antikiteti nga neoliti i ri,

nëpër ty kaluan të harbuarat hordhi:

romake, bizantine, turke, sllave, … duke bërë kërdi.  

 

T’pushtuan nga më të ndryshme - banda e ushtri, 

 t’sunduan të huaj - sulltana, princër e qeveri, 

lanë gjurmë lashtësie e “qytetërimi”:  urë guri, kala, hamam, …   

vulosën dhe bëmat barbare n’atë zaman.

 

Edhe toponimet vendës iliro-dardan:  Viciana, Vicianum …

ndër shekuj artikuluar mjaft shumë,

i zëvendësuan me  emra sllav, turk: … Vuçitrn, Vellxhterin, ...

 për t’mos ngel nga to asnjë gjurmë.                                

                                                                                                                                                                                                                                                             

Ndodhur n’veri të fushëgropës së Kosovës,

nga rrënzat e Albanikut, pranë maleve t’Çyçavicës

gjerë te shtrati i moçëm i lumit t’Sitnicës,

teksa nëpër qytet gjarpëron dega e Tërstenkës.  

U dogje e u përvëlove me plojën e popullësisë autoktone,

në mbrojtje të trevës iliro-arbëroro-dardane,

tokës së djegur – larë me gjak, 

me nëntokë xehesh: plumb, zing, … për armiqët cak.

 

Shpalose legjendën e vërtet të luftës për liri,

kundër  … sulltan muratëve, princ llazarëve, … t’vjetër e t’ri,

se pa liri me rrënjë gjaku - s’durohej dot jetë e zezë,

për ata që vinin nga brezi në brez.

 

Gjatë golgotës përtej njëzet shekujve,

nga dora gjakatare … e të huajve -

s’i shpëtove as krimeve e gjenocidit institucional,

në fundshekullin njëzet t’pushtetit serbo-sllav.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat