Flet ish-oficeri kufirit dhe publicisti Sefer Pasha: Si dhe pse u vra më 27 gusht të vitit 1923 në vendin e quajtur Zharovinë gjenerali italian Enriko Telini

Kultura

Flet ish-oficeri kufirit dhe publicisti Sefer Pasha: Si dhe pse u vra më 27 gusht të vitit 1923 në vendin e quajtur Zharovinë gjenerali italian Enriko Telini

Nga: Albert Z. Zholi Më: 7 korrik 2021 Në ora: 11:52
Kopertina e librit

-Më Kakavijë ushtarët dhe oficerët i thoshin Kadaresë “Dajko” për tregimin “Provokacioni”

- Për vrasjen e Gjeneralit italian Enriko Telini Konferenca e Ambasadorëve ngriti një komision hetimi me në krye kolonelin japonez Shibo

Në këtë bisedë do të lexoni “Iliada” e Gjeneral italian Enriko Telinit, pushtimi prej Musolinit i ishullit të Korfuzit dhe hetimi biblik që i bëri krimit në Kakavijë koloneli Japonez, Shiba.

-Kohë më parë në një intërvistë ju më përmendët Gjeneralim italian Enriko Telinit i cili kishte një bust në Kakavije. Madje më thoshit që kenio në dorë një libër për të. Vërtet keni ideuar një libër dhe kush është motivi që ju nxiti?

Kam ditë në Gjirokastër dhe energjitë e mistershme për një këngëz të pambaruar më mundojnë. Motivi është i thjeshtë. Po i jap dorën e fundit një libri kushtuar gjeneralit mitologjik Enriko Telinit. Tani në Kakavijën gjerazi digitale shpirti i gjeneralit vërtitet në një vetmi murore. Kisha jetuar njëzetë vjet me fantazmën e tij në Kakavijë mes frytshmërisë së egër të imagjnatës. Atëherë më dukej sikur në Kakavijë kalonte boshti i tokës. Libri do të dështoj nëse kujtimet që kam mbledhur janë të rreme. Por të ndalem pak për Gjirokastrën...Gjirokastra e rinisë me kalldrëmet e kockëzuara është çngjyrosur. Sikur gdhihet në zgrip humnere me hënë të keqe. Është kryqosur dhe nxjerr në reliev psikodramën e një zonje lëngimtare që ka rënë nga vakti. Një lopë pëllet si zog dreqi në një zgërbonjë në mes të lagjes “Palorto”. Kisha lexuar në një roman të Hygoit, i cili thoshte se,- “Me tu qorollisur revolucioni si ai kali, të shkathtit, vrapojnë t’i nxjerin patkonjtë”. Në Gjirokastër në të ardhmen ndofta do të banojnë shtetas të huaj, ose aty do të dremisë thjesht një gërmadhë. Lindjet janë me kokrra. Dhe njerëzit si të jenë nomad ikin e ikin nga sytë këmbët. “Marshojnë pra nga Pylli i Brinjës” thuhet në një varg nga Shekspiri tek “Makbethi”. Nuk dua që reportazhi të ketë llustër. Anatomia e Gjirokastrës dhe e Dropullit ka shumë tragjedicitet si në motërzime. Misteri i lashtë i rrokjëzuar jep shfaqje të zymtë. Edhe pse do kem miq që do më kundërshtojnë e do ta quajnë këtë bisedë një kulaç të krimbur pa pikë kuptimi unë nuk mistifikoj. Shoh një Gjirokastër rrënqethëse. Është e zorëshme që sekreti i kësaj alkimije të ftillohet më. “Po nuk dëftoi dhia, dëfton briri” thotë proverbi gjirokastrit. Sa keq që rrotullohet ndonjëherë jeta. Dikur në Gjirokastër në lagjen “Dunavat” kishte ardhur një vizitor nga Amerika. Kishte qenë shok fëminie me Enver Hoxhën. “Kolaqi”, se kështu ja vuri pseudonimin Sigurimi i Shtetit, ishte i pajisur me vizë për në Shqipëri. Gjatë ditëve që “kolaqi” ksehasej me Gjirokastrën ai i bëri një letër Enver Hoxhës. Donte ta takonte dhe të nxirte mallin e fëminisë. Sekretari Haxhi Kroi e vë në djeni Enver Hoxhën për letrën që kishte ardhur në Komitetin Qendror. Enver Hoxha me dinakrinë çezariane që e kishte në thua me ta lexuar emrin e vizitorit nga Amerika tronditi Byronë Politike. Si kishte depërtuar ky njeri i CIAS në Shqipëri dhe Ministiria e Brendshme të bënte pallë ariu? Brenda 24 orëve monstra u ndoq nga Shqipëria si person i padëshirushëm për shtetin komunisit.

-Kishte arsye largimi tij? Kishte diccka që e trembte Enver Hoxhën?

Ato ditë unë bisedova me punëtorin operativ që i kishte hapur dosjen qysh ditën e parë kur “kolaqi” nga Amerika kishte shkelur në Gjirokastër. Sigurimsi më tha një përgjigje që më mbeti në mendje. I vetmi krim që kishte bërë vizitori nga Amerika ishte një koment që ai kishte bërë për dinamikën e qytetit. “Kolaqi” e kishte quajtur Gjirokastrën: - “Qyteti gjeth”. Kur kishte qenë fëmijë në fushën e Çajupit kishte parë gjethet që fluturonin nga era. Kështu i ngjante Gjirokastra. I gjithë qyteti në lëvizje. Kafenetë bosh. Askush nuk merrej me llafe. Nuk kishte as një vdekje fëmijësh. Si në qytet dhe në fshatra shumë nëna qenë shpallur heroina. Ato kishin lindur nga 11 fëmijë. Çdo mbasdite qyteti ishte në festë. Këto ishin komentet e gjirokastritit, që kishte ardhur nga Amerika dhe Enver Hoxha e pëzuri. Nuk dua t’i ndërsej kohët me cili - vili. Asaj times i ka dal boja që në lëm. Nyjet lidhëse përkitazi janë shfytyruar. r ka një ndryshim. Tani njerëzit zdërhallen të çakërdisur si ato gjethet e fushës së Çajpuit, që i kishte parë në fëmini “kolaqi”. Era nuk i përlan për punë, por i hedh në humnerat e zeherta të botës. Ikën në theqafje ushtria e gjetheve të cofta larg Shqipërisë. Megjithëse fshatra, mëhalla po shuhen në Gjirokastër tragjeditë kalërojnë me drithërimë siç është dhe ajo e Gjeneralit Italian Enriko Telinit. Bëmat dhe vikama e Gjeneralit edhe pas 98 vjetësh lëvrohen gojarisht dhe jehojnë kryeneçësisht. - --

-Sigurisht, duke qenë se shkruani librin keni shkuar sërish disa herë në Kakavijën Tuaj të dashur për të riparë vendin ku është pllaka për gjeneralin italian Telinin?

Sigurisht! Me të mbrritur në Kakavijë ngutazi me hartën e vjetër në dorë çapos përpara doganës së re e gjej vendin e tallazuar, ku ka qenë lapidari kushtuar gjenerali Italian Telinit me fe e kombësi italiane, i cili u vra më 27 gusht të vitit 1923 në vendin e quajtur Zharovinë, rreth dhjetë kilometra larg nga kufiri shqiptar. Megjithëse kanë kaluar mbi 98 vjet “Iliada” që shkroi me jetën e tij mendjelarti italian Enriko Telini tregohet nga udhëtarët që lëvizin papushim si era e Janinës, e cila nuk ka ndryshuar drejtim. Pyeta një oficer të ri të policisë kufitare dhe ai e njihte jetën dhe veprën e Gjeneralit . Më erdhi mirë. Nuk qenka harruar thashë me vete. Oficeri i policisë kufitare më tha se me dhjetra ish kufitar dhe oficer vijnë që nga Amerika dhe kërkojnë të shkojnë aty ku u vra Gjenerali. Vizitorët vijnë nga larg me gratë dhe fëmijët. E dëgjoj oficerin e kohës së re e përtyp në vetmi vargjet e Matje Lensbergut, i cili thotë: - /Sido që të ndriçojë e shkëlqejë/ /Në strofkë si ariu do të kthejë. Pasi e dëgjova oficerin e ri në vrap të penës rashë në mendime. Pastaj sytë i hodha nga oborri i dikurshëm i postës greke. Në ato mote dhe kufitarët grek ja përmendnin emrin Gjeneral Telinit.

-Si ja pëemendnin? Me përccmim, me nënvleftësim dhe përbuzje?

E mbaj mend si të ketë ndodhur sot kur një mbasdite me borë kufitarët grek ngritën një shtatore prej borës, që binte rrallë dhe shkruajtën me gërma të mëdha: “Qirjes Gjeneral Telini!”. Pasi u gajasën me shtatoren prej bore ata nisën ta qëllojnë me automatik. Por nga breshëritë e plumbave ai nuk rrëzohej. E hoqën zvarr me një zetor. Gjeneral Telinin ushtarakët grek e përmendinin shpesh se ai nuk ishte vrarë përpara doganës shqiptare, ku i qe ngritur dhe një lapidar, por ishte vrarë në Zharovinë nga hajdutët e Labërisë. Forcat e kufirit shqiptar nuk kishin urrejtje për Gjeneralin. Qysh në ditën e parë që kufitari i ri fillonte shërbimin i thuhej se Gjenerali Italian Telini ishte vrarë në krye të detyrës. Ai ishte Kryetar i Komisionit të Lidhjes së Kombeve të ngarkuar për delimitimin e vijës së kufirit tokësor mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kurse njëzetë metra më tutje grekërit villnin helm. Në atë një hektar vend Gjeneral Telini ndahej përgjysëm. Ciceroni u thoshte vizitorëve grek se ditën që u vra gjenerali kishte qenë në brigjet e Himarës. Kërkonte shpellën ku Odiseu qe ndeshur me cikllopin. Vet shpella quhej Shpella e Cikllopit. Kur mua ma përkthyen nuk doja ta besoja. Kurrë nuk kisha dëgjuar që Odiseu të kishte lundruar në brigjet e Himarës. Çfarë nuk intrigonin për Gjeneralin italian? Përfaqësuesit e kishës e kishin në majë të gjuhës Gjeneral Telinin. Në ato mote dramatike citoja Nolin që kishte thënë se: - /Ujku sulmon me dhëmb/ /Demi sulmon me brirë/ /Greku sulmon me kishë/.

Çdo ditë në oborrin dhe në taracën e gjerë të doganës greke vinin qindra vizitor. Në fshatin Aranistë autobuzët shfaqeshin si vetëtima në shkarkim e sipër. Emri i Gjeneral Telinit nuk hiqej as nga goja e ciceronit dhe as nga qytetarët grek. Tregoheshin gjithfarë dokrash. Përditë jepeshin koncerte. Një nga këngëtarët e njohur grek këndonte këngën: - “Vorio - Epirin na e ka borxh Telini!”. Me urrejtje të madhe përmendej udhëheqësi i italianëve Musolini. Me tu vrarë Gjeneral Telini, Musolini, në pak minuta rrethoi dhe pushtoi ishullin e Korfuzit. Shkaktoi gjakderdhje dhe flamurin italian e ngriti në kalanë e Korfuzit. Emri i Benito Musolinit i tmerronte të gjithë grekërit. Kufitarët grek na e kishin prurë në majë të hundës. Ata e qëlluan me mitraloz kufitarin nga Mirdita Llesh Pal Çupin dhe në çastet kur një makinë e zbuluar po e transportonte kufomën për në spitalin e Gjirokastrës, pikërisht aty ku është ndërtuar dogana e re, një skuadër me ushtarak grek të armatosur, i dolën përpara makinës dhe e detyruan shoferin Jorgo Thanon që të ndalonte. Hipën në karroceri dhe kur e panë kufomën dhe u bindën se e kishin vrarë kufitarin shqiptar u larguan qetë - qetë. Shoqëruesit e kufomës së Llesh Palit u urdhëruan që të mos hapnin zjarr. Ishte një fyrje e madhe. Unë në biseda të lira me kolegët u thoja se Greqisë ja bëri tetë më dy vetëm Musolini. E pushtoi ishullin e Korfuzit sikur të qe një mullar bari. Grekërit nuk zbrazën një pushkë. Ushtria greke ja mbathi. Si me shaka, por mua kolegët ma ngjitën nofkën “Musolini”. Edhe kur luanim futboll larg Kakavijës më thërrisnin gjatë lojës: - “Prite Musolin!”.

-Më ke folur shumë ër atë kohë kur në Kakavijë vinin ish udhëheqësit kryesirë të Minsitrisë së Brendshme. Madje ke cekur disa vizita të Kadri Hazbiut që më kanë lënë të befasur. Ke pasur ndonjë takim tjetër me të që nuk ma ke përcjellë?

Po! Kadri Hazbiu erdhi për një vizitë rutinë dhe takoi kufitarët. Nisi t’i pyes kufitarët me rradhë se nga ishin. Njëri nga kufitarët tha se ishte nga Delvina, kurse një tjetër qe nga Libohova. Në sekondë Kadri Hazbiu ua ktheu me këngë: - /Dymbëdhjetë kalasiot/ / S’ ngrinin dot një thes me kashtë/ /Thotë një nga Libohova/ /Zbrazeni ta ngremë bashkë!/. Kufitarët filluan të qeshin. Aty për aty Kadri Hazbiu mu drejtua mua: - “Si thua ti “Musolin?”. A ua thashë mirë kufitarëve atë këngën ironike labe? Unë mbeta pa frymë. Por kur ministri vuri buzën në gaz i shkëlqeu dhëmbi i floririt, të cilin e kishte në krahun e majtë. Dhëmbi i floririt më qetësoi. Kadri Hazbiu nuk ma kishte me të keq. Për dreq edhe ai e kishte marë vesh nofkën “Musolini” me të cilën më kishin damkosur.

Për Gjeneral Telinin pyesnin të gjithë ata që vinin në Kakavijë. Në muajin tetor që ishte muaj i letërsisë erdhi një shkrimtar, i cili kishte botuar një vëllim me tregime kushtuar Gjeneral Telinit. Shkrimtari kishte ardhur së bashku me vajzën e tij. Vajza qe një hënë e bukur si ajo që shetit natën në luginën e Dropullit. Kufitarët i kisha rreshtuar ball për ball me vajzën magjike. Kur dhashë komandën “majtas - ktheu” për t’i futur në bunker efektivi i postës kufitare nuk e zbatoi urdhërin tim. Nuk më kishte ndodhur. Bukuroshja i ktheu trupat në gur. Për të tërhequr vëmendjen shkrimtari pyeti për zyrat ku punonte Gjenerali italian Telini. Thuhej në fshatin e Kakavijës se Telini kishte thënë se ta kesh zyrën në vijën e kufirit është si ta kesh ndërtuar atë mbi një nevojtore. Kur filloj diskutimi i vëllimit me tregime i shkrimtarit që kishte ardhur nga Tirana njëri nga oficerët tha: -Pse nuk ka ardhur në takim “dajkua”. Ishte një metaforë ironike e ushtarakut nga Golemi i Gjirokastërs. Qenë hapur fjalë se Kadareja do të vinte në Kakavijë. “Dajko” i thoshin Kadaresë. Qe botuar në revistën “Nëntori” tregimi “Provokacioni”, që kishte ngjallur revoltë tek forcat e kufirit. Oficerët i kishin mprehur “biçakët” kundër Kadaresë. Edhe unë bashkë me ta. Por Kadareja nuk ja vërshëllue ftesës. Nuk erdhi në Kakavijë. Mua tregimi “Provokacioni” më kishte vënë në sëkëlldi. Ngaqë jetonim brenda një llogoreje lufte personalisht më dukej sikur motivi i tregimit ishte marë nga fjetorja e kufitarëve shqiptar në Kakavijë. Revistën “nëntori” ku qe botuar tregimi “provokacioni” e mbaja tek koka e krevatit, ku flija në zyrën e katit të tretë. Vetja më dukej si personash i tregimit. E rilexoja tregimin. Më kishte zënë”qymyri” me të. Ditën që nuk erdhi “dajkua” shkrimtari nga Tirana mbajti vetëm një shënim. Kur qe vrarë Gjenerali italian Telini në Zharovinë shpendët kapelën ushtarake të tij e kishin prurë në kopshtin e babait të mësuesit Jorgo Pandazi nga fshati Kakavijë. Kështu kishte dëgjur. Jo, e kundërshtova. Janë broçkulla. Grekërit pas vrasjes nuk i lëvizën as trupat dhe as materialet që ata kishin me vete tek livadhi i Zharovinës. U gjet nga vet grekërit edhe ora e Gjeneral Telinit. Të gjitha janë në arkivin e Ministrisë së Brendshme të Greqisë.

Në ato vite që qëndrova në Kakavijë e pyeta historjanin Lefter Dilo se përsa kohë qëndroi Gjeneral Telini në Kakavijë? Historiani nuk më dha një përgjigje të saktë. Por sipas dokumentave Gjenerali Italian Telini ka ardhur në Shqipëri në nëntor të vitit 1922. Gjithnji sipas gojëdhënave Gjeneral Telini ka udhëtuar në këmbë me litar në dorë që nga Tri Urat e Leskovikut. Në krye të grupit Gjenerali ka kapërxyer malin e Nemërçkës, të Makrikamait, të Buretos, dhe luginën e Drinos. Gurët e piramidave 25, 26 dhe 27 Gjenerali i ka ngulur drejtazi me dorën e tij. Me hartë në dorë kreshtë më kreshtë e gur më gur. I maste malet dhe aty ku shkelte hëna. Më datën 27 gusht të vitit 1923 kur është masakruar i gjithë grupi Gjeneralit i kanë gjetur në çantë shumë dokumenta e shënime. Në shtypin e kohës shkruhet se atë mëngjes të datës 27 gusht Gjenerali me gjithë grupin qe nisur nga Janina.

-A u ngrti grup hetimor për këtë varsje makabër?

Për vrasjen e Gjeneralit italian Enriko Telini Konferenca e Ambasadorëve ngriti një komision hetimi me në krye kolonelin japonez me emrin, Shibo. Ai qe një kryevlerë. Koloneli japonez Shibo bëri një nga hetimet më të bujëshme ndofta të të gjitha kohërave. Ai mbahet mend si një hetues magjik. Me të zbritur grupi në vendin e quajtur Zharovinë në mes të pyllit të Kakavijës dhe fshatit Aranistë të Greqisë koloneli nxori nga brezi pistoletën dhe qëlloi dy herë në ajër. Anëtarët e komisionit të hetimit u mahnitën. Si e nisi koloneli japonez në këtë mënyrë hetimin e çështjes skandaloze? Por koloneli vazhdonte çudinë e tij për në filmat hollivudian. E futi pistoletën në brez dhe vështronte rreth e rrotull rrugës për në Delvinaq. Nuk vonoi dhe mbrritën me shpejtësi forca të korofillaqisë dhe të kufirit grek. Në moment koloneli japonez, Shiba, u tha anëtarëve të komisionit të hetimit: “Hetimi mbaroi!”. Me dy të shtimet e pistoletës time forcat greke erdhën urgjentisht. Po si këto forca nuk u bën të gjalla kur në mëngjesin e datës 27 gusht u hap zjarr me breshëri dhe u vranë gjashtë vetë që shoqëronin Gjeneralin italin Enriko Telinin?. Në vendin e krimit të madh grekërit erdhën mbasdite. Tek kthesa e Zharovinës janë gjetur mbi dyqind gëshoja. Nga kjo del se krimin e kanë bërë qarqe të caktura të qeverisë greke. Dhe forcat greke që sigurojnë udhën dhe kufirin e Janinës kanë pasur djeni të plot për tragjedinë.

-Po nga studjuesit tanë të asaj kohe a ka ardhur ndonjë personalitet për këtë ngjarje apo për të shkruar për Kakavjën?

Më porositën se se do të vinte në Kakavijë një nga studjuesit e jetës së Gjeneral Telinit, historiani Arben Puto. E prita në aneksin e zyrës së fshehtë. Isha së bashku me një oficer të Drejtorisë së Zbulimit. Zbuluesi po më shpjegonte se tek Zharovina, ku shovinistët grek vranë Gjeneralin italian Telinin, ka vite që grekërve po u ndodh diçka misterioze, që as vetë nuk e marin vesh. Aty ku kalojnë njësitet e shërbimit të kufirit grek dhe policia rrugore ata i sulmon një shpend sa një gjysëm lisi. Me sqep dhe me thonj ai i lufton që t’u nxjer sytë. Siç e thoshin vet kufitarët grek në një rast shpendi i frikshëm e kishte realizuar goditjen për gjahun e tij. Një polici ja kishte nxjerr të dy sytë. Dhe polici i mjekuar në spitalin ushtarak të Athinës kishte mbetur i verbuar. Polici i verbuar vinte në doganën greke dhe thërriste me zë të lart: - Më verboi Gjeneral Telini!. Qysh nga ajo ditë policia kufitare greke udhëton tek kthesa e Zharrovinës me makina të blinduara. Në të dy krahët e vendit ku qe vrarë Gjenerali italian Telini rruga automobilistike bllokohet me lisa të mëdhenj të shqyer në mal. Rruga zihet si natën dhe ditën. Në atë segment të kthesës së Zharrovinës kishin ndodhur dhe aksidente me viktima. Policia rrugore e Janinës nuk e merte vesh se kush e bllokonte rrugën. Ishin bërë hetime, por kishte qenë e pamundur të zbuloheshin autorët. Një fallxhor i dëgjur në Janinë i kishte vënë pikat mbi “i”. Rrugën e bllokon fantazma e Gjeneralit italian kishte thënë fallxhori. Ai po hakmerret për vrasjen që i bën. Për ta trembur fantazmën tek kthesa e Zharrovinës policia dhe forcat e kufirit grek qëllonin vazhdimisht me breshëri armësh. Arben Puto nuk po fliste. Unë i thashë zbuluesit se nuk është për tu çuditur. Këto i tregojnë vet grekërit. I kam dëgjur me veshët e mi. “Alieni” i Zharrovinës përmbyste kazanët me gjellë, hynte në fjetore dhe prishte krevatët, qëllonte autobuzët e vizitorëve me gur, u vinte zjarrin pyjeve, kthente rrëkerat në asfalt, nuk lejonte zhvillimin e dasmave afër garnizonit të Kakavijës, s’lejonte ndërtime llogoresh, pinte, dehej dhe hidhte valle mes vizitorëve pa u parë prej tyre. E pashë që Arben Putua u nervozua. Ai bëri debat me oficerin e zbulimit. I tha: - Prandaj të ka dërguar partia në front që të merresh me gjepurat e grekërve. Agjentët e Asfalisë greke janë futur dhe në zyrat e Kryeministrisë. Oficeri i zbulimit që ja dinte forcën Arbën Putos u çua nga tavolina. Erdhi një informacion se tek porta do të futej një tregëtar syzash. Kur iku zbuluesi unë u detyrova t’i tregoj Arben Putos një ngjarje të ditëve të fundit me zbuluesin. Ai ishte me detyrë në pyjet afër Janinës. Duke udhëtuar e hëngri gjarpëri. Zbuluesi e mjekoi vet krahun. Që të mos zbulohej nuk u paraqit në asnjë qendër mjeksore në qytetin e Janinës. Rrëmbeu një makinë në hyrje të Janinës dhe udhëtoi me të deri afër Kallpaqit. Pastaj në një stan mori forcërisht një kal. Me të kaloi luginën e Drinos dhe në spitalin e Dropullit të Sipërm atë e mjekoi mjeku Jani Rafti. Mjeku e pyeste se ku kishte qenë që vonuar pas kafshimit të gjarpërit? Isha në gjumë i dehur i qe përgjigjur zbuluesi. Dropullitët shikonin jashtë spitalit një kal të bardhë në vithet e të cilit shkruhej :- “Kallpaq”. Arben Putua që e ndoqi tregimin tim me habi më tha se ai ishte studjues i Telinit. Ngjarje të tilla ja rrëfeni ministrit të brendshëm. Pastaj me kërkesë të Arben Putos unë e shpura atë aty ku sipas gojdhënave ka qenë zyra dhe bujtina ku pushonte Telini me grupin që drejtonte. Çdo mëngjes kafen Gjenerali e pinte në Janinë. Ishte qyteti i preferuar që i hëngri kokën. Nga ato që më tha Arben Puto fiksova një moment. Mos u merni me “aksidentet” e fantazmës së Gjeneralit italian tha ai ashpër edhe kur i broçkullisin grekërit që i kemi afër një vrap pele. Makiaveli thotë: - “S’është asgjë tjetër veçse fakti”. I kunati i Manush Myftout, Arben Puto, studjonte në arkivat e Evropës, kurse ne në Kakavijë i folëm për “alienin” që vepronte tek livadhi i Zharovinës. Bashkë me Gjeneralin Enriko Telini u vra mjeku, sekretari, përkthyesi, shoferi i makinës dhe një toger. Po ne nuk kishim faj. Tregimet i prodhonin trupat greke. Ishin pjellë e fantazisë, që edhe pse i velte, ata me ato i shtynin shërbimet. Në Kakavijë personazhi i Gjeneral Telinit më kishte bërë për vete.

-Po në Tiranë a ka pasur ndonjë shtatore Telini?

Në bibliotekën time mbaja dhe një fotografi të bustit të Gjeneralit italian. Ishte vepër e skulptorit Odise Paskali. Shtatorja qe vendosur në sheshin përpara Parlamentit. Por në vitin 1945 partizanët e hodhën në erë shtatoren. Nuk u mor vesh se përse e bën këtë krim. I trishtuar në tërë ato vite në Kakavijë më vinte inat që Enver Hoxha nuk kishte bërë asgjë për Gjeneralin. Para disa kohësh e gjeta në Tiranë vendin përpara Akdemisë së Shkencave ku qe vendosur monumenti i Gjeneral Telinit, vepër e Odise Paskalit. Në themelet ku ka qenë vendosur shtatorja e Gjeneral Telinit tani “nusëron” busti i Sabri Godos. Duke sjell në imagjinatën time figurën baladeske të Gjeneralit të minuar nga marrëzia nuk e përtypja dot që vendin e Gjeneral Telinit e ka zënë një personalitet me vlera mediokre si Sabri Godua. Busti i Sabri Godos mundet të vendoset në Progonat të Tepelenës, por jo përpara Akademisë së Shkencave. Bile në atë teritor duhet të jetë vetëm Eqerem Çabej. Po ç’t’i bësh? Kjo është Shqipëria. Dikur në Qafën e Pazarit një nga të marrët e Gjirokastrës ulërinte me zë të lart: “Shqipëri të BËFA tëmën” ! Një personazhi, që edhe për faj të tij shpërtheu 97- ta, i ngrenë bust përpara Parlamentit të Shqipërisë. Në Kakavijë shpesh flisja me fantazmën e gjeneralit të braktisur. kur doja ta harroja ishte e pamundur. Ma kujtonin grekërit. Teritori i të dy postave fqinj ngjante me një sofër të madhe dasme. Në gjysmën e sofrës ishim ne, kurse në gjysmën tjetër ishin armiqtë tanë grekërit. Ne të palës shqiptare nuk flisnim në gjysmën e sofrës tonë. Heshtnim. Ishte porosi e veçantë e Mehmet Shehut. Ndërsa grekërit broçkullosnin papushim. Tregimet në pjesën e sofrës së grekut ishin të habitëshme. Ata i tregonin me zë të lart. Një nga oficerët tanë Aleksandër Kola që ishte një gjahtar i rrallë, larg postës së Kakavijës, nga krahu i Zharovinës, qentë e gjahut i kishin nxjerë në shteg një lepur të egër. Aleksandri meqënse çiften e kishte mbështetur në livadh e qëllon lepurin me pistoletë. Për çudi lepuri qe plagosur dhe ashtu me zvarritje e kishte kaluar vijën e kufirit dhe kishte ngordhur në tokën greke. Njësiti grek e kishte marë lepurin që e vrau ushtaraku shqiptar. Në mbrëmje lepurin e pjekur po e pinin me verë në gjysëm e sofrës së tyre. I dëgjoja. Grekërit pinin verë dhe grindeshin. Flsnin me zë të lart sa që mund të dëgjohej në brigjet e lumit të Drinos. Disa nuk e besonin që një oficer shqiptar e kishte vrarë lepurin me pistoletë. Komandanti grek që kishte mbaruar Akademinë në Athinë këmbëngulte se kjo ishte e pamundur. Pranë lepurit të pjekur çfarë nuk thoshinin. Të gjitha tregimet në gjysmën tjetër të sofrës bënin fjalë për ne kufitarët shqiptar. Çudia ishte se në pjesën e sofrës tonë ne tregonim me shenja. Grekërit tregonin për ca ndodhira, të cilat nuk kishin ngjarë tek kufitarët shqiptar. Në një mbasdite kufitarët grek, të cilët po pinin me disa korofillak, që kishin ardhur nga Janina, tregonin me këmbë e me duar se një ditë më parë Enver Hoxha kishte folur në telefon me kufitarin shqiptar në vendroje. E kishte dëgjuar vet roja i grekut. Enver Hoxha ka përmendur dhe Gjeneral Telinin. Kur e dëgjova rrudha vetullat. Ishte e vërtetë që Enver Hoxha kishte provuar gadishmërinë duke folur me kufitarin në vendrojen e vijës së parë. Dhe për fat kufitari i qe përgjigjur në çast. Por unë po e pyesja veten sesi e morën vesh këtë fakt kufitarët grek? Nuk vihej në dyshim se shërbimi i Asfalisë greke qe shumë i shkathët. Veçse kufitarët grek mashtronin kur tregonin për të kaluar kohën se Enver Hoxha e kishte pyetur kufitarin shqiptar për Gjeneralin italian Telinin. Personazhi i Gjeneral Telinit zbukuronte tregimet e çmendura të kufitarëve grek. Por ata gjithashtu e tregonin me zë të lart se kufitarët shqiptar e kalonin kufirin fshehtas dhe ndiznin qirinj tek Zharrovina ku qe vrarë Gjeneral Telini bashkë me grupin e punës. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Asnjë fije bari nuk preknin kufitarët shqiptar. Me tu përmendur emri i Gjeneral Telinit, që ata e urrenin, unë mbajta vesh se për çfarë po e përgojonin. Gjenerali Telini kur kishte ndarë fshatin Koshovicë, në të majtë të fshatit Kakavijë, ai e kishte ndarë fshatin në dy copra si të qe lakror. Pastaj kishte shkuar në fshatin Sotirë për të ngrënë drekë. Do të vazhdonte ndarjen e kufirit në majat e malit të Strugarës. Kur Gjenerali kishte ndalur në fshatin Sotirë, me qiellin sa një sini mbi kokë, pa fshatarët që po grindeshin për të prerë një rrap shumë të lart, që po të thyehej zinte nën vete gjysmën e një mëhalle. Sharrimi i gjysmës së rrapit ishte me siklet për sharrtarin sotiriot që do ta sharronte. Gjeneral Telini qe afruar dhe me intuitën e ushtarakut perfekt i udhëzoi fshatarët, që me një litar të trashë majën e rrapit ta lidhinin në një nga shkëmbinjtë e malit. Faqja e malit ishte ngjitur me rrapin madhështor. Dhe fshatarët bën siç tha një italian i panjohur për ta. Dhe sharrtari që kishte hipur në rrap e sharroi gjysëm e rrapit dhe ai ra në krahun, ku litari qe lidhur pas shkëmbit të malit. Sharrtari nuk pësoi asgjë. Vet Gjenrali italian fotografonte.

Edhe pse tani mardhëniet me grekërit janë shumë të mira gjurmët e historisë mbi ngjarje e figura të mëdha kurrë nuk mund të fshihen. Paçka se në kujtim të Gjeneral Telinit nuk ka një gur të ngulur në livadhin e Zharovinës, ku atë e vranë bashkë me të gjithë grupin, “Iliada” e veprës së tij tregohet. E lexoj edhe tani tregimin që e kam shkruar në rininë time kur fare i ri shërbeja në Kakavijë. Dikur me zbuluesit e Drejtorisë së Zbulimit shkoja përherë mbi Zharrovinën, ku u vra Gjenerali Italian. Aty bashkëpunëtarët nga Athina linin postën sekrete. I kujtoj ato kohë dhe më vjen për të qeshur. Tani nuk ka nevojë që zbuluesi të udhëtojë malit. Bashkëpunëtorët e zbulimeve të huaja i gjen në Parlament, në ambasada, në qeveri, nëpër zyrat e partive pluraliste dhe tek oligarkët. S’ka më telefonata: - “Dil tek Zharovina ku vranë Gjeneralin! Aty të pret “Deti Marmara!”. Është një punë e një kohe të shuar. Tani detyrat i rekurtuari i mer në kafenenë e Kryesisë së Kuvendit, apo në Rogner. Zbuluesi nuk bezdiset nga kori i ujqërve në malet e Janinës.

-Si ta kanë treguar banorët pëerreth dhe historianët me të cilët ke biseduar vrasjen e gjeneral Telinit?

Ditën që u vra Gjenerali siç thoshin të moshuarit në Kakavijë ai ka pasur brenda në makinën ku udhëtonte disa gur të gdhendur, të cilët do t’i vendoste vijës së kufirit me Greqinë. Gurin e parë që në të vërtetë qe piramidë Gjeneral Telni do ta vendoste tek piramida 26, ku e kishte lënë punën një ditë më parë. Pas kthimit nga Janina ai do ta vazhdonte punën në drejtim të fshatit Koshovicë. Tregojnë se gurët e gdhendur në formën e piramidës babai i përkthyesit të gjeneralit i skaliste në Leskovik. Nuk kemi mësuar hollësira për personazhin përkthyes të gjeneralit, i cili gjithashtu u vra ditën e 27 gushtit të vitit 1923. Në Kakavijë gurët e ngulur vijës së kufirit nga dora e gjeneralit italian i kam përkëdhelur me duart e mia. Poezinë “Gurët e Telinit” e botoi gazeta “Pararoja”e rrethit të Gjirokastrës me kryeredaktor Jorgji Çamin.

Në një nga kafenetë afër Bashkisë së Gjirokastrës i thashë një miku nga Lazarati, që ai t’më ndihmonte me njohjen që kishte dhe Gjeneral Telini të shpallej “Qytetar Nderi” i qytetit të Gjirokastrës. Lazaratasi me njohje në bashkinë e qytetit më tha sesi ma bën ketë propozim ti që ke qenë pjesë e strukturave të diktaturës. Nuk i ktheva përgjigje. Çfarë thotë ky njeri thashë me vete. Unë gjatë shërbimit në Kakavijë kurrë nuk e kam ditur se Shqipëria ishte nën diktaturë. Ne nuk kishim një minutë të lirë. Ishim në luftë. Të keqen o diktaturë! Ku të linte greku. Mbi lapidarin e rrëzuar të gjeneral Telinit kolegu im Edmond Makashi, që në demokraci vrau veten, kishte mbështetur një libër të Dante Aligerit. Mere librin urgjent i thashë kolegut. Librin e Dante Aligerit e vëzhguan me dylbi kufitarët grek. Një i asfalisë po merr vijë shënimi. Sebep donin. Në faqen e shpatit të fshatit Mavropull ata kishin shkruar me gërma të mëdha fjalinë: “Oqi 1940”! Edhe për luftën italo - greke në Greqi kishte interpertime të gabuara. Historia kthehej përmbys ashtu si lapidari i Gjeneral Telinit. Ushtarakët grek po të dëgjonin emrin “Itali” bëheshin bisha. Edhe për një gjë fare të kot fajin e kishte Italia. Përballë vendrojes së shërbimit të Kakavijës roja i grekut kishte pirë një dy - tre shishe me uiski. Qe dehur dhe kishte rënë pa ndjenja. Binte borë e imët e nakatosur me breshër. Mbrritën shokët e rojes së grekut, që kishte rënë pa ndjenja. Njëri prej tyre pa uniformë vështroi nga roja e kufirit shqiptar. Për habi kufitari shqiptar, që dinte ca fjalë greqisht, u thotë grekërve me zë të lart “I fusni shokut tuaj borë dhe breshër në koqe! I ftohti i borës e sjell në vete”. Dhe ata ashtu bën. Kufitarët grek i thonë rojes së Kakavijës se “mos ai ishte italian nga ata të Gjeneral Telinit”? Por roja e kthen kokën nga fshati Kakavijë. Nuk donte që ta trashtë zullumin. E pa që kishte shkelur në dërrasë të kalbur. Të nesërmen familja e kufitarit grek që shpëtoi nga vdekja sjell tek porta me tela një pako për ushtarin shqiptar. E kishin marë vesh se ai qe arrestuar dhe ndodhej në burgun e Degës së Brendshme të Gjirokastrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat