Ne lumthin e bjeshkës

Kultura

Ne lumthin e bjeshkës

Nga: Ramiz Spahiu Më: 14 korrik 2021 Në ora: 20:11
Ramiz Spahiu

Ne lumthin e bjeshkës,  te vrullshëm

Qe rridhte n ’për gur, zhurmshëm,

Ti hyre shkujdesur, zbathur, përveshur

Vrulltas lave faqet, ne ujin e shkumbëshëm.

Dh’ ëmbëlthi buzëqeshur, faqet i freskoje

Mendja nuk te shkonte, dikën përvëloje.

Dorën e freskuar, zgjate dridhërishtë,

Dorën e dridhëruar, zgjata flakërisht

I zjarrmuar fort, t’shtrëngova dashurisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat