Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Kultura

Ndahet nga jeta poeti i njohur shqiptar

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 11:25
Vladimir Toroveci

Poeti i njohur korçar Vladimir Toroveci ka ndërruar sot jetë.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë miqtë e tij.

“Pas Petritit iku, fluturoi pa kohë dhe një shtërg tjetër, Ladi, korcari im, Vladimir Toroveci..., poet, eseist i mrekullueshëm dhe mik me të vërtetën.

Miku im i dashur cdo korrik e kalonim bashkë në kafen pas Mësonjtores ku ti shërbeve me kompetencë e devotshmëri si drejtues i saj.

Voskopojë, Devoll, Pogradec, Dardhë, na panë bashkë e me miq të tjerë. Bisedat për artin, poezinë, filozofofinë, atdheun , Korcën e mirëbërësit e saj që ti e kishe aq për zemër, ishin dëfrimi yt shpirtëror e mendor.

Paske ikur sonte, paske ikur vëlla e më le kujen në zemër, një kujë që do ta mbart me vete gjer të piqemi në prehërin e qiellit që ti s'ia mohove besimin kurrë. U prehsh në paqe vëlla e dheu të qoftë i lehtë...!”, shkruajnë të afërmit e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat