Idhujt e njerëzve të rinj në botën bashkëkohore

Kultura

Idhujt e njerëzve të rinj në botën bashkëkohore

Nga: Dr. SHERIF SELIMI Më: 15 korrik 2021 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Secili shekull sjell logikën e vet, duke e përcjellë rrugën e evoluimi të ideve. Ne sot jetojmë në decenien e tretë të sh. XXI, që ofron një logjikë tjetër. Pra, është koha e botës digjitale që na mundëson studimin përmes shikimit. Kjo do të thotë se njeriu i ri, i botës bashkëkohore nuk u beson përrallave, por i beson asaj që e sheh. Në funksion të kësaj që e them është edhe mendimi i teoricientit françes, Mishel Fuko (i cili jetoj deri në fundvitet e sh.XX): ,,ata që do të vijnë (gjeneratat e reja) do të jenë njerëz të hapësirës dhe nuk do ta njohin faktorin kohë”. Prandaj, sot të rinjtë e botës bashkëkohore nuk u besojnë idhujve, janë më pragmatik.

Ka ndryshuar më logjika e kohës. Domethënë, kjo është koha e logjikës gjeo-hapësinore, pra interneti e ka prish kohën. Kështu, veç më vin fundi i historisë.

Me modernizmin dhe postmodrtnizmin historia mbaroj. Njeriu sot, nuk ka kohë të merret me rrëfime, as të dëgjoj përralla, as të merret me lojën me fjalë. Në këtë mënyrë vendosen trende të reja, duke e përjashtuar të djeshmen i kapen idetë e kohës, sepse përmes të sotshmes projektohet e ardhmja.

është koha e përplasjeve të civilizimeve lindje-perendim, që përfundimisht vin në shprehje koncepti hapësinor. Duhet ta pranojmë se jetojmë në kohën e realitetit virtual, që shtron kërkesa të reja për projektimin e ideve dhe pokështu më, veç krijohen paragjykime tjera mbi botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat