Dy pëllumbat e bardhë

Kultura

Dy pëllumbat e bardhë

Nga: Feti TUNUZLIU Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:12
Feti TUNUZLIU

Im bijë Majlinda, rastisi larg me mija kilometra,

kur në mërgim dhuroi dy jetëra,

të cilat n’fluturake e shoqëruan

dhe nga Turqia në Kosovë bashkudhëtuan.

Nga qielli i kaltër në Ilirinë dardane,

ateruan shpirtërat e njomë të një nëne,

si dy pëllumba ndritur prej bardhësie,

ata ishin simbol paqeje e butësie.

Tok me nënën u kthyen këta vocërrak,

e largësia gjyshin tani s’e bën merak

sepse në tokën amëtare pothuajse çdo ditë,

suprizon gëzuar nipërit me ndonjë “pritë”.

I mbulon me të puthura të zjarrta në duar, faqe e ballë,

i përqafon përzemërsisht n’grykë duke i marrë,

i përkëdhel kokës e flokëve si për herën e parë

dhe uron nga zemra: “U rritshti me nënë e baba, iu prift rrita e mbarë !”

Çaste të paharrueshme gjyshi përjeton

kur Emirin nga shkolla në shtëpi e shoqëron,

kur numrat dhe shkronjat gjakon t’ia mëson

dhe vizatimet “Spydermon”, “Betmon”, … ia “korrigjon”.

Çastet e lumtura i kalon gjyshi edhe me Amarin

duke këmbyer herë topin e herë zarin,

duke ushtruar edhe atletikë – vrapim e kërcim,

që për trupin dhe shëndetin janë përforcim.

Këto vargje nipashëve dedikim,

le t’iu ngelin nga gjyshi përkujtim,

që varg pas vargu u thurën me një frymë,

posi lumi kur vjen me rrymë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat