Homazh malli  

Kultura

Homazh malli  

Nga: Neki Lulaj Më: 18 korrik 2021 Në ora: 22:38
Neki Lulaj

I besoj me zemër asaj se ke qenë i lumtur.

Se dashurinë e ke pasur në shpirt si medaljon.

Sot jemi të pikëlluar se të kemi humbur.

 Si boçe gështenje diçka po na gërryen aq fort.

 Lajmi si karrocë nate një zhurmë të egër lëshoi.

 Erdhë si gjemb, si krismë pushke prej mërgate.

Se zemra jote o shpirtndrituri Hysen pushoi

Ti që ishe gazmor e i dashur për të gjithë pragje.

Sa pa mëshirë goditi kjo lëngatë  e mallkuar.

 I vyshku drurët e me mjegulla mbuloi male.

Një ngricë e pamëshirshëm të thau sy dhe duar

E ne mbetëm me lotët e nxehtë si palë ujëvare.

Sa do të na mungojë fjala e zëri yt si kanarinë!

Do na mungojnë sytë e tu që ishin si shkëndijë.

 Në qiell shpirti yt do të na kujtojë fisnikërinë.

 Në Strellc dajmiri Hysen Hasanramaj do gjejë qetësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat