Me detin u përqafova

Kultura

Me detin u përqafova

Nga: Zymer Mehani Më: 25 korrik 2021 Në ora: 07:29
Zymer Mehani

Me detin kaltërosh u përqafova

U puthëm me valë e stërkalë

Me zemër më priti si gjithmonë

I atdheut tim -shpirt margaritar.

 

Me të gjerin det ne u rrokëm ngrykë

Si mërgimtari me të tijën nënë

Zemër e shpirt  vërtet ç'm'u shkrinë

Më besoni, vëllezër, pasha diell e hënë.

 

Në valët e bardha të detit të paanë

Shtrihem lirshëm si n'timen shtëpi

Nuk ka askund në botë anembanë

Është vetë xhevahiri përplot mrekulli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat