Pronari po relaksohej

Kultura

Pronari po relaksohej

Nga: Fatmir Lohja Më: 6 gusht 2021 Në ora: 10:13
Fatmir Lohja

Një ditë paradite, si asnjëherë me përpara, në krah shefen e personelit,  pronari po sillej rreth aktiviteteve ndihmës të fabrikës. Shumicën e kohës ia merrte ndjekja e prodhimit ditor. Aktivitetet ndihmës i shihte si shpenzues të kotë, se nuk i sillni para në arkat e kompanisë.

Shefja e personelit ia prezantonte punëtorët me sira. Puntorët e gëzuar, se pronari po i takonte për herë të parë, hidhnin komplimente ndaj tij pa doganë. Pronari po redaktohej nga lavdërimet. Buzëqeshja ia mori tërë fytyrën. Tepër e kënaqur ndjehej edhe shefja e personelit.

Në fund, ndodhet   reparti i mekanikëve,  ku punonin  Coli me Lolin, për riparimin e automjeteve të kompanisë. Kinse nuk e panë pronarin me shoqëruesen, u  përqendruan te një defekt i trajlerit. U afrua shefja, për t’i treguar se po i nderon pronari pranë vendit të punës. E   ndërprenë hovin revolucionar. Kur e panë se pronari nuk u zgjati dorën, me leckat vazhdonin të  fshinin duart. Të dyja palët shiheshin , pa e nxjerrë një fjalë.

Shumë je shëndoshur, - e prishi qetësinë  pronari, dhe  përkëdheli barkun e Colit.
Më mbyten fasulet, duke i ngrënë tre vaktet e ditës,- ia kthen në vend Coli, me seriozitet maksimal.
 Po shoku yt pse është elegant?- e  pyeti shefja  e personelit, Colin
Pse  Coli  është llups i madh,  ha edhe fasulet e mija, - i kthehet Loli.
Pronari nisi te buzëqeshë. Shefja e personelit shtrëngonte muskujt e fytyrës, për paedukatin që po pasqyronin   dy punëtoret.

Shtesë page nuk ka. Ti po dëshirove të hash vazhdimisht fausle, është dëshira jote. Mjekët  ,na rekomandojnë,  të mos hamë te njëjtin ushqim çdo ditë , se  nuk bën mirë për shëndetin, - e thumbon pronari Colin.
Coli me Lolin u sylluan. Mesazh qe i qartë. Ky po kruhet vetë.

Prej hallit zoti pronarë,-  ia nisi ngadalë Coli.- Ushqimi më i lirë janë fasulet.
Fasulet janë bërë shumë të shtrenjta, -   sqaroi  shefja.
 Shumë e vërtetë. Janë shtuar dyfish, me çmimet e para katër viteve.
Shumë e vërtetë, - e mbështeti shefja.

Meqë, në këto katër vite pune, paga nuk na është rritur,  fasuleve u kemi  dyfishuar  e ujin, për të ruajtur koston fillestare, - ia kthehet  Coli, me shumë seriozitet.
Loli me vështirësi mbante të qeshurën. Pronarit iu tret  gëzimi. Herë pas here shihte me nervozizëm shefen.

Nuk ka faj e shkreta që nuk e kupton hallin tonë, - ndërhyn Loli të sqarojë  pronarin.- Shefes herë pas herë ia ke ngrejtur….
E çfarë më ka ngrejtur, o faqezi, -e ndërpret  shefja Lolin me nervozizëm.
Pagën. Pagën, - e sqaruan njëkohësisht edhe Coli, edhe Loli.
Pronari ynë është më mirë në glob. Për katër vite katër herë ma ka ngritur pagën, - sqaroi e liruar shefja.
Ka mundësi edhe më shumë, - e thumbon Coli
Për kokën e kalamajve nuk ka më tepër,- dhe shefja drejtoi shikimin nga pronari për ndihmë.
Kujtohu!- futet Loli.
Përveç pages, vete na ke treguar se pronari të ka dhënë edhe shpërblime të shumta,  - futet papritmas Coli.
Të ka çuar në vende ekzotike, të cilat, siç  na ke thënë vetë, ne nuk i kemi parë as në ëndërr, - e tjerr Loli.
Para janë këto,-  sqaron Coli.- Kjo është arsyeja që ju shefe nuk i keni deshirë fasulet.
Bëni mirë që nuk hani fasulet!  Kjo mund te jete arsyeja, që  sëbashku me shefin, i keni ruajtur bukurmirë linjat e trupit, - e vulos Loli.
Të dy jeni të pushuar nga ky moment nga puna,- urdhëroi me ton pronari.
Je burrë trim, - i rri gati Coli
Keni  vizion për të ardhmen, - mbanë ison Loli.
Tani jeni në rrugë të mbarë,-  u mundua t’i nxisë me dashamirësi shefja.
Pse këto komplimenta kur fola fjalën e fundit?- i pyet me ton pronari.
Sa mirë ia bërë, - përgjigjen në të njëjtin tonalitet Coli, me Lolin.

Kemi rreth dy vit të dyzuar. Paga nuk na del për të rritur kalamajtë. E kemi menduar ta lëmë këtë punë, me sot, me nesër, me shpresë se do të na rritje pagën një ditë,- i  tregon Coli.

Si burrë trim qe jeni, e sqaruat enigmën tonë për rritjen e pagave.Për këtë ju a dimë për nderë. Lamtumirë!-  dhe Coli, mori  Lolin .
Shkuan në repart për të ndërrua rrobat e punës me të rrugës. Pronari, me hapa te madhej, i nervozuar, mori drejtimin nga zyrat . Lozonjaria qëndronte në vend. Pas pronarit kishte frikë të shkonte, se qe e bindur, se do të hante ndonjë  të ulëritur nga ai,  se foli shumë. I dhimbseshin Coli me Lolin. Nuk mund t’i ndihmonte,  se u kruan vetë me të madhin fare. Për të mos ndenjur në mes të sheshit, i nxori punë vetes, të kontrollonte librin e dorëzimit të shërbimit, sipas turneve,  nga  rojet . Këtë sektor  nuk e përshëndeten me pronarin , prandaj e mendoi si sukses të vetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat