Korça, djepi i kulturës shqiptare a do të festojë me antishqiptarin Bregoviç?!

Kultura

Korça, djepi i kulturës shqiptare a do të festojë me antishqiptarin Bregoviç?!

Nga: Skënder Sadri Kapiti Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:10
Skënder Sadri Kapiti

Thuhet e shkruhet se në Festën e Birrës , organizatorët e saj kanë ftuar një farë këngëtari serb, një farë Bregoviç, por i cili u ka kënduar dhe ka himnizuar krimet dhe genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është një injorim i madh që organizatorët e festës po i bëjnë djepit të kulturës e të qytetërimit shqiptar, Korçës së patriotizmik kombëtar të penës e te pushkës, Korçës së serenatave.

Po, pse paska  nevojë Korça që të festojë me këngëtarë serb, kur Shqipëria e Kosova kanë shumë e shumë këngëtarë të mëdhenj.

Pse a nuk e dinin organizatorët se ka këngëtare shqiptare me famë botërore si Rita Ora, Dua Lipa, Beba Rexha, etj, që t’i ftonte në Festën e Birrës?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat