Eh, Sandokan...

Kultura

Eh, Sandokan...

Nga: Zymer Mehani Më: 8 gusht 2021 Në ora: 09:04
Zymer Mehani

Shqipes sate dhe simes
Ia prenë krahët
S'e lanë rehat
-Je shumë e madhe,
Me hipokrizi i thanë
-Të mjafton veç një gjysmëqiell
Një gjysmëtruall
Një gjysmëdiell

I thanë me tradhti
-Të mjafton njëri krah
Dhe vetëm njëra kokë
E zinxhiruan e i thanë
-Të mjafton një gjysmëtokë

Si të këndojë
Ta mësojnë nisën
E shanë, e prenë, e vranë
Gjithçka i thanë

Gracka e leqe
Ngado i kurdisën
Arinj, derra, ujq
Dhelpra e hijena iu vardisën
Në dtë të stuhishme
prore e braktisën

Por Shqipja trime
Veç një këngë e këndoi
Këngën e grykëhollës
Dhe ashtu fatprerë
Zogjtë i bashkoi
E çerdhet e saj
N'Preshevë, n'Çamëri
Veç një ngjyrë e kanë
Të tërën kuq e zi
Urtësisht i mëkon
Nëna Shqipëri...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat