“Ora e maleve” – si një medalion letrar

Kultura

“Ora e maleve” – si një medalion letrar

Nga: Vlash Prendi Më: 8 gusht 2021 Në ora: 13:03
“Ora e maleve”

Janë ditë të nxehta korriku, ku temperaturat arrijnë deri në 39°C. Makina rrëshqet me shpejtësi në drejtim të komunës së Deҫanit, krahinë e njohur për heroizmin e treguar ndër vite dhe heronjtë e panumërt që i fali Kosovës kreshnike për liri. Tek resorti “Antika” takohemi me anëtarin e komisionit organizuaes të eventit “Ora e Maleve”, që do të organizohet në qytetin e Rozhajës, mes Bjeshkëve të Namuna, Nuradin Imeri. Ai na njeh me axhendën që do të ndiqet, programin e punës, personat organizatorë dhe disa nga pjesëmarrësit. Nga Lezha marrin pjesë tre krijues, Nikollë Loka – studiues i njohur dhe poet, Llesh Ndoj – autor i disa librave poetikë dhe studimorë dhe unë. Është edicioni i XII radhazi që zhvillohet, me pjesëmarrjen e shumë krijuesёve tё trevave shqiptare, ku poetët dhe shkrimtarёt pjesёmarrёs do të prezantojnë para auditorit një poezi të tyren dhe mbi bazën e saj do të vlerësohen.

Nisim rrugëtimin nën drejtimin e mikut tonë të nderuar Nuradinit. Poeti Fran Tanushi, i cili sapo është kthyer nga Gjermania na telefonon shpesh. Ka dëshirë që të jetë pjesëmarrës në aktivitet, por koha nuk na premton, të takohemi me të. Gjithsesi vazhdojmë rrugëtimin drejt qytetit të Rozhajës, dikur i banuar nga shumë shqiptarë, i cili kufizohet me qytetin e bukur të Pejës. Qyteti alpin i Rozhajës shtrihet nё bjeshkёt alpine tё Dardanisё, pikërisht këtu, mes Bjeshkëve të Namuna, ku kanë jetuar kreshnikët e Jutbinës, ku kanë patur flenë e tyre zanat, do të zhvillohet edicioni tradicional “Ora e Maleve, iniciuar nga intelektuali i njohur Ali Daci, autor i librit “Shtigje të përgjakura”, një vepër me vlera, pasqyrim letrar i luftës së paepur të popullit kosovar për liri dhe pavarësi dhe luftës kundër shovinistëve sllavo-malazezë.

Qyteti malor i Rozhajës shtrihet në rrëzë të malit Hajla, rreth 2460 m mbi nivelin e detit, në pjesën verilindore të Republikës së Malit të Zi, në luginën që ndan lumin Ibër. Treva është e pasur me pyje të gjelbёrta, të dendura dhe kullota alpine. Qytet i lashtё, me sipërfaqe 432 km² dhe popullsi rreth 23.000 banorë, ku shumica dërmuese janë boshnjakë, shtrihet nё gjirin e Bjeshkёve tё Namuna. Shqiptarët përbënin rreth 5% të popullsisë dhe më pak kishte malazezë. Dallohej për tre monumente kulture të lashtësisë, xhamia e Kurtagiqëve, kisha e Shën Ruzhicës dhe rrënojat e qytetit ilir në rrethina të Brezovicës. Deri në vitin 1912, treva quhej Tregovishta, ndërsa pas këtij viti, qyteti u pagëzua me emrin Rozhajë.

Nё hyjre tё qytetit, pak kilometra nё magjistralen Pejё – Rozhajё, nё fshati Dacaj, ndalojmё pranё njё shkolle. Na thanё se ishte i vetmi institucion kun xёnёsit shqiptarё merrnin mёsime nё gjuhёn shqipe nё Republikёn e Malit tё Zi. Nuradin Imeraj na bёn me dije se kjo shkollё funksiononte normalisht dhe numri i nxёnёsve qё mёsonin shqip nё kёtё institucion, ishte i konsiderueshёm. Kjo shkollё kishte funksionuar dёri mё 18 maj 2020, kur nga dora armiqёsore antishqiptare u dogj. Bashkё me tё, ishte djegur edhe baza materiale dhe mёsimore, njeherit edhe tё gjithё librat shqip qё ndodheshin nё bibliotekёn e kёtij institucion. Kjo ngjarje pati shkaktuar indinjatё tё thellё tёk nacionaliteti shqiptar qё ndodhej nё Mal tё Zi, por edhe tek shqiptarёt e Kosovёs dhe tё Shqipёrisё. Nё kёto kushte, mjaft shqiptarё, institucione dhe shoqata u mobilizuan tё ndihmonin pёr ta rindёrtuar kёtё shkollё dhe tё pasuronin bibliotekёn e shkollёs dhe ambientet e saj me literature shqipe. Nё kuadёr tё kёsaj inisiative, shumё autorё pjesmarrёs nё aktivitet, kishin sjellё libra tё tyre dhe tё autorёve tё ndryshёm pёr tё pasuruar bibliotekёn e shkollёs. Studiuesi Llesh Ndoj i dhuroi kёsaj shkolle jo vetёm librat e tij studimorё dhe poetikё, por edhe njё set me veprat e shkrimtarit tё njohur kosovarё Hasan Hasan – Pёrkola nё prozё dhe poezi. Shkollёs i dhuroi disa libra edhe studiuesi Nikollё Loka, aktori Xhevat Limani, studiuesi Aleksandёr Hasanas, shkrimtarja Flutura Aҫka, poetja Anita Hoxha etj.

Udhëtimi për në qytetin e Rozhajës është i këndshëm, me shije panoramike dhe ajër të pastër. Biseda me Lleshin dhe Nikollën shpesh përqëndrohet te bukuritë natyrore të Alpeve, fushat e sistemuara, tek legjendat me kreshnikë e zana, aq të përhapura në Ciklin e Kreshnikёve, me veprimtari nё Bjeshkët e Namuna. Na bën përshtypje largësia tokësore mes doganës së Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi. Në qytetin e Rozhajës na pret organizatori i takimit Z. Ali Daci, i cili na uron mirseardhjen. Pasi përshëndetemi na lind dëshira për të kundruar më mirë qytetin. Takojmë edhe dy krijuesit më në zë të letrave shqipe, shkrimtaren e njohur Flutura Aҫka, presidente e shtëpisë botuese “Skënderbeg books”, autore e shumë veprave letrare, e cila është ftuar në aktivitet për të prezantuar veprën e saj më të fundit “Biri” dhe studiuesin e njohur Behar Gjoka, i cili në takim foli për vlerat artistike, letrare dhe emocionale të veprës së shkrimtares Flutura Aҫka. Me Fluturën na ka lidhur fusha e krtijimtarisë pasi tek shtëpia e saj botuese kam botuar disa vepra. Një krijuese e përgatitur nga ana profesionale dhe korrekte, ndërsa me Behar Gjokën u takova për herë të parë. Të binte në sy thjeshtësia dhe niveli i diskutimit. Më gëzoi fakti, se po punonte një material kushtuar shkrimtarit të njohur Petro Marko, i lënë tёrёsisht në harresë.

Kemi hyrë në galerinё “Magaza tёs Pallatit të Kulturës së Rozhajës, ku është hapur një ekspozitë me piktura të piktores sё njohur Vahide Nimanbegu nga Ulqini Veprat e saj bien nё sy pёr një pasuri kolorike, nёn ndikimin e rrymёs sё abstraktit, ngjyrat e të cilëve shkriheshin në shije kristalore, ujore duke simbolizuar në një farë mënyre dallgët e vështira të jetës. Ekspozita e titulluar “Nuanca mediterani”, bëri përshtypje të jashtëzakonshme tek vizitorët, pasi pikturat ishin konceptuar në konfiguracione gjeometrike e modeluar me thekë – symbol i gjëmbave të pranishëm në jetën tonё tё përditshme. Rreth vlerave të ekspozitës foli kritiku i artit modern malazes Aldemar Ibrahimoviҫ, i cili zbërthue me mjaft kompetencё profesionale dhe artistike vlerat e pikturave. Piktores, me shumë meritë iu akordua edhe Ҫmimi i lartë “Ora e maleve”.

Në sallën kryesore ku do tё zhvillohet aktiviteti interpretohet “Himni kombëtar”. Jemi krenar që në një rajon dikur shqiptar, tani malazez të intereptohet himni i kombit tone, meritë kjo e komisionit organizator me z. Ali Daci. Në aktivitet ka pjesmarrje të gjërë nga trevat shqiptare. Nderojnë me pjesmarrjen e tyre edhe ambasadori i Shqipërisë në Mal të Zi, z. Flamur Gashi, që veҫ detyrës së diplomatit, ishte edhe autor i disa librave në shqip, deputeti shqiptar në parlamentin e Malit të Zi, Genc Nimanbegu. Zëdhënësi i Presidentit të Republikёs sё Shqipërisë z. Tedi Blushi, autoritete të pushtetit lokal, krijues dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme nga Shqipëria, Dardania dhe Mali i Zi etj. Pas përshëndetjeve të autoriteteve që nderonin takimin, u prezantua romani “Biri” i shkrimtares së njohur Flutura Aҫka, rreth të cilit foli kritiku i njohur Behar Gjoka. Pastaj përshëndeti edhe autorja e veprës Flutura Aҫka, e cila plot emocion tregoi motivet që e shtynë të shkruante romanin “Biri”, i cili kohët e fundit ka bërë shumë jehonë në qarqet letrare dhe artistike. Vepra u prit me entuziazëm nga të pranishmit. Pas këtij prezantimi interesant, pak ҫaste pushim, përmes zërit melodioz të grupit “ Jehona labe”, i cili intepretoi dy këngë patriotike, njëkohësisht edhe u vlerësua me ҫmim nderi nga organizatorët e aktiviteteit. Më pas u kalua në etapën kryesore të aktivitetit, ishte prezantimi i krijimtarisë së poetëve pjesmarrës. Tradicionalisht poetët duhej të lexonin vetëm një poezi e cila do të vlerësohej nga një juri e posaҫme. Recitimin e poezisë e nisi poetja e mirënjohur Valbona Hadri, fituese e edicionit të XI të “Orës së Maleve” zhvilluar në Istog, pastaj vijuan poeti Albi Lushi, krijuesi nga Korҫa Aleksandër Hasanas, poetja Anita Hoxha, krijuesi Muharrem Kurti, poeti Llesh Ndoj, Mirsada Krasniqi, poeti Nikollë Loka, Naim Kelmendi, Vlash Prendi, Mihane Hoxha, Ilmi Kurti etj. Ra në sy krijimtaria e zgjedhur, tematika e larmishme veshur artistikisht me vlera patriotike dhe mënyra origjinale e interpretimit. Pas kësaj etape i erdhi radha të madhit Xhevat Limani, një nga aktorët më të njohur në Kosovë dhe më gjërë, i cili solli me mjeshtri monologun e Gjergj Kastriotit, në momentin kur kthehet nga Turqia dhe flet para luftёtarёve në kalanë e Krujës. Interpretimi mjeshtror i tij solli shumë duartrokitje. Patëm fatin ta takonim mjeshtrin Limani, së bashku me poetin Llesh Ndoj dhe të shkëmbenim dia mendime rreth artit të aktrimit dhe zhvillimeve të jetës artistike në Kosovë. Të bën përshtypje fakti se Xhevat Limani nuk është vetëm aktor i njohur, por edhe një krijues i shquar, dashamirës i letërsisë, sidomos i poezisë. Lleshi i dhuron disa libra dhe ai e falenderon me përzemërsi.

Image

Pas aktivitetit, organizatorët shtruan një drekë, përmes së cilës u krijua mundësia që krijuesit dhe tё ftuarit të shkëmbenin mendime dhe të njiheshin mё mirё me njëri - tjetrin. I veҫantë ishte takimi me studiuesin korҫarё Aleksandër Hasanas, autor i vëllimit me studime “Pellazgët e fundit - gjuha e tyre”, përmes të cilit autori përforcon idenë se ilirët rrjedhin nga fiset pellazge. Pjesmarrësit u surprizuan nga një ceremoni e veҫantë. Poetja Anila Hoxha kishte ditëlindjen, organizatorët kishin menduar t’ja festonin mes krijuesëve. E entuziasmuar poetja Hoxha i falenderoi për këtë surprizë të veҫantë.

Një mbyllje e veҫantë e aktivitetit, por mjaft e bukur dhe emocionale përmes shfqjes së filmit “Unë isha 10 vjeҫ”, i cili na ngjalli emocionet e të kaluarës, të luftës heroike të popullit kosovar kundër shovinistëve serbë në vitet 1988 - 89, autor i të cilit ishte vetë kryeredaktori i TV Montenegros z. Velibor Coviҫ. Filmi përshkruante përkrahjen dhe pritjen bujare të rreth 100 mijë kosovarëve nga populli malazez. Përmes ngjarjeve të regjistruara në celuloid, u njohëm me terrorin, përndjekjen dhe dhunën e ushtrisë serbe ndaj popullsisë kosovare. Në film protagonist ishte Z. Selman Zogaj.

Në fund të aktivitetit “Ora e Maleve”, pati edhe vlerësime për punën, aktivitetin dhe krijimtarinë letrare dhe artistike. U vlerësuan aktivistë, përfaqësues të pushtetit dhe disa poetë. Do të përmend këtu ambasadorin Flamur Gashi, studiuesin Nikollë Loka, studiuesin Aleksandër Hasanas, poeten Anila Hoxha, poetin Albi Lushi, krijuesin Muharrem Kurti etj. Kështu u mbyll ky aktivitet model, i cili synon të bashkojë forcat krijuese të mbarë trojeve shqiptare, dukë dhënë një shembull mjaft pozitiv për bashkim…për t’u takuar sërish herë të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat