Pjesë nga poemthi: “Fjala e fistarit të fisit”, Prishtinë, 2021

Kultura

Pjesë nga poemthi: “Fjala e fistarit të fisit”, Prishtinë, 2021

Nga: Zymer Mehani Më: 10 gusht 2021 Në ora: 09:42
Foto ilustrim

N'atë qytet të bardhë

Togu me xhelatë

Po i prisnin shpresat

T'jetës së pafat

Në t’bardhin qytet

Togu me lanetë

Po i këpusnin ëndrrat

T'jetës së pajetë

Ata hecnin tok

Përplot zi e kob

Litarin gatitën

N'trekëmbësh e vërtitën

Një poet lastar

U var në litar

2.

Dora e xhelatit

Para agut t'parë

Zemrës së poetit

Seç i hapi varrë...

Shpirtbardhi e trimi

Ëndërronte lirinë

Nga ëndrra e zgjuan

Në paraagim...

Xhelati i pafe

Litarin ka ngre

Poeti si lastar

Luhatet n'litar...

3.

Lëvizja e gjakpirësit

Kërcënimet e tij

Poetin s'e trand

N'atë paraag

Lirinë ëndërronte

Poeti bajrak

Yjet n'qiell t'përhitur

Porsi sytë e tij

Të thellë e të ndritur

Ata gjakatarë

S'e mundën asnjëherë

Poetin e vlerë

4.

Zjarr flakërues

Maja e Gjallicës

Në zjarrin flakërues

U dogj...

Kudo lemeri

Pikëllim e helmim

Poeti u përndoq

N'litar të xhelatit

I madhi poet

Madhështor porsi mbret

5.

Atë ditë

Si tufëza mëndafshi të artë

Era ia ledhatonte ata flokë

E atë qafë bardhoshe dëborë

Në lak të litarit të lidhur nga horri

Flakëron qiell i Kukësit

Gjallica seç rënkon

Drinat i thërret

Lemeri vërtet...

Rektin zemra e burrit

S'pushon zemërdëlira

Heshtin malet, brigjet

Si të jenë të ngrira...

Litari s'u këputka

Gjithçka zi u dukka

Havziu me shpirtbardhësi

U kthye n'madhështi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat