U varros pingul në një gropë pranë Liqenit 5 vite, pas zhvarrosjes e gjetën pa kokë/Historia tronditëse e shkrimtarit shqipiptar

Kultura

U varros pingul në një gropë pranë Liqenit 5 vite, pas zhvarrosjes e gjetën pa kokë/Historia tronditëse e shkrimtarit shqipiptar

Nga: M.L. Më: 13 gusht 2021 Në ora: 15:08
Foto nga intervista

Dy ditë pas ceremonisë përkujtimore të 33 vjetorit për poetin kuksian Havzi Nela, botuesi i librave të tij Rexhep Shahu foli për Fax News duke treguar detaje të reja mbi vdekjen e tij në vitin 1988. Shahu tha se Nela mbante një armë pistoletë që nga autoritetet e asaj kohe thanë që ishte jofunksionale dhe me të ai plagosi një nga policët, pas kësaj u dënua me varje në litar duke e etiketuar si akt terrori.

“Dua të merrem me shqiptarët martirë, me poetët plot vlera. Botim i cili ka dokumente dhe fletore në vitin 1983 ia ka dhënë vëllait të tij për ti fshehur dhe për ti ruajtur si amanet dhe këto i ka ruajtur më pas motra e tij Vera, janë murosur kur e kanë arrestuar dhe më pas janë fut në gropë deri në demokraci.
I shpëtuam jetën veprës së tij, ai mori me vete pavdekësinë në piedestalin ku është dhe do kemi gjithmonë nevojë për kontributin e tij.

Ai ka qenë ndër të dënuarit që artikulonte qartë dhe me guxim. Ai thoshte gjaku me gjak nuk lahet, gjaku i ri nuk e lan gjakun e vjetër, ai bënte llogari me vdekjen sepse nuk e njihte frikën.

Vepra e tij me 5 mijë vargje tregon se ai ka qenë një artist , në shtëpinë e tij kanë gjet mbi 100 libra, ai ishte i lexuar. Në vitin 1988 ai kishte një pistoletë të fshehur, të cilat organet e quajtën të prishur por më pas ai plagosi policin në faqe dhe për këtë u dënua me litar duke e etiketuar si akt terrori. Nuk ishte vepër që dënohej me varje.

Nela është varur në orën 3 e 30 në 10 gusht duke gdhirë, ai është gjet i varur, njerëzit e kanë varur, e kanë hedhur në karroceri zizi e kanë dhe e kanë varros në Kolsh ne breg te liqenit ne gropën e një shtylle. Havzi Nela është varros pingul dhe 5 vite pas zhvarrosjes është gjet pa kokë, dhe akoma nuk dihet ku është koka. Këto janë gjëra të rralla, krim i ftohtë dhe i mirëmenduar.

Dënimin e ka dhënë gjykata por me urdhër të Komitetit Qendror , jo nga vendime të organeve lokale për ta bërë shembull për Lumën. Diktatura është treguar aq e egër me të, nuk e falën, Havziu kundërshtoi vendimin por u la në fuqi. Bindjet e tij të ndaluara për kohën, ka qenë kundër ndërrimit të veshjeve të grave, kundër kooperativave, kundër heqjes së fesë dhe këto i thoshte hapur si mësues në një mbledhje në fshat.

Përfaqësues i partisë e ka kërcënuar dhe pastaj e përndoqën si një person që kishte dalë kundër pushtetit derisa iku në Prizren. Atë e kanë trathtuar shumë herë, e thërrasin në gjyq në Rëshen edhe donin ta dëninin me 8 vite të tjera me 6 dëshmitarë. Ai tha kam thënë cfarë ju keni thënë, vetëm mos më neverisni, nuk donte ballafaqime.

Libri me 7 fletoret ka interes por njerëzit kanë dëshirë të bëjnë thashetheme, duhet kuptuar që ai është poet dhe ka marrë cmimin e parë kombëtar për poezi dhe shumë vlerësime të tjera.Nuk ka një kontribut që ka dhënë shteti dhe ne duam që ai dhe të tjerë si ai të hyjnë në literaturën shkollore sepse janë heronj”– u shpreh Shahu.

Havzi Nela njihet si një prej poetëve dizidentë, të cilin diktatura komuniste e internoi dhe më pas e vrau. Në 22 maj të 1967-ës ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë, ndërsa gruaja e tij u dënua me 10 vite burg. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Në tetor 1987, ai u arrestua dhe internua në fshatin Arrën, ndërsa gjykata vendosi që ta varte Nelën, me motivin ‘tradhëti e lartë’ ndaj vendit. Dënimi me vdekje u miratua nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat