Ramush Tahiri - gazetar, analist e atdhetar i përkryer

Kultura

Ramush Tahiri - gazetar, analist e atdhetar i përkryer

Nga: Bejtullah Sokoli Më: 14 gusht 2021 Në ora: 16:23
Ramush Tahiri

Kumti për vdekjen e Ramush Tahirit, të gjithëve na la të heshtur!Iku shpejt nga kjo botë. Por, ka lënë gjurmë të pa shlyer si në gazetari e atdhetari. Mbetëm edhe pa një gazetar e analist të përkryer. Gazetar e analist i sojit dhe llojit të vet. Ishte i vetmi analist i pa anshëm.

Ramush Tahiri, mbi të gjitha ishte politolog, intelektual, veprimtar e atdhetar i madh u nda nga jeta kur Kosovës iu desht më së shumti.

Do të mbahet në mend për guximin e gazetarit model e analistit të mirëfillt i cili i trajtonte çështjet aktuale politike të kohës,pavarësisht se kush ishte  apo është në pushtet apo në opozitë.

Do të jetosh gjatë Ramush në kujtesën e kolegëve, qytetarëve, miqve, dashamirëve dhe të gjithë atyre që të njohën e patën fatin të punojnë e bashkëpunojnë me ty.

Ishe model për brezat e gazetarëve e të analistëve, në përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurisë ndaj atdheut.

Ishe shembull i intelektualit duke lënë gjurmë të thella kudo dhe kurdo ku punove e veprove në frymën e atdhetarit e për të mirën e Kosovës dhe të kombit shqiptar.

Lamtumirë koleg Ramush Tahiri,e u prehtë në paqe.

Ngushllime familjes së ngushtë, farefisit, kolegëve, miqve, shokëve dhe të gjithë ata që të njohën.

Prehu në paqe dhe dritë të bëftë shpirti yt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat