Keni probleme me komunikimin

Kultura

Keni probleme me komunikimin

Nga: Fatmir Lohja Më: 14 gusht 2021 Në ora: 19:25
Fatmir Lohja

Një ditë të shtune , paradite , dola të çapitem në lagje. Për drekë nusja priste të vetët . Na nxorri nga shtëpija ,për të mos e penguar të gatuante për merak të saj. Me kohë, më ka rënë në sy, se nusja gatuan më me shumë kënaqësi për të vetët, se për të mitë.

Pranë qendres shendetësore të lagjes, shoh një grup të vogël nga komuniteti , që flisnin në panik. Më ra në sy një grua elegante , si top modelet , të shtrirë në tokë.

I ra të fikët papritmas,- më tregoi një mezo grua.

Pse nuk e dërgoni në qendren shendetësore?- i pyes me ton.

Po presim autoambulancën, - më shpjegon një rinush.

Për pesëdhjetë metra prisni autoambulancën! Nisu përpara, të më tregosh se ku është pavioni i urgjencës, që të mos sillem koridoreve me të semurën !- e urdhëroj rinushin.

Me shumë delikatesë, e marr të sëmuren përpara duarve, dhe me nxitim hyra në qendren shendetësore. U djersita bajagi mirë kur e shtriva te krevati i urgjencës. Nuk vonoi shumë kur erdhi një infermiere, e kolme, topolake, dhe pak bukuroshe.

Si e ka emrin e sëmura?- më drejtohet tërë turi infermierja.

Nuk e di, - përgjigjem me zë të ulet.

E din, e din mirë. Kështu bëni ju kur sillni dashnoret për të abortuar,- ma kthen me zë të lartë topolakja.- Zhvishe sa të bej gati gjilpërat!

Ke të zhvesh?

Dashnoren , që e ke çaur në këtë gjendje.

Bukuroshe! Po ta kisha tagrin për ta zhveshur, nuk e sillja te ti,- i kthehem, duke mbajtur me veshtirësi të qeshurën.

Bëj gati pesëmije lekë, se ndryshe nuk i baj inxheksionin!

Me sa di unë qendra shendetësore është në pronësi shtetërore.

Ku jeton ti? Jemi në pandemi. Koleget marrin pesëdhjetë deri në njëqind ero për të bërë një gjilpërë.Ti nuk paguan pesëmije lekë të vjetra për dashnoren tënde. Më lirë se kaq nuk ka!? Jemi në kapitalizëm . Çdo sherbim paguhet.

Sille në jetë të sëmuren, se ka mundësi që mund të paguajnë edhe më shumë se sa po kërkon! - e këshilloj me sinqeritet.

Ju paskeni probleme të mëdha me komunikimin, - e konstatoi me ton e kolmja.

Bukuroshe! Komunikoj në shtatë gjuhë të huaj, por këtë turrçen tënde, nuk po e marr vesh,- e theksova rr-në, për t’i trguar se po më turresh krejtë kot.

Nuk të lë të më fyesh. Do të tregoj se kush jam!- dhe nursezja u drejtua te telefoni statik .

U kuptova që lajmëroi policinë. Më prezantoi te ata,diçka pak më pak, se terrorist. Në atë norvozizëm, pasi mbylli raportimin, u kujtua të përgatiste inxheksionin. U gëzova që u fut në pueë. Nga meraku, vendosa të qendroja deri sa e sëmura të vinte në vete. Pas pak kohëve arriti edhe doktoresha.

Si jeni profesor?- më pyet doktoresha pa shkuar te e sëmura.

E njeh ti këtë? E di si më ofendoi? Unë medemek fliskam turçe!?- i gërmushet infermirja doktoreshës.

Je pak gjëmëmadhe ,- ia preu shkurt doktoresha infermjeres.

Çfare i thashë? Ke paaftësi në komunikim. Ia thashë me të drejtë. Çdo urdhër që i dhashë nuk e zbatoi asnjërin. Qejfin e duan, por pagesat për dashnoret nuk duan t’i paguajnë,- e sqaroi infermierja me të veten mjeken.

Profesori është mjeshtër në komunikim. Flet në gjashtë -shtatë gjuhë të huaja. Eshtë dermani lagjes për përkthimet me të huajt.

Gjatë kohës, që po pritej reagimi i të sëmurës, pas inxheksionit, me që ma kërkoi , i rrefeva mjekes se si më ndodhi .

Eshtë më se e vertetë, ajo që tregoi profesori, - se nga mbiu rinushi të cilit i kërkova ndihmë.

E sëmura po jepte shënja të rikthimit në jetë, ndërkohë arritën dy policë. Ata më përshendetën me respekt. Mjekja u sugjeroi , të largoheshin, se nuk kishte ndonjë problem, ndërsa infermierja këmbëngulte se ishte ajo që i ka lajmëruar. Policët, si burra me mend, për të dalë nga ajo zallamahi, i kërkuan mjekes të lajmëronte në qendër , me telefon , se nuk ka ndonjë konflikt. Me veprimin e mjekës, infermierja i vari keq turinjët.

Në se në lagjen tonë komuniteti do të ishte i kulturuar sa profesori, pak nga ne do të punon në polici , - i drejtohet polici infermjerës, përpara se të largoheshin.

Kaluan kohë nga largimi i policëve, kur e sëmura u zgjua.

Ku gjendem?- qe pyetja e parë.

Po dëgjoja me vemendje pyetjet dhe përgjigjet midis mjekes dhe pacientes, se si i ka ndodhur, dhe çfarë ndjente përpara dhe tani.

Profesor! Nuk më mban mend?- më drejtohet e sëmura, pasi mori veten bukurmirë.

Jo,- i përgjigjem me sinqeritet.

Jam filania.

Më e mira e klasës në gjuhën Angleze, - i përgjigjem me sy të vesuar.

Për ta zgjuar, si mësues- nxënës, për pak çaste, këmbyem mesazhe të ngrohta në anglisht. Rinushi ,që me ndihmoi, doli se ishte vëllai i ishnxënëses sime. Me të drejtë ai ishte i revoltuar ndaj infermjeres. Mjekia konstatoi, se ishnxënsja ime, ishte shtatzëne për herë të parë. Rinushi me sqaroi, se motra ka për burrë, filanin, edhe ai ishnxënësi im.

Ti je profesor pusht,- dëgjova konstatmin e infermjeres, pa u larguar.

Shumë i gëzuar duhet të jetë bashkëshorti i juaj, - e thumboj topolaken llafazane.

E kam ndarë, se është skuthë si ju, - ma kthen në vend.

Paska shpëtuar fatlumi ! - dhe dola nga qendra shendetësore me shpejtësi, se pata frikë mos më kthehej infermierja përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat