A është arrestimi i Gjin Morinës për një poezi, drejtësi e talebanëve?

Kultura

A është arrestimi i Gjin Morinës për një poezi, drejtësi e talebanëve?

Nga: Gani Mehmetaj Më: 15 gusht 2021 Në ora: 19:19
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar Gjin Morinën me vendbanim në Austri për shkrimin e një poezie. Në komunikatën e policisë thuhet se një person është arrestuar dje rreth orës 11:50 në Gjakovë  pasi që dyshohet se në librin e tij ka elemente të nxitjes e përçarjes dhe mosdurimit.

Njësitë përkatëse policore për procedura të mëtutjeshme hetimore kanë sekuestruar disa libra. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Gjin Morian nga Austria është kthyer në fenë e krishterë, fenë e të parëve të tij. Ai në një poezi bënë ftesë që xhamitë të kthehen në kisha, të kundërten e asaj që kanë bërë turqit, kur kishat tona i bënë xhami. 

Komuniteti i krishterë shqiptarë dyshon se ndaj besimtarit Gjini është zbatuar drejtësia e talibanëve, sepse për poezi vetëm në Avganistan e Pakistan mund të dënohen. 

A e zbatoi prokurori dhe policia ligjin e talebanëve në arrestimin dhe mbajtjen në burg të Gjin Morinës? Pse nuk u dënua asnjë mysliman për nxitje, përçarje e mosdurim fetar, ndërsa kanë bërë aq shumë shkelje? Ç’është ky diskriminim i të krishterëve. Jemi shtet islamik a laik? Ku jetojmë ne?  

Dhjetëra hoxhë kanë nxit urrejtje fetare, kanë himizuar sulltanë që i kishin duart me gjakun e shqiptarëve, por nuk i kanë dënuar, as nuk e kanë ndaluar veprimtarainë rrënimtare.

Hoxha përçarës e antishqiptar, Shefqet Krasniqii, i thotë në transmetim televiziv prindit të një vajze, më mirë te të kishte vdekur vajza se që është martuar me katolik. Ai kështu e nxit babanë që të vras vajzën pse u martua me të krishter. 

Rasti i Karaçevës është skandaloz. Por policia e prokuroria nuk e dënojnë sepse e ka mbrojtjen e BIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat