Flakadan i ndezur

Kultura

Flakadan i ndezur

Nga: Dibran Demaku Më: 16 gusht 2021 Në ora: 23:05
Dibran Demaku

rrënjë e fortë e lisit
rrënjë e lashtë e fisit
veq shkelqim i plisit

gjurmë e historise
yll-rreze e lirisë
sopatë e Ahmet Delisë

për fis e për farë
pëe mal lumë e arë
vije e kuqe gjaku
të mos shkelet pragu

maje e grykëholles
këput kokën e bollës
cel zambaku i mollës

Legjendari në bronz
vogeushët tërë gaz
flakadan i ndezur-Prekaz...


OSMAN SEFA

Osman Sefa i trojeve
Osman Sefa i krojeve

Osman Sefa i rrenjes
Osman Sefa i kenges

Osman Sefa i Babes
Osman Sefa i Shkabes

Osman Sefa i Fisit
Osman Sefa i Plisit

Osman Sefa i gurit
Osman Sefa i flamurit

Osman Sefa i rrezeve
Osman Sefa i brezave

Osman Sefa...

Emblemë lirie-kalavesh rrushi

(Heroit Fehmi Lladrovci)

Krejt çfarë shkruhet e çfarë flitet
për ty është gjithmonë pak
dhe ikin stinët e ikin vitet
historia mbyll kapakë

Veç historia për ty nuk mbyllet
nuk mbyllet as libri shkollor
sepse krejt jetën e kishe të yllët
me një emblemë shndëritëse n‘kraharor

Ëmblemë lirie-kalavesh rrushi
në syrin tënd në permendore
buzëqeshje e ëmbël e një vogëlushi
në foton e jetës të shtrëngon për dore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat