Unë s’po e dojke Edi Ramen

Kultura

Unë s’po e dojke Edi Ramen

Nga: Fatmir Lohja Më: 18 gusht 2021 Në ora: 07:16
Fatmir Lohja

Për të shmangur të nxehtin, në këto ditë pushimesh, po çapitsha  në breg të detit. Po bëja hapat  hapat e domosdoshme ditore,  që na  këshillojnë mjekët. Flladi i detit po ma ledhatonte trupin bukurmirë.  Ndjehesha si djali i ri.

 Nga një bar, i sajuar me dru, e me kashtë, dëgjova të më therrisnin me emër.U gëzova shumë kur pashë zotin Zyber me shokun e tij.I lashë tëra kënaqësitë, për t’u takuar me  miqtë kosovar.Në kohën e luftës, Zyberin e strehuam familjarisht  në shtëpi. Kjo është arsyeja, që kam më shumë miqësi me te, se me mikun e tij.Miku i tij ka një emër arkaik, anadollak, sa  nuk e shqiptoj dot . Me marrëveshje e kemi lënë ta thërras Belul Gjëmëmadhi.

- Unë s’po e dojke Edi Ramën- deklaron Belul Gjëmëmadhi pa zën vend  unë në karrike.

-  Hall të madh  paske ! Po ku re në të, o rrezikzi?- i përgjigjem, duke sforcuar tërë trupin, për të mos më dali gazi në sipërfaqe ,sapo  zura vend në karriken me kashtë.

- Bacë I Ai s ‘po e dojke Kosovën?- me fjalën bacë, m’u duk sikur Beluli më ra me dërrasë kokës.

-O bacë!   Edi Rama nuk po e  dojke  Shqipërinë. O marrokë, pse prisni ta dojke  më shumë Kosovën? - ia lashë bacën te dera, duke qeshur me zë të lartë, se nuk munda ta mbaja më .-Me kryeministrin  shqiptar nuk keni punë ju kosovarët. E kritikojmë ne. Nuk kemi nevojë për ndihmën tuaj. Edi Ramën nuk po e dojke as unë,por nuk kam çfarë të bëj.

- E pse nuk po e dojke ?

- Ti e prish terezinë kot, se jeton me Kosovë. Hall të madh  kemi ne,  që po na sundon.

Si ekonomist me eksperiencë, u mundova t’i shpjegoj zotit Belul , shqetësimt , për sundimin e Rilindasve. I thashë troç, si mik i Zyberit, se nuk po jemi të zot të mbyllim muajin. Për tetë vite në pushtet Rilindasit i kanë ngritur pagat me pesë-gjashtë  për qind, në një kohë që duhej t’i rrisnin me njëzet për qind. Inflacioni vjetor, i shpallur nga ata , është 2.5 për qind në vit. Po  ta shumëzosh për tetë, del fiks njëzet. U mundova t’i shpjego,j se nuk kemi  se si po e dojke Edin Ramën, që për tetë vite na zhdepi në tatime, taksa, gjoba faranoike. Se nuk jemi të zot të hapin mjetet elektronike, se na del për të na  bërë demagogji boshkë ai me ministrat, e ministret, që nuk i njeh askush, se janë të paaftë deri në mjerim. Se çdo ditë nga Shqipëria nisen karvanet me emigrantë, për të ikur sa më larg, për të mos e dëgjuar më zërin e tij.

- Keto janë hallet tona, por nuk kemi çfarë të bëjmë,- dhe u mbusha me frymë.

  •  E pse nuk keni çfarë bani?
  • A e ke marrë vesh, se populli shqiptar i ka dhënë mandatin e  tretë katërvjeçar, o baca Belul Gjëmëmadhi?
  • Nuk ia ka dhënë populli votën. Unë e di mirë, se ai ka bërë masakër elektorale,- më përgjigjet i vendosur.

- Nuk po dijke asgja, ndoshta ngaqë informacionet i ke ose të pakta, ose të gabuara.

U mundova t’i shpjegoj se zgjedhjet i humbi kryetari i opozitës. Për dy vjet, me teoritë e tija absurde , braktisi parlamentin e u  shtri rrugëve, e  trotuarëve me deputetët . Dhuroi pushtetin lokal ,në këmbim të marrjes; së parave për pallatin e jashtëligjshëm, kinse e ka bërë vjehrri i tij; të katër vila luksoze dy në Tiranë, e dy në breg të detit; të autovetura që kushtojnë secila   me shtrejtë se shoqja, të   tenderave të shumtë  buxhetor,  që i fiton kunati i tij,  …..

- O baca Belul, a t’u mbush mendja se nuk di asgja, pas tërë këtyre fakteve që të rreshtova? A po largohen kosovarët për në emigracion?- e pyes papritmas.

  • Po besa. Shumë po ikin, por fajet i ka Edi Rama.
  • Ma jep një arsye, për akuzen që bën!
  • Pse nuk është stabile gjendja në Shqipëri, po ikin kosovarët.
  • Edhe ju kosovarët  jeni bërë si opozita. Tëra humbjet tuaja kërkoni t’ia varni në qafën e Edi Ramës.          Gabimet i ka me thes. T’i  përmenda mesipër . Për braktisjen e kosovës nga kosovaret, nuk u ka as hak , e as hile. Kërkoni llogari qeverisë suaj, të mendoj më shumë për të rritur gjendjen ekonomike të kosovarëve, që të mos nisen karvanet e emigracionit. Me sa duket keni frike ta kritikoni qeverinë tuaj, dhe merreni me Edi Ramën, se e dini mirë,  që nuk merr hak për lloqet e kosovarëve.
  • Kryeminstri jonë asht ma mirë se Edi Rama,- deklaroi me ton zyrtarë zoti Belul.
  • E ke keni ju kryeministër?- e pyes pa pikën e interesit.
  • Si nuk po e dijke,bre?- m’u vërsul zoti Belul.
  • Nuk kam si me ditë. Ju i ndërroni kryeministrat, me emra të veshtirë  ,krye gjashtë muajsh, - e kthehem buzagaz. – Pse na del, e na tepron Edi Rama, nuk duam as t’u dëgjojmë emrin kryeministrave anëkënd botës. Zoti Belul! Jeni punësuar në shtet, që po me bëni propogandë politikë?
  •  Eshtë drejtori im,- më sqaron Zyberi me zë të ulët.

- Me sa kuptova, zoti Belul, nuk paska ardhur për pushime, por si patronazhist  i qeverisë së Prishtinës .- i drejtohem Zyberit me zë të lartë, kur u ngrita në këmbë.- Nuk kam më kohë të dëgjoj përralla me mbret. I shkruaj vetë. Dikush thooojke,  se më vijke  pak për duarsh,- dhe u përshendeta, sipas standarteve të pandemisë, për t’u   qetësuar, para se të arrija në shtëpi.

Gjatë rruges  i drejtova këtë pyetje vetes:” Pse zoti Belul Gjëmëmadhi  nuk më la të komunikoja me mikun tim Zyber, për të cilin ai e di mirë se familjarisht kemi respekt?” Shumë përgjigje u mundova t’i jap pyetjes, por asnjëra nuk qe shteruese ,për të  ma mbushur mendjen. M’u dhimbs pak, se mendova se nuk i dalin paratë për të mbyllur muajin, prandaj han vetëm gazeta, për të ruajtur vendin e punës. I dashuri lexues! U lutem edhe ju ta vrisni pak mendjen, pse ndodhin këto fenomene? Kam nevojë  për arsyetimet e juaja. Jam më se i bindur, se nuk i di të gjitha, si zoti Belul Gjëmëmadhi.

Fatmir Lohja

Tiranë, më  18 .08.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat