Vagabondi

Kultura

Vagabondi

Nga: Famir Lohja Më: 1 shtator 2021 Në ora: 09:05
Famir Lohja

Me Nandin në krah, një ditë të djelë, në mëngjez, po shetisnim me telhallëk. Ka humor fantastik. Dukej në formë. I hapa disa tema. Pas meje ai tregonte mbi pesë anektoda. Nga të qeshurat i bëja mesazhë fytyrës,për të mos m’u mpirë muskujt. Më ka ndodhur disa herë në ndënjet me të.

Për një rast, të jetës tënde të gëzueshme, nuk më ke folur asnjëherë. Pse dhe dorëheqje të parevokueshme, kur punoje në ministri?

Kjo ngjarje ka mbi tridhjetëepesë vite! Ku t’u kujtua?- ndalon hapin, e më sheh me përqendrim në sy.

Kam përshtypje se diçka më fsheh. Një natë përpara na the se je shumë e kënaqur me punën në ministri. Të nesërmen, pa pritur, e pa kujtuar, dhe dorëheqje!

Biramel i madh je.

Kaq frikë ke, që nuk e tregon edhe pas tre dekadave e gjysëm?- e thumboj direkt.

Sot nuk ka të bëjë më frikën, por me besën që dhashë në ato kohë të veshtira. Bëra një marrëveshje. Pa një shishe birre përpara, nuk kam aftësi ta tregoj bukur! -dhe stopoi.

Me duket si herët. Ora ende nuk ka shkuar nëntë. Mbrëmë ke shkuar shpejt në shtëpi, prandaj ke etje në mëngjez?- e pyes , pasi pashë orën e dorës.

Më njeh mirë, mor m….! Prit kohën, kur të mbushet mendja ,se unë jam gati të pi shishen e birrës me kënaqësi!- më urdhëroi krejtë qetë.

Pa birrë nuk bëhet?

Jo. Dua ta tregoj me imtësi, dhe me frikën e asaj dite.

Në Tiranë nuk vuajmë për bar-kafe. Aty pranë zumë vend të një lokal i vogël , me pak klientë.Porosinë e bëri Nandi për qejfë të vet. Birra po më pëlqente, se qe edhe e freskët, edhe e ftohtë.

Ishte një ditë e ftohtë shkurti. Binte shi, e fryente erë ,- e nisi ngadalë Nandi.- Nuk pata ndonjë punë në dorë, kur më lajmërojnë se më thërret ministri me urgjencë.

Për të mos e zgjatur me imtësi, tërë frikë i ka shkuar në zyrë, ngaqë nuk e dinte pse e ka thirrë .Edhe sekretaria bukuroshe, nuk i dha ndonjë sqarim, përveç buzëqeshjes së zakoshme. Kur sekretaria e lajmëroi ministrin për prezencen e tij, ai me enuziazëm e ftoi edhe me dorë. Në krah të tij gjendej edhe zëvendësministri . Thuhej se shkonin mirë .Njiheshin në mal, kur kanë qenë partizanë .Nandit i ka rënë në sy, se i kishin kthyer disa gotë me raki. Jo vetëm se u vinte era, por edhe përskuqja në fytyra, e tregonte shkakun e entuziazmit .

Kur ministri i është drejtuar me nofkën vagabond, i janë prerë të dy këmbët. Eshtë munduar t’u shpjegojë se është djalë i ndershëm,se nuk ka ngacmuar asnjë femër në ministri. Udhëqja nuk bindej, se për të marrë mend e vagabondit, e ftuan në zyrë.

Ministri, më në fund ia nxorri kokën pse e thirren me urgjencë. Miqtë e vjetër, nga që nuk dilnin jashtë atë ditë qameti , korr e mos e lidh, ranë në konflikt .Për të ndëshkuar kokëshkëmbin, vënë një bast. Te dy qenë të bindur, se për albitër duhej të caktohej një merakli grashë. Në ministri qe Nandi me nofkën vagabond, prandaj e therritën si albitër.

Ministri e këshilloi disa herë, për të dhënë vetëm drejtësi. Të mos mbante anë , se do ta pësonte keq nëse nuk ndante perin drejtë.Kur u sigurua, se i tha të gjitha, tregoi se pse është vënë basti ndërmjet shokëve.” Cila e bën më të fortë burrin ndaj grave bajamet, apo mjalti me arra?”

U befasova. Nuk më dhanë asnjë sinjal, se cilin variant mbronte njëri, e cilin tjetri.U gjenda keq. A më kupton?- me pyet Nandi me zë të lartë.- Këto janë grackat që i dalin robit në jetë. Po të mbroja njërin variant , njërin e bëja mik, e tjetrin krejtësisht kot armik. Vetëm unë e kuptoj Lulzim Bashën.

E lidhe me aktualitetin, o derdimen,- i them duke qeshur me zë të lartë-.

Lulzim Basha, pse është më i zgjuar se unë, nuk e flet asnjë fjalë për nongratat e amarikanëve.

E ti pse u tregove i pazgjuar?- e cys përsëri.

Pse m’u duk vetja i zgjuar, mbajta anën e të dyve. I lavderova si bajamet e dhe mjaltin me arra ,se u bëjnë mirë burrave.

Nuk ke genjyer. Ku është gabimi këtu?- e pyes me kërshëri.

Ministri , si në afrimitet, me pyeti tërë hile, se cili variant zbatoja unë në jetë? Si i ri ,pa mend , e shpreha mendimin tim . Kjo qe gafa ime.

Çfarë u the?

Me sinqeritet rinor, u tregova se sekretaria me eksiton më shumë se bajamet, e mjalti me arra. A kisha të drejtë?- me drejtohet Nandi me sinqeritet.

Kaq e bukur qe?

Sa e shihja, tërë qimet e trupit m’i ngrinte përpjetë, edhe po të isha pa ngrënë mëngjez.

Nje gjë nuk e kuptoj,pse të emertuan vagabond?

Nandi më tregoi, se tërë jeten e ka respektuar bukurinë e grave. Çdo mëngjez i bënte komplimenta asaj , që ishte veshur më bukur , natyrisht sipas shijeve të tija. Edhe me këtë eksperiencë ka rënë konflikt. Ato që komplementoheshin mburreshin tërë ditën në digaster, ndërsa konvertoheshin në shemra bukuroshet, që nuk merrnin komplimentin e ditës. Pati kohë, që e pat hequr këtë zakon, në respekt të bukurisë se grave ,por nofka vagabonad ende shtrihej sa gjatë- gjërë në ministri .

Pse dhe dorëheqje, ende nuk e kuptoj, - ia pres ligjeratën e drejtë.

Ministri ,sa më dëgjoi , më kërcënoi me burg.Ison ia mbante edhe zëvendësministri, natyrisht si bashkëmoshatarë, të njëjtin shqetësim vuanin.

E akuzan për imoralitet. Pyetja kryesore, ishte se si Nandit i ka shkuar në mendje të shohë bukurinë e sekretares. Eshtë munduar t’u shpjegoje, se ka qenë i detyruar të futet nga dera e sekretares, se ministri derën kryesore e përdor vetëm për vete. Pas pyetjes pse e ka parë në sy sekretaren , dhe pas përgjigjes se Nandit, se qe i detyruar të shihte,për të mos e shkelur më këmbë, u bë hataja. Sekretaria ka hapur disa herë derën komunikuese, për të pasur situatën nënkontroll. Vitet e burgut për Nandin, sipas parashikimeve të shefave, shkonin diku te rreth pesëmbëdhjetave.

Me të vertetë e mendove se do të fusnin në burg?- e pyes me sinqeritet.

Ishte burri botës anëtare i Byrose Politike. Sa t’i binte telefonit, për pesë minuta vinte te dera e ministrisë gazi i degës së punëve të brënshme.

Ti nuk bërë ndonjë krim. Tregove eksperiencën tënde përsonale.

Sa veta kanë hyrë në burg, në kohën e qepës, për një fjalë gojë, aq të mira qofshin. Bashkëmoshatarë jemi, lëri si hiqen sot, por në atë kohë nuk kemi parë trima. Pse nuk e mbaja veten për trim, u kërkova një kompromis, me dyer të mbyllura,- dhe Nandi u mbështet në karrike.

E cili qe?

U thashë shqip, që të binin ata rehat, se nuk e lakmoj sekretaren, po jap dorëheqjen e parevokushme. E bera hesapin në vend. Më mirë me binte i papunë në shtëpi, te nëna ime , se me stërpunë, e stërdajak në mes gardianëve , në burg.

E si reaguan?- nuk m’u ndejt pa e pyetur, ndonëse e qeshura ime, me veshtirësi me lejonte të flisnja.

I pari nuk e pranoi në asnjë mënyrë. Te dytin e pashë në sy, duke i dhënë mesazhin e qartë , se nuk kam faj unë, se jeni plakur ju.Diskutuan shumë për kompromisin që afrova .Ne fund e pranuan,por me një kusht.

E cili qe kushti?

Nesë do të flisnja,sa të jenë në këte jetë te dy, me dyfishoheshin vitet e burgut.

E pse ma tregove sot?

Të dy ato burra i qendruan marrëveshjes. Nuk më ranë më në qafë. Kur i pyesnin për mua, të dy e kalonin me shprehjen, se unë kam humor. Përpara një muaji ndërroi jetë edhe tjetri. Me që mbaroi marrëveshja, po ta tregoj se të ka mik të mirë.

Je i madh. E meriton edhe një birrë, që të marrësh veten,-i them duke fërkuar muskujt e fytyrës përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat