Lajm i hidhur për botën e muzikës

Kultura

Lajm i hidhur për botën e muzikës

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 12:27
Petrika Rëmbeci

Mëngjesi i sotëm është shumë i trishtë pasi është ndarë nga jeta, artsiti i madh, Bass Baritoni Petrika Rëmbeci.

Kush ishte Petrika Rëmbeci?

Petrika ka lindur në vitin 1944 në Korçë ku edhe ka filluar aktivitetin si këngëtar pranë estradës profesioniste në Korçë. Babai i  i tij artistik konsiderohet mjeshtri i fizarmonikës Abaz Hajro, i cili e shtyu që në moshë të re në festivalet e Korçës.

Gjatë viteve 1968-1973 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve pranë të madhit Ramiz Kovaçi, ku edhe është diplomuar për këngëtar bass-bariton. Madje gjatë provimit përfundimtar të diplomës, dhëmbi i tij u ënjt papritur, por Petri prapë u dallua dhe mori notën 10.

Në vitin 1974 ëmërohet solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku vazhdon profesionin e tij si këngëtar solist deri në daljen në pesion.

Gjatë karierës në TOB ka realizuar me sukses dhjetra role nga operat shqiptare dhe të huaja. Disponon një repertor të pasur koncertal në gjininë e këngës dhe repertorit operistik botëror. Ndër veprat e tjera lirike, ai është dalluar në rolet kryesore tek operat: “Borana”, “Komisari”, “Toka jonë”, “Maleve për liri”, “Goca e kaçanikut”, “Vjosa”, “Princesha e çardashit”, “Rigoletto”, “Carmen”, “Komisari”, “Tosca” etj.

Krahas recitaleve ka marrë pjesë në koncerte, në Anketat e Radio Tiranës, në Dekadat e Majit, në festivale të ndryshme dhe  në Festivalin e fundvitit. Κonkretisht, kompozitori i madh Pjetër Gaci pasi kishte dëgjuar zërin e tij brilant, e gjeti një mëngjes në punë fizike dhe i kërkoi të interpretonte një këngë që kishte shkruar për të. Kështu del Petrika për herë të parë në Festivalin e 15-të. Kënga quhej “E bukura Shqipëri” dhe menjëhërë u bë hit i kohës, ndërsa kënga tjetër “Në zemra kemi heroizmin” ishte e Josif Mingës dhe teksti i Demokrat  Anastasit.

Për arsye të panjohura, deri më  sot  u vendos që të mos merte pjesë në dy festivalet në vijim. Sidoqoftë  Kthehet në mënyrë dinamike tek festivali i 18-të ku këndon dy këngë, “Marshojmë në pesëvjeçare” me muzike nga Gazmend Mullahi, tekst nga Vullnet Mato e kënduar në duet me Kastriot Agon dhe  “Ideali na bashkoi” me muzikë nga Lejla Agolli dhe tekst nga Basri Bushkashi duet me Gjergj Suliotin.

Pas këtij bashkëpunimi rrugët e dy këngëtarëve lirikë u bashkuan si në nivelin personal ashtu edhe në atë profesional. Përveç miqësisë së tyre të ngushtë që zgjati deri sot, të dy kanë kënduar  dhjetra këngë së bashku në çdo event të kohës, si psh. tek festivali i 19-të “Përpara ecim me Partinë” me muzike dhe tekst nga Pjetër Gaci.

Disa nga duetet e tyre më të famshëm që shënuan skenat e muzikës së lehtë shqiptare janë: “Këngët e trimërisë” Muzika: Agim Prodani  & Teksti: Zhuliana Jorganxhi dhe Kënga e partizanit trim (Zemër nënë) me muzike dhe tekst nga Vangjo Nova. etj.

Me gjelbërim të përhershëm në zë dhe tmerrësisht miqësor ai arriti të hedhë themelet e tij në pentagramin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat