Libër që grishë për njohjen e themeleve të identitetit tonë kulturor

Kultura

Libër që grishë për njohjen e themeleve të identitetit tonë kulturor

Nga: Isak A H M E T I Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:55
Libri

Libri"Kulturë e krishterë-Dromca identitare" i autorit Fatmir Koliqit , është botuar dhe promovuar kohë më parë në Qendrën "Bogdani" në Prishtinë gjatë Akademisë solemne për Ditëlindjen e Shën Nënë Terezes , në përvjetorin e dyzetepestë të jetës së tij ,në 20-vjetorin e kuahtimit të tij meshtar dhe pesë vjetorin e shërbimit të tij si famullitar i Prishtinës(Parathënue e Imzot Zef Gashit(fq.9).

Libri në fjalë , siç e thotë edhe vetë autori në Hyrje(fq 15),,  hap një derë për të hyrë në një botë  ende të pa eksporuar  sa duhet  te ne  dhe për të bërë një grishje të sinqertë për njohjen e themeleve  të identitetit tonë kulturor autokton.

Shkrimet që përbëjnë këtë libër ,siç e thotë edhe vetë autori , janë shkruar në një interval kohor disavjeçar  dhe kanë pasur për shkak fenomene e argumente të ndryshme dhe që janë inspiruar fuqishëm  nga kultura e krishterë(Hyrje, fq.9) dhe duke pasur për moto një mendim brilant të Joseph Ratzingerit përkatësisht të Papa Benedikti XVI kur thotë:"

KUR FEJA I TREGON NJERIUT  KUSH ËSHTË  DHE SI DUHET TË FILLOJË TË JETË NJERIU,

FEJA ATËHERË KRIJON KULTURË".

Këtë libër ,që ka vlera shumështresore , autori ua ka kushtuar të parëve të tij martirë, që me Kryq dhe Pendë e kanë ruajtur identitetin arbëror  të krishterë , si një hallkë të pashkëputur  të qëndresës në trollin e qytetërimit europian dhe familjes së tij ,që janë vazhdimësia e këtyre të.parëve.

 

2.Pak biografi për autorin      

-----------------------------------------

FATMIR KOLIQI( 1976) është prift katolik.Gjimnazin e kalasik"Paulinum" e ka kryer në Sunoticë të Vojvodinës(1995), kurse studimet  filozofike-teologjike  i ka kryer në Zagreb,  në Insitutin Filozofiko-Teologjik  të Jezuitëve  ,dega e Universitetit Papnoe Gregoriana  në Romë(199t-2001(.Në vitin 2001 është shuguruar meshtar.

Ka shërbyer  sekretar i Imzot Mark Sopit(2001-20ë2) ,vikar i Famullisë së Novosellës (2002-2007) ,redaktor i Revistës "Drita " (2007-2008).Studimet postdiplomike i ka kryer në.Romë(2008-2011).Gjatë viteve 2011-2016 ka qenë sekretar i i Ipeshkvit   imzot Dodë Gjergji.

Nga viti 2011 ka qenë zëdhënës i Ipeshkvisë Prizren-Prishtinë ,nga 2014 drejtor i SHB"DRITA" dhe kryeredaktor i revistës "Drita", e cila momentalisht botihet vetëm në platformën online  www.drita.info.

Që nga viti 2014 është ligjërues në Shkollën Katekistike Dioqezane në Prishtinë.

Më 2016 është emëruar  famullitar i Prishtiës dhe dekan i Dekanatit të Prishtinës.

Që nga koha studentore merret me shkrime autoriale dhe përkthime që i ka botuar në revista të ndryshme.Interesimet e tij krijuese janë përqëndruar kryesisht  në fushën e teologjisë  ,filozofisë ,shkencave shoqërore  dhe letërsisë.

Ka përkthyer dokumentin e Sekrtariatit për jo të krishterët."Shpresa që është në.ju,Pasqyrë e shkurtër e fesë katolike",Drita ,2006.

Është editor i "Stublka-Monografi",botim i Zyrës Fanullitare të Shën Jozefit-Stubëll,2005.

"Narrativë e identitetit shpirtëror të shqiptarëve ",që është libri i tij i parë autirial,(2021).

 

3.Kultura e krishterë-Dromca identitare,

---------------------------------------------------------------

 Drita , 2021 ,fq.222

--------------------------------

 

Në librin që.po ju paraqesim është me rëndësi të theksojmë që në fillim se autori ,Fatmir Koliqi , ka trajtuar me kompetencë një varg temash , fenomenesh dhe problemesh trashedentale dhe shoqërore duke nisur me shkrimin emblemë:QYTETËRIMI I KRYQIT ,për të vazhduar  më pas me njësitë e tjera shkrimore siç janë

-Feja e vërtetë është kuktura,

-Ungjillizuesi i shqiptarëve,

-Krishterimi-Philosifia  vera,

-Shenjtërit e Ulpianës,

-Dalmati që ia dhuroi Biblën Europës,

-Mjeshtri i kulturës europuane,

-Binomi"Fe&Arsye-paradigmë e shpirtit europian,

-Ditëlindja e gjuhës shqipe,

-KONGRESI I ALFABETIT:një kuvend profetik,

-Gruaja e Tejkohshme  ,

-Nënë Tereza -grua e fesë së madhe ,

-Si ta zgjedh liderin  e Qytetit,

- Mikpritje dhe dislog,

-Faktori"D"  i gazetarisë

-Një stil i krishterë për tabanuar botën  dugjitale,

-Aborti:plagë ppr ndërgjegjen ,

-Shkenca e vërtetë të çon në takim me Zotin,

-Krijimi nuk ështp magji- Papa Françesku dhe Big Bang,

-CARPE DIEM-Vlerësimi i kohës dhe përdorimi i saj,

-Përvoja e shtegtimit  në takim me të Vërtetën,

-Zoti vhwn për ta ngrohur planetin tonë,

-Pa dhe besoi,

-Ju jeni Drita e botës.

Librit në fjalë i paraprin një Parathënie(fq.9-11),mjaft përmbajtësore, që  është shkruat nga Imzot Zef Gashi dhe Hyrja(fq.13-15),shkruar nga vet autori.Ç'është e vërteta , edhe Parathënia edhe Hyrja  janë një Vade mecum për të kuptuar më lehtë problematikat dhe fenomenet  ,të cilat i ka trajtuar autori  përmes një stili origjinal,të moderuar, që"herë duket se është i moderuar dhe i rrjedhshëm  ,herë herë therrës dhe i drejtpërdrejtë e njëkohësisht i mbështjellë me mister , që nuk zbulohet i tëri , pie gjithmonë e ke kexuesin të nënkuptojë e të reflektojë , i hap shtigje të reja  dhe e dërgon tek burimi pa ia imponuar mendimin , por me finesë të jashtëzakonshme  dhe butësisht lel pistat që e orienton lexuesin natyrshëm në atë drejtim"(Parathënie,fq.10).Në të vërtetë është një stil që autori e ka gërshëtuar me klasiken dhe me modenen dhe në këtë raport ndërthuret mendimi dhe shkrimet e tij që janë përfshirë  brenda kopertinave të librit në fjalë ,me qëllim për ta bërë të sotme pasurinë  e mendimit të paraardhësve  të tij , nebdimin që e ka formësuar shpirtin e popullit  tonë ndër shekuj ,që pa hezitim bën lpjesë  dinjitetshëm në mendimin europian të cilit i përkasim dhe ne(vep.e cit,fq 10-11).

Duke i lexuar dhe analizuar shkrimet e librit në fjalë mund të themi lirisht se ky libër , i rrallë në mjedisin tonë kulturor , të këshillon , të orienton , të aftëson për ta kuptuar më mirë jetën , filozofinë , Biblën në përgjithësi dhe kulturën e krishterë në veçanti.Për më tepër ,në këtë libër hasim edhe në shumë pyetje interesante  ,por edhe në përgjigje fulozofike , të cilat i jep autori.Kështu ,p.sh. aty hasim edhe në pyetjen:ÇKA ËSHTË KOHA?

Kjo pyetje , shkruan autori ,është shumë tunduese për njeriun ,sepse ajo të tërheq në vazhdimësi për të përsiatur fuqinë e saj  metafizike.Dhe një ndër ata që e ka ngacmuar për së tepërmi koncepti kohë, ka qenë edhe Shën Augustini ,filozof, shkrimtar dhe teolog i madh në shek.IV, i cili në "Rrëfimet"e tij ka thelluar mendimin me shumë pyetje  në lidhje me kohën , duke e parashtruar  atë me një theks të veçantë në raport me krijimin dhe amshimin ,përkatësisht me Hyjin.Shën Augustini  ,i nxitur nga dijetarë të tjerë ,pyet:A ka pasur kohë para krijimit?Duke i shkoqitur dy konceptet fulozofike-teologjike:kohë dhe amshim ,Shën Sugustini arrin te përfunfimi se koha  është kategori e krijimit  ,ajo ka filluar  të ekzistojë atëherë  kur Zoti ka krijuar  gjithësinë ne fjalët"Le të bëhet.Dhe nga çasti i krijimit, e ekzistuara ka filluar të jetojë në kategoritë e veçanta që janëe veçanta e botës së krijuar(Vep.e cit.fq192-193 ).

Në fund të shkrimit:Carpe diem-Verësimi i kohës dhe përdorimi i saj ,autori konstaton ,citojmë:"Koha dhe amshimi  takohen  ,ajtohen dhe përmbushen  në Personin e Jezu Krishtit , Zot e Njeri, dhe vetëm në Personin e Tij  e gjejmë kuptimin e kohës  dhe na zbulohet misteri i amshimit"(Vep.e cit.fq.195).

Shumë interesante  janë persiatjet dhe meditimet  e autort për Dritën,te shkrimi:JU JENI DRITA E BOTËS(fq.217-222).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat