Gjuha e moçme shqipe ishte gjuhë e parë hyjnore e njerëzisë në Tokë!...

Kultura

Gjuha e moçme shqipe ishte gjuhë e parë hyjnore e njerëzisë në Tokë!...

Nga: Sami Arifi Më: 9 shtator 2021 Në ora: 13:25
Sami Arifi

Sipas librave profetike, Biblës, në kohë të hershme “mbarë Toka kishte vetëm një gjuhë dhe fjalët e njejta“, por këtë të vërtetë e pohon edhe Kur’ani. Cila, pra ishte kjo gjuhë mbarënjerëzore?! Kjo ishte natyrisht gjuha hyjnore e profetëve të cilën e kemi qyajtur “gjuhë-nënë”, më saktë kjo gjuhë ishte pellazgjishtja-ilirishtja-shqipja e moçme.

Latinishtja, greqishtja, e ashtquajtura sllavishtja e vjetër dhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, ishin gjuhë administrative të Perandorisë Romake, asaj Bizantine dhe të Perandorisë Osmane. Prandaj, kur “vdiqën” këto Perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative, dhe, si të tilla, latinishtja, greqishtja dhe e ashtquajtura sllavishtja e vjetër, por edhe osmanishtja ishin gjuhë artificiale, pra, ishin gjuhë administrative të perandorive që i cekëm më parë. Në këtë mënyrë kur vdiqën këto perandori “vdiqën” edhe gjuhët e tyre administrative. Prandaj, latinishtja, greqishtja, sllavishtja dhe osmanishtja janë gjuhë të “vdekura”.

Rezultatet shkencore të Xhuzepe Katapanos, e në mënyrë të veçant dy veprat e tij. Thoti fliste shqip, para 12 mijë vjetesh (1984), si dhe Lashtësia e Gjuhës Shqipe (1988) janë mbështetje të fuqishme në të mirë të konstatimeve shkencore. Hieroglifet e Thotit të prezentuara në veprën e Katapanos, janë në të vërtetë, citatet e Zotit dërguar profetit të vet, Thotit.

Hieroglifet e Thotit përfaqësojnë Librin e shenjtë që i është dërguar profetit Thot para 12 mijë vitesh në gjuhën e Tij-në gjuhën shqipe. Ky është fakt i padiskutue, sepse përmendet edhe në librat e mëvonshme profetike, e në Bibl e në Kur’an.

Për këtë arsye fjalët shqipe që figurojnë në Bibl dhe në Kur’an s’janë tjetër pos fjalë hyjnore të bartura nga librat e shenjta më të hershme, fjalë këto të Zotit të madhërishëm që ua ka dërguar profetëve të Vetë: Ademit, Thot-it, Ibrahimit (Abrahamit), Musait (Mojsiut), Dautit (Davidit), Isait (Jezusit) dhe Muhamedit.

Xhuzepe Katapano në veprën e vet “Antichita della Lingua albaneze” dëshmon se nga profeti Ibrahim (Abraham) e deri te profeti Isa (Jezusi) të gjithë profetët ishin pellazë-ilirë. Edhe vetë emërtimi arab ka etimologji pellazgo-iliro-shqipe të lashtë, e jo etimologji arabe, sepse gjuha arabe është gjuhë mesjetare e jo antike.

AR-ar:ë=tokë dhe AB-uj:ë-i, prandaj, do me thotë ar+ab=arë me ujë. Emërtimi i këtillë fillin e ka nga koha e profetit Ibrahim (Abraham), i cili si hiks (ikës-emigrues-muhaxhir) nga Mesopotamia, ku jetonin pellazgo-iliro-shqiptarët e lashtë, vendoset në Kanan (Palestina dhe Arabia e tanishme), në kohën e të cilit buron, mu te Meka e sotme, burimi i ujit Zemzëm-burim i shenjtë. Kjo ndodhë në shekullin XXII-XXI para erës sonë. Prandaj Ar-ab do të thotë toka me ujë (burim të Zemzemit). Nga koha e tillë emërtimi Kanan fillon gradualisht të zëvendësohet me emrin Arab-ia.

Grekët e kohës së sotme janë në të vërtet konglomerat i etnosit shqiptar, vllah dhe turk, ndërsa gjuha e sotme e tyre është përzirje e gjuhëve italo-sllavo turke.

Ami Bue ndër të tjerash shkruante se shqiptarët janë stërnipërit e ilirëve të lashtë, ndërsa E.L.Clark (MCM) ishte i mendimit se shqiptarët i takojnë racës pellazgjike dhe racës ilire.

Në vepren prej dy vëllimesh të John E. Blunt-it (1878), përkitazi me shqiptarët, ndërmjet tjerash, thuhet: Për shqiptarët pak dihet në botën e qytetëruar. Shqipëria e cila ndodhet në Ilirinë dhe Epirin e Vjetër, në mesjetë nga osmanët, quhej arvanasi, më vonë Arravutluk, nga grekët Arvanitia; por në gjuhën amtare të shqiptarëve ajo quhej Skiperi, ose toka e shqipeve.

Lordi anglez G. C. B. Broughton (1855), ai i dallon albanët evropian, të cilët jetonin në Ilirinë Jugore, d.m.th., në Albanopolis ose në Albasano dhe albanët aziatikë, të cilët jetonin në Albani (Kaukaz), në mes Iberisë e Detit Kaspik. Albanët aziatik të cilët quheshin arrnavudë doli sinonimi modern arnaud për të gjithë shqiptarët (pellazgë, ilirë, shqiptarë), pa marrë parasush se a ishin të Azisë apo të Evropës (1855), ndërsa sipas D. K. Jovanoviqit (1880) shqiptarët janë populli më i vjetër i Siujdhesës Ballkanike dhe se shqiptarët konsiderohen se janë ilir. Edhe Anglezi Edwin Pears (1911) pohoi se shqiptarët ose arnautët janë pasardhës së racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, më saktë janë pasardhës së racës ariane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat