Mësimet e njohura nga Aristoteli...

Kultura

Mësimet e njohura nga Aristoteli...

Nga: Agron Shabani Më: 9 shtator 2021 Në ora: 23:19
Agron Shabani

Një nga pasojat që ka mospjesemarrja, bojkoti ose abstenimi në politikë është ajo se ti përfundon i sunduar ose qeverisur nga inferiorët, mediokritët dhe injorantët. "(Platoni në "Apologjinë e Sokratit")

 Aristoteli ishte mendimtari dhe filozofi më i madh dhe më i shquar në Antikë dhe njeri prej filozofëve më të mëdhenj të njerëzimit ose civilizimit tonë.

 Aristoteli se këndejmi u bë i shquar (i famshëm) dhe i pavdekshëm me veprat e tij në fushën e politikës, metafizikës, skolastikës, retorikës, logjikës, psikologjisë etj. 

Tek vepra e tij " Politika", Aristoteli trajton çështjet, aspektët dhe pikëpamjet e njohura mbi shtetin dhe familjen. Ai mbështet formën e regjimit aristokratik dhe jo format ose metodat e njohura demokratike  si ato në "shtetin" ose "polisin" e Athinës, që Aristoteli do i quante formë të keqia të qeverisjes.

 Ai ka shkruar kushtetutat e158 vendeve, midis të cilave edhe ato të Epidamnit (Epidariumit), Apolonisë dhe molosëve, por që kanë humbur, përveç asaj të Athinës që ka mbijetuar deri sot.

Ai është autor i veprës “Mbi historinë e kafshëve” dhe “Mbi mrekullitë e dëgjuara” dhe kështu me radhë. 

Gjithashtu Aristoteli na mëson mbi "njeriun si kafshë politike" ("zoon politicon") , si "qenie të logjikshme" ose "homo sapiente"; mbi "Etikën e Nikomahut" etj.

Ndërkohë që Aristoteli u shqua edhe për kritikën e tij subjektive ndaj idealizmit objektiv të Platonit ish-mësuesit të tij etj.. 

Lidhur me botën e ideve të Platonit, Aristoteli do shprehej se: “Të thuash se idetë janë modele të shtetit dhe politikës dhe çdo gjë ̈tjetër që lidhet me to, kjo do të thotë të shqiptosh fjalë, gjegjësisht retorika ose oratori të ndryshhme boshe, duke u shprehur me alegori, adiafora, apori, parodi ose metafora poetike”. 

Aristoteli ishte pra një filozof materialisto-idealist, sepse  e pranonte idenë e materies jashtë ndërgjegjes dhe logjikës së nje,riut dhe e merrte atë si një lëndë dytësore ose sporadike ku mund të ndërtohen dhe ndryshohe  gjërat. Dhe,  kjo sipas Aristotelit bëhet e mundur vetëm me anë të logjikës dhe intelektit të njohur njerëzor i cili është burimi dhe fillimi i çdo gjëje që lëvizë duke u transformuar në formë evolutive ose empirike, qëllimi i gjithçkaje ose çdo gjëje që ekziston.

Ndonëse, Aristoteli e kritikoi Platonin-Mësuesin e tij, megjithatë shihet qartë se Ai ishte i ndikuar nga filozofia idealiste e Platonit, Sokratit etj.

Ndryshe nga kjo, aftësia dhe madhështia jonë si krijesa njerëzore ose qenie intelegjente, nuk mbështetët në ribërjen e tokës ose planetës sonë sipas mitit të njohur të epokës nukleare ose atomike, por në ringjalljen ose ribërjen e jetës, shpirtit dhe vetvetës sonë sipas mësimëve ose predikimëve të njohura të Platonit, Aristotelit etj.

Sipas tyre, besimi ose religjioni, e bëjnë një gjë të mirë tek njeriu, në kuptimin e asaj se e zbresin Zotin (Hyjin) në zemrën, shpirtin dhe logjikën (intelektin) e njeriut. Ndërsa, filozofia jep spjegimin dhe kuptimin universal mbi ngritjen e besimit, shpirtit dhe intelektit të njeriut në nivelin ose instancën e lartë hyjnore ose profetike.

Në instancë të fundit, besimi ose religjioni na udhëzojnë të injorojmë mosqenien, moskrijesën dhe mosekzistën hyjnore ose profetike, për t'i kryer ose përmbushur detyrat ose obligimët e jetës.

Se këndejmi, sipas filozofisë kristiane dhe asaj muslimane, sytë dhe fytyra e njeriut janë pjesët më ekspresive dhe specifike në trupin ose organizmin e tij. Kjo për faktin se në sytë dhe fytyrën e njeriut, nganjëherë shfaqen ose manifestohen gëzimi, kënaqësja dhe lumturia e tij objektive dhe subjejtive, nganjëherë tjetër hidhërimi, dëshprimi, frika, urrejtja, xhelozia, stresi, mërzia, tensioni, depresioni etj. 

"Sytë dhe fytyra e njeriut, janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, dhe shipirti i njeriut është i dashur, i thellë dhe aq i bukur, sepse përmes tij shihet Zoti. (Immanuel Kant)

Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të mendjes (koshiencës), shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartë njerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "vullneti për të jetuar" (wille zum leben). Kështu që "fenomenët" e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore, interferojnë dhe integrohen në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i jetës dhe botës sonë. Për Immanuel Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon dhe pranon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, vullneti për të jetuar na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë. 

Shqiptarët me tepër se kurrë kanë nevojë për ringjallje (rilindje) dhe rinjohje me vetveten, të kaluarën dhe historinë e tyre, e cila përveç simbolikës së vetflijimit ose sakrificës, e ka mesazhin dhe karakterin e ringjalljes, rilindjes....Respektivisht, lirisë (çlirimit), shkurorëzimit dhe shpronësisimit tonë objektiv dhe subjektiv nga robëria, varësia, tutelja ose kurorat e ndryshme.

Në kohën e Jezu Krishtit, Palestina ndodhej nën tutelën ose sundimin e përbashkët greko-romak të Filipit dhe Herod Antipit dhe ishte e ndarë në pesë provinca: Judea, Galilea, Betamia, Idumea dhe Samaria. Krishti kishte lindur në Betlehëm që i takonte provincës së Galilesë dhe jetonte në Nazaret që i përkiste provincës së Judesë. Prandaj, Jezu Krishtin e quanin edhe galileas, edhe judeas ose nazaretas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat