Kanë filluar ndërhyrjet emergjente në monumentet e trashëgimisë kulturore

Kultura

Kanë filluar ndërhyrjet emergjente në monumentet e trashëgimisë kulturore

Më: 30 shtator 2021 Në ora: 19:25
Hajrulla Çeku

Në kuadër të planit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në rrezik, ekipet kanë filluar punën e ndërhyrjeve konservuese dhe restauruese në disa asete të TK. Gjithashtu janë publikuar shpalljet për angazhim të stafit për restaurim dhe konservim në shumë lokalitete arkeologjike dhe arkitekturore nën përkrahjen dhe monitorimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Një prej tyre është kulla e Ramë Zeqë Kadrisë e cila daton prej shek.19. dhe gjendja e saj aktuale ishte shumë e rënduar.

Me këtë rast, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Kulturë, Ardian Gola dhe këshilltaren, Nora Arapi Krasniqi, kanë parë për së afërmi punimet që po zhvillohen në këtë kullë, në fshatin Brovinë.

Qëllimi në këtë fazë është mënjanimi i mëtutjeshëm i degradimit të vlerave të kësaj kulle.

Të tilla intervenime do të bëhen në vende të ndryshme të Kosovës, kjo pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dyfishuar fondin për ndërhyrje emergjent fushën e trashëgimisë kulturore, nga 450.000 € në 842.000 €.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat