Rreze e së vërtetës

Kultura

Rreze e së vërtetës

Nga: Vjollca Aliu Më: 2 tetor 2021 Në ora: 15:19
Vjollca Aliu

E luta piktorin
Të m'i pikturoj sytë
Më tha: "E kam vështirë
Ata kanë shumë rreze-dritë!"

Për një moment u stepa
Thash se po bënte hajgare
Pastaj m'u kujtua
Se sytë janë dritare.

Të gjitha që i kemi në zemër
Gjithçka që përjetojmë
Duam ose s'duam
Sytë tanë e reflektojnë.

Prandaj dhe sekretet
Mund t'i fshehim veç në fjalë
Edhe kur ndjenjat i fshehim
Sytë tregojnë gëzim e hall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat