Si duhet funksionuar shoqata e shkrimtarëve?!

Kultura

Si duhet funksionuar shoqata e shkrimtarëve?!

Nga: Sami Arifi Më: 4 tetor 2021 Në ora: 06:57
Sami Arifi

Shoqata e shkrimtarëve duhet të funksionojë përmes statutit të shoqatës së tyre.

Statuti i shoqatës së shkrimtarëve parashikon rregullësinë e formimit të organeve të shoqatës dhe funksionimin e tyre si: kryesinë, bordin, kuvendin dhe anëtarësinë e Shoqatës, që shpërblimet për mirënjohje, fotot në logo të ndryshme të vendosen dhe renditen në bazë të meritokracisë së veprimtarisë së shkrimtarëve. Sipas statutit të shoqatës do të merren në konsideratë veprat e tyre, punimet shkencore të botuara në revista shkencore, shkrimet e publikuara në gazeta me përmbajtje kulturo-historike, pjesëmarrja në simpoziume shkencore si dhe aktivitete tjera të organizuara në tubime letrare e të tjera. Këto organizime dhe funksionime janë efikase kur kemi statutin e shoqatës që në të janë të përfshira kriteret, avansimet, emrimet, të cilat do të drejtoheshin nga komisionet profesionale që do të zgjedhen me kritere të caktuara nga bordi dhe kryesia e shoqatës, dhe në këtë mënyrë udhëheqja e shoqatës vepron mbi bazën e statutit të shoqatës për avansime, renditje të fotove në logo, mirënjohje dhe shpërblime të tjera në bazë të punës krijuese, shkencore te anëtarët e saj e më gjerë.

-Për kandidimin në kuvendin e shoqatës të jetë kriter botimi i një e më shumë librave, ndërsa për anëtarësim në shoqat të jetë kriter publikimi i një esesë apo publikimi i tri punimeve me përmbajtje historiko-kulturore në gazetë. Kuvendi i shoqatës me kritere të caktuara, në bazë të veprave të tyre, të zgjedhë bordin e shoqatës, bordi i shoqatës me kritere të caktuara të zgjedhë kryesinë e shoqatës dhe kryesia e shoqatës të zgjedhë kryetarin e shoqatës.

t’u kandiduar anëtar i kryesisë së shoqatës, të jetë kriter, që anëtari i shoqatës të ketë së paku katër libra të botuara, një punim në revistë shkencore dhe pesë artikuj të botuara në gazeta me përmbajtje historike apo në lëmin e kulturës, nëse nuk ka botim në revistë shkencore atëherë t’i ketë dhjetë artikuj me përmbajtje historike apo kulturore të botuara në gazeta.

-Kandidatët për anëtar të bordit të shoqatës të kenë së paku dy libra të botuar.

-Ndërsa për anëtar të kuvendit të shoqatës të kenë një libër të botuar.

-Kriteret për shpërblime, mirënjohje, renditje të fotove në logo e të tjera të caktohën në bazë të kontributit të punës që ka dhënë anëtari i shoqatës përmes veprave të tij shkencore, krijuese dhe aktiviteteve tjera në kuadër të veprimtarisë së tij:

bazë të librave, punimeve në revista shkencore, artikujve në gazeta të botuara me përmbajtje historiko-kulturore dhe aktiviteteve tjera.

-Të nderuar shkrimtarë për ecje drejt përparimit ndërgjegjja jonë duhet të trokas në mendjen tonë, ashtu siç të vjen keq kur dikush shpërblehet me më pak punë se ju, ashtu duhet të ndihemi keq kur ne shpërblehemi pa rend me punë më pak se dikush tjetër!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat