Pse urrejmë dhe paragjykojmë shpesh pa kurrfarë baze?!

Kultura

Pse urrejmë dhe paragjykojmë shpesh pa kurrfarë baze?!

Nga: Agron Shabani Më: 6 tetor 2021 Në ora: 20:09
Agron Shabani

Është e natyrshme dhe plotësisht normale që personat ose individët e ndryshëm (qofshin ata politikan, analist, shkrimtar, gazetar, opinionist ose publicist etj.)-të marrin n'thua ose të kenë averzione, antipati, alergji, fobi, paranoja ose mospajtime të ndryshme objektive dhe subjektive me Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen, Adem Demaçin, Mark Krasniqin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin etj. Dakord. Krejt në rregull kjo me kusht që të mos kalohet në urrejtje, shpifje, etiketime, manipulime, xhelozi, demagogji, skizofreni, oligofreni, idiopati etj.

Aty nuk ka ilaçë për sëmundjet e mesipërme shpirtërore, emocionale, nervore, mentale ose psikopatologjike dhe kështu me radhë.

E sidomos atëherë kur urrejtja, xhelozia, paranoja ose fobia ndaj dikujt tjetër, kalojnë në depresion, tension, fiksion ose pasion.  

Nga profesorët ose ekspertët e njohur rusë të psikologjisë klinike si Behteriev,Vasiliev, Pavllov, Pllatanov, Lebedinski etj..., si dhe nga kolegët ose homologët e tyre amerikan si Mekinli, Xhejkobson, Aserinski, Klajtman dhe të tjerë, pos tjerash kemi lëxuar, mësuar dhe kuptuar se personat ose individët e ndryshëm skizofren (shizofren), neuorfren, oligofren etj., të prekur ose goditur nga simptomët ose sindromët e ndryshme të paranojës, skizofrenisë, mizantropisë, oligofrenisë, idiopatisë etj., e kanë të vèshtirè ose tè pamundur t'i pranojnè ose akceptojnè vèrejtjet, kritikat, kèshillat, sugjerimet ose rekomandimet miqèsore ose dashamirèse tè miqve, shokève, tè afermève familjar, tè kèshillètarève personal ose profesional, apo edhe tè ekspertève tè specializur nè fushat e ndryshme tè psikologjisè klinike dhe asaj politike. Ata me mè deshirè iu nènshtrohen instiktève, emocioneve ose figurave dhe autoriteteve te ndryshme supreme ose ambivalente qè i njohin vetèm ata dhe nuk ndodhèn nè kurrfarè marèdheniesh tè aferta me ta, se sa miqve, shokève ose anètarève tè familjes, popullit (kombit), shtetit, pushtetit etj. Me tepèr jetojnè nè hipnoza ose fantazi tè ndryshme imagjinare, fiktive ose ablanacionale (ablanitive) etj., se sa nè realitet, normalitet ose racionalitet. 

Ndërkohë që edhe reflekset dhe rrezet e ndryshme alfa nè trurin e tyre sè bashku me ndijimet (ndjenjat) e njohura humane, solidare dhe patriotike me tè tjerèt, i kanè si tè thuash jofunksionale ose disfunksionale. Nejse!

Se këndejmi, njerëzit ose personat e ndryshëm (qofshin ata edhe lider partiak ose politik, politikan të lartë ose diplomat etj.) që i përseritin ose recidivojnë përditë fjalët, sloganet ose mesazhet e njejta nepër konferenca shtypi, samite të ndryshme ose në fushata zgjedhore ose elektorale: Ose janë citues dhe epigon të dikujt tjetër, ose ndodhën para sëmundjes së dementisë, alzheimerit, melankolisë së përgjithshme, egomanisë ose egopatisë, ose janë mashtrues të njohur ordiner ose ambulant. 

Kjo do të thotë se një lider ose politikan i mirëfillët, ekselent dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës, të tërin -profesionin, artin politik ose diplomatik, intelektin dhe talentin e tij, i ngritë dhe projekton mbi gamën, substratin dhe substitutin e gjërë rekonstruktiv, diakronik ose paradigmatikè të ligjëve, simboleve, idealeve, vizioneve dhe fenomenëve të njohura njerëzore, shoqërore dhe natyrore të popullit (kombit) dhe atdheut të tij. Në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin, sintetizimin, shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin dhe artikulimin e asaj që është e bukur dhe me vlera të posaçme shkencore dhe profesionare, respektivisht, shtetërore, nacionale, historike etj.

Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura shkencore ose metodologjike të ngjarjeve, zhvillimëve, proceseve, fenomeneve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime, relevante, konfidensiale, furioze, hektike, eklektike, dinamike, ataraktive, inkarnative, satisfaktive...Të procesëve, deformimëve, anomalive, patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente, infantile, patologjike, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike, retrograde dhe të tjera. 

Në këtë menyrë, kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur institucionale, funksionale dhe konstitucionale, ndodhën të mbështetura, projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe metodologjike. 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore ose filozofike të etikës së përgjithshme shtetërore, qeveritare, nacionale, politike, diplomatike etj., mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik dhe teorik, gjegjësisht, eudaimonizmin, hedonizmin dhe utilitarizmin, mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale, ligjore, profesionale dhe institucionale, gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome, mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhëniëve të njohura vertikalo- horizontale në relacionin e njohur shteti-pushteti (qeveria)-shoqëria-personi ose individi, gjegjësisht, etikën individuale, etikën kolektive, etikën profesionale dhe etikën sociale, etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën ekzistencialiste, etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale, etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën institucionale dhe konstitucionale, etikën diskriptive, etikën empirike, metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike dhe kështu me radhë. 

Ndaj, çfarë (çka) duhet ditur? (Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit të shëndoshë); çfarë (çka)  duhet bërë ? (Kritka e unit të përgjithshëm ose atij praktik) dhe cfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (Kritika ndaj forcës së gjykimit dhe reagimit): Janë ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e Materializmit dhe Idalizmit kritikë të Immanuel Kantit, Sen Simonit si dhe te filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu i ditur, njeriu integer (integrues) dhe patriot..? 

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura  çfarë( çka) guxojmë të dijme?, çfarë (çka) guxojmë të besojmë dhe premtojmè ? dhe çfarë (çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë...?  

Në kontekstin e mesipërm filozofik ose metaestetik, si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme shoqërore, politike, filozofike, sociale, societale dhe të tjera, në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara, profilizuara dhe konvencionalizuara ne dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike. Në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem.

Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat, konfliktët dhe mospajtimet e mundshme politike, partiake, klasore, sociale, konceptuale, ideologjike, shtetrore, nacionale, internacionale, rajonale, krahinore dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.

Ç'është inteligjenca?

Fjala ose nocioni inteligjencë, siç dihet, vjen nga fjala latine 'interlligere', që do të thotë të krijosh ose organizosh relacione, respektivisht marëdhënie midis marëdhënieve ose lidhje midis lidhjeve. Ky term ose nocion është prezantuar dhe konfirmuar edhe nga Ciceroni, Sokrati, Platoni etj. Sipas tyre inteligjenca (intelegjencia) është ajo që bën njeriun të kuptojë dhe pranojë më mirë jetën, botën, natyrën dhe vetvetën e tij. 

Ndërkaq, sipas Aristotelit, trupi, mendja (truri) dhe shpirti i njeriut janë të pandarë në kuptimin e asaj se shpirti i ka dy anë ose pjesë të tij: pjesën racionale dhe pjesën iracionale.

Gjithnjë sipas Aristotelit, shpirti në brendinë ose substancën e tij përmban ide dhe idetë janë të konceptuara dhe përceptuara përmes intelegjencës së njeriut në kuptimin e njohur se shpirti e ushqen trurin dhe truri e ushqen shpirtin e njeriut. 

Për Hegelin ndërkaq, intelegjenca është gardian ose kujdestari i të gjithë jetës koshiente (logjike) ose psikologjike. 

Përderisa, Imanuel Kanti e shikonte dhe kuptonte intelegjencën vetëm nëpermjet bashkimit të saj me intuitën dhe sensibilitetin si dhe me ndërthurjet ose ndërvarjet totale dhe absolute që burojnë nga dija, evolucioni dhe përvoja e njohur e njeriut. 

Shopenhaueri e shihte intelegjencën si nënshtrim të shpirtit dhe vullnetit njerëzorë, gjegjësisht si elementin e parë dhe esencial. 

Dekarti  e percaktonte intelegjencen si "mjet për përfitimet e shkencës dhe teknikë perfekte të lidhur me një pafundësi gjërash". Leibnitzi i referohej intelegjencës si një shprehje e nukleusit progresivë të vetdijes dhe ndërgjegjës.

Ndërkaq, Çarlls Darwin, në librin e tij “Origjina e specieve” pohon se "qenia njerëzore është kurorëzim i evolucionit dhe progresit, dhe intelegjenca është ajo që i dallon ose diferencon njerëzit prej kafshëve". 

Në psikologji, intelegjenca ka dy elemente kryesore që dallojnë një person intelegjent nga një person jointelegjent ose më pak inteligjent: enërgjia ose kapaciteti për të punuar dhe krijuar si dhe performansa dhe sensibiliteti. 

Me fjalë tjera, një person inteligjent, intelektual ose performant në fusha të ndryshme, ka një kapacitet pune dhe një nivel ose radius levizjeje dhe enërgjie krijuese ose inovatore shumë më të madhe, sesa një person jonintelegjent ose më pak inteligjent me pak intelektual. 

Ndonëse, psikologët dhe psikologjia i referohen intelegjencës së njeriut edhe nga pikëpamja intelektuale, profesionale, sociale, morale, materiale, shpirtërore, emocionale etj. 

Në këtë prizëm, të ndikuar paksa edhe nga filozofia sociale e Thomas Robert Malthusit i cili mbeshteste faktin se burimet ose resurset natyrore janë të limituara dhe se njerëzit mbi bazën e njohur të zhvillimit, intelektualitetit, akribitetit, luciditetit, subtilitetit dhe intelegjencës së tyre, konkurojnë për burimet, vlerat ose resurset e njohura globale ose universale: Psikologët janë të mendimit se është e drejtë sovrane dhe legjitime e personave intelektual dhe intelegjent të sundojnë ose mbizoterojnë mbi personat jointelektual, jointelegjent ose më pak inteligjent. 

Personat me probleme mendore ose me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, nuk arrijne te identifikojne ne menyre korrekte detyren, te planifikojne nje strategji per zgjidhjen e nje problemi ose te monitorojne veprimet te tyre.

P.S. Psikologet e specializuar dhe kompetent, e kane bere dallimin midis dy lloje te inteligjences: Inteligjenca ideationale – qe vepron nepermjet fjaleve dhe ideve, duke perdorur analizen logjike dhe racionalitetin e fjales, dhe :Inteligjenca instinktive – qe vepron nepermjet sentimenteve (ate qe ne e quajme inteligjence emocionale).

Kjo do thote se aftesia per te arsyetuar dhe per te zgjidhur probleme rritet ose shtohet me rritjen e moshes.

Graham Wallas, ne librin e tij te "Psikologjia e krijimit" flet per kater stade te procesit krijues: Pergatitja ose stadi i akumulimit , domethene kerkimi i informacioneve te fituara prej njeriut gjate historise se tij kulturale, dominuese, si edukata, arsimimi, emancipimi etj.

- Inkubacioni ose faza e pritjes, ku personi ose individi mbeten te lidhur me nje problem, terreni ku konfrontohen, ndikohen nga faktoret e ndryshem determinant ose paradigmatik.

- Ndricimi ose momentet kur shfaqet zgjidhja ose tejkalimi i problemit. Ketu perfshihen ose vijne ne shprehje çeshtjet dhe aspektet kognitive dhe emocionale, domethene personaliteti i krijuesit.

- Verifikimi ose venia ne praktike e procesit krijues ose inovator.

Ne vazhdimi e kemi edhe modelin e inteligjencave te shumefishta (intelegjencen multiciple ose muliintelegjencen) nder te cilat duhet vecuar:

1. Inteligjenca vizuale - hapesinore e cila aplikohet ose perdoret me shume ne aktivitete si: ndertim, lexim, pikture, ekuiliber, interpretim i disa motiveve, imazheve, pasazheve, mozaiqeve te ndryshme etj.

2. Inteligjenca verbale ose linguistike e cila perdoret me shume ne aktivitetet e ndryshme si: degjimi, te folurit, te shkruarit, ne retorike, oratori, ne lojera te ndryshme fjalesh, shpjegimin e disa koncepteve, fenomeneve shoeqore, qytetare , politike, diplomatike etj.

3. Inteligjenca logjike-matematikore e cila perdoret ose aplikohet per zgjidhjen e problemeve, formulave ose ekuacioneve te ndryshme matematikore, problemeve me koncepte abstrakte ose skematike, llogaritje matematikore ose gjeometrike etj.

4. Inteligjenca kinestetike e cila perdoret ne aktivitetet e ndryshme si: kercimi, sporti, gjuha e trupit, teatri  ose baletit, mimika etj.

5. Inteligjenca muzikore ose atonale e cila perdoret ne aktivitete te ndryshme si: te kenduarit, perdorimi i veglave ose instrumenteve muzikore, ne dirigjimimet dhe kompozimet e ndryshme muzikore etj.

6. Inteligjenca interpersonale e cila perdoret ne aktivitetet si: te degjuarit, perdorimi  i empatise, keshillimi, puna ne bashkepunim, observimi i gjendjes shpirterore ose emocionale etj., dhe

7. Inteligjenca intrapersonale e cila perdoret ose aplikohet ne aktivitetet e njohura si: dija per fuqine dhe pikat e dobeta personale, autovleresimi ose zbullimi i vetvetes etj. Me fjale tjera, intelegjenca ose inteligjenca, ka nje game ose shtrirje te gjere ose multidimenzionale.

Nderkaq, intelektuali shkencor, kulturor dhe politik eshte ai i cili si 'persona integra', 'enfant terrible', 'homo politicus' ose 'demirurg i zgjedhur': koperon, operon dhe celebron me to ne menyre integrale, globale ose universale, duke i bartur ato deri tek logjika, ndergjegjia dhe arsyeja njerezore (qytetare), shkencore, kulturore, politike, diplomatike, gazetareske, publicistike etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat