Në 40 vjetorin e vrasjes së intelektualit të madh të çështjes kombëtare Vehbi Ibrahimi alias Besnik Gjilani

Kultura

Në 40 vjetorin e vrasjes së intelektualit të madh të çështjes kombëtare Vehbi Ibrahimi alias Besnik Gjilani

Nga: Hazbi Lalinca Më: 9 tetor 2021 Në ora: 16:01
Vehbi Ibrahimi

Sot kujtojmë me shumë dhembje e krenari patriotin e shquar Vehbi Ibrahimi.

Lindi para 83 viteve ne fshatin Uglar të Gjilanit rrëzë Maleve të Karadakut të Idriz Seferit.

Si vogël Vehbiu ishte i frymëzuar nga ninullat e tregimet e gjyshit të tij Ramizit dhe babait tij Rexhepi si dhe nënës së tij Hanemshahe nga Zhegra së cilës pushteti i atëhershëm ia pushkatoj 15 anëtarët e familjes!

Vehbi Ibrahimi do të frymëzohet edhe nga mësuesit e tij e sidomos nga mësuesi patriot Mustaf Het Koka.

Shkollën fillore Vehbiu e mbaroi ne fshatin e lindjes shkollën e mesme në Tuzlla të Bosnjë Hercegovinës e në vitin 1961 regjistrohet në Fakultetin e Xehtarisë ne Tuzlla. Pasi u stabilizova ne konviktin e studentëve rrëfen Vehbiu dhe pas çdo seminari dilja të shëtitëm në qytet pasi nuk e njihja mirë këtë qytet piktoresk dhe po aq historik.

Në parkun e qytetit Vehbiu do ta takoj Shaban Tërstenen, i cili ishte nga Sllakovci i Gjilanit dhe ky i cili ishte bashkëpjesëmarrës në likuidimin e Grupit patriotik krye me Hasan Ali Rdmnikun.

Shabani i kishte tregu gjithë ngjarjen! Por këtij UDB-ja nuk ja kishte ba premtimin! Dhe kishte ik ne Tuzlla!

Patrioti Vehbi Ibrahimi takoi shokët e ideales në këtë qytet si Emin Jetishin nga fshati Uglar Gjilan, Qerim Shala nga Poneshi Gjilan, Qazim Qazimi e Masar Morina nga Mitrovica, Baki Limani e Ramadan Musliu nga Tetova të cilët për shkak të aktiviteteve politike ishin shpërngul në Tuzlla.

Më 1961 Vehbiu kthehet bashkë me jatakun e tij Daut Dauti nga Uglari. Vehbiu punesohet në Kombinatin e Tekstilit në Gjilan. Këtu takon shokët e ideales si Ejup Isufin nga fshati Zhegër, Avdush Ramadani Sali Dalihu nga Gjilani, Xhemail Shurdhani, Refik Dizdari etj.

Vehbiu formoi shoqërinë Ismail Qemali

Patrioti Vehbi Ibrahimi në mbledhje mori fjalën dhe mbajti një fjalim të zjarrtë ku demaskoi regjimin Titist Rankoviqist, përshkruajti masakrat e bëra në Karadak nga serbet. Vehbiu do të burgoset e do maltretohet disa herë. Me 1968organizoi dhe mori pjesë në demonstrata kundër regjimit fashist jugosllav.

Dhe me 2.3.1969 u nisa për Austri shkruan Vehbi Ibrahimi dhe me vete kisha një libër interesant "Zëri i Fshehtësisë ushtarake" me mua ishte një shqiptar me lajmëroi dhe më burgosën dhe pas shumë peripecive arrita në muajin qershor të dal në Austri! Nga Austria Vehbiu do të vije edhe një herë në Kosove më 10 prill 1972 ne Kuvendin themeltar te BKDSh e mbajtur ne fshatin Novosellë e Begut afër Vushtrrisë. Vehbiu erdhi në cilësinë e gazetarit francez dhe kishte lëshuar mjekrën pa e vërejtur fare organet e pushtetit! Kthehet në Austri e nga atje më 21 tetor 1973 shkon ne Belgjikë ne Bruksel. Edhe ne Bruxelles zhvillon aktivitete patriotike me Shoqërinë Ismail Qemali. Më 1975 Vehbiu shkon Angli ku ndjek një kurs ushtarak 6 javor për detyra speciale. Më 1977 ne Kongresin e Dytë BKDSH zgjidhet Arkëtar për Diasporë dhe Zv/ komandant i Këshillit Ushtarak "Mbrojtja e Shqipërisë Etnike".

Më 1979 Vehbiu zgjidhet n/kryetar i BKDSH.

Vehbi Ibrahimi ishte kryetar i Besëlidhjes Kombëtare me seli në Bruksel.

Më datë 18.09.1981 rreth orës 22.30 Vehbiu e vizitoi poetin Jusuf Gërvalla në banesën e tij në Untergruppenbach Gjermani biseduan për koordinimin e veprimeve kombëtare. Dhe pas 22 ditëve nga ky takimi patrioti Vehbi Ibrahimi do të vritet në një atentat para derës shtëpisë së tij ne Bruksel nga UDB-ja jugosllave ndërsa vëllezërit Gërvalla dhe patrioti Kadri Zeka do te vriten 4 muaj më vonë po nga e njëjta dorë gjakatare!

Patrioti Vehbi Ibrahimi u varros më 17 tetor 1981 në varrezat e Skarbekut ne Bruksel dhe më 2001 u rivarros në fshatin Uglar ndërsa më 2011 eshtrat e Vehbiut u vendosën ne Kompleksin Varret e Dëshmorëve në Gjilan!

Lavdi për jetë e mot jetës dhe veprës së dëshmorit të Parë në Diasporë Vehbi Ibrahimi!

Autori: Hazbi Lalinca, kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare "Vehbi Ibrahimi" Suedi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat