Pak fjalë për një shkrimtar të “harruar” në mes rreshtave antologjie!

Kultura

Pak fjalë për një shkrimtar të “harruar” në mes rreshtave antologjie!

Nga: Adem Bytyçi Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:24
Faik Konica

Kam lexuar mjaftë shkrimtar, ndër të cilët me duhet ta veçoja  të madhin Faik Konicën.

Arsyet janë të shumta dhe të ndryshme!

I vetmi shkrimtar e diplomat, i cili as njëherë veprimtarin e vetë patriotike nuk e ka mbështetur në përralla, folklorizma dhe mite të paqena...

Saharë ka vepruar, shqiptarëve u ka thënë në sy të keqen sado e hidhur të ketë qenë ajo, ajo që me ka bërë të adhuroj këtë shkrimtar më shumë se çdo poet e shkrimtar tjetër është ky fakt: As edhe një herë të vetme nuk e ka lavdëruar as një patriot, hero apo veprimtar tjetër shqiptar për tej meritave të tija!

Ajo, që e bënë madhështor këtë shkrimtar edhe në ditët e sotit, është se gjykimet e tija për të ardhmen e kombit, karakterin dhe të metat e veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare edhe në kohen që po e jetojmë janë aktuale dhe të vërteta!

Konica, ishte dhe mbetet i vetmi shkrimtar dhe diplomat shqiptar, i cili të ardhmen e kombit të tij as një herë nuk është përpjekur për të realizuar në saja të prralleve dhe kryetarëve të pa vërteta, siç ndodh të shumë shkrimtarë, poetë e diplomat shqiptar dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat