Vaj perëndish

Kultura

Vaj perëndish

Nga: Kumrie SHALA Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:50
Kumrie Shala

Dy drangonj nga shkëmbi u hodhën në det, 

 Trupin e mbretëreshës e nxorën në breg, 

 Valet e detit me ditë të tëra e lanë e shpërlan,  

E rrezet e dielli trupin ia thanë. 

 Me vite të tëra qëndroi e shtrirë Shtatorja e heroinës në bronz e ngrirë, 

 E gdhendur me kujdes nga duart e artistit, 

 Me fustan ngjyrë gri, me pelerinë, 

 Në qafë sa bukur një shall të rri, Ty mbretëresha ime pehrri.  

Dy trima nga valët të shpëtuan,  

Akoma pikon mote e stinë, Acar të gjatë e suferinë. 

 O Zot, kush në det të hodhi, heroinë! 

 Ashtu të gjymtuar, pa kokë,  

Përgjigjën rrufetë dhe një bubullimë.  

Dua të plas e të pëlcas, 

 Nga inatit lotoj e vajtoj,  

Kokën kush ta këputi atë ditë,  

Kur për ty qanin dhe perënditë. 

 Të mos tregosh origjinën tënde ilirike,  

As në vorbullën e valëve, moj heroike! 

 Në breg kokën tënde po arnoj,  

Shpirt nga shpirti im po të ofroj. 

 Eh mbretëresha ime!  

Deshën ta humbin origjinën,  

Emrin e mbiemrin ta fshefen,  

S'te lanë as hise, as derman, 

 As babë, as nënë,  

Mëshirë nuk patën ty,  

Edhe të dogjën, po nuk të bënë hi. 

 Emrin Ilire të përjetshëm e ke,  

Mbretëreshë si ishe, edhe sot je.  

Dhe sot zvarrë pas teje të vijnë valët e Dalmacisë,  

Në kryqëzata shekujsh andej e këndej historisë. 

 Po koha të rimgjalli në Muzeun Aerkologjik sot, 

 Në Zagrebin mik përjetë e mot. 

 Diellin në vend të kokës aty e ke, 

 Iliria edhe andej shtrihej, ishte yti atdhe. 

 Mbretëreshë, aty mbretëron edhe në skulpturë,  

Pa kokë e me dëshminë e shkrumbit,  

Për inat të detit e të Danubit.  

Aq sa je mbretëreshë, je dhe heroinë, 

 Ende pikon det dalmatin, 

 Bashkë me të lashtën suferinë, 

 E koka diku larg të shkrep si bubullimë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat