Poetika e Aristotelit në përkthimin dhe optikën studimore të Anton Nikë Berishës

Kultura

Poetika e Aristotelit në përkthimin dhe optikën studimore të Anton Nikë Berishës

Nga: Isak Ahmeti Më: 30 tetor 2021 Në ora: 13:38
Kopertina e librit

1. Hyrje

---------------

Shtëpia botuese Argeta LMG , vitin e kaluar (2020), ka nxjerrë në dritë librim:Aristoteli-Qasje artit poetik(Poetika) , në përkthimin , studimin hyrës dhe shënime të Anton Nikë Berishës.Me këtë botim të veprës së Aristotelit :Peri poietikes-Qasje artit poetik , e njohur më shumë me titullin e thjeshtësuar POETIKA , siç e thotë edhe vetë studiuesi i mirënjohur te:Fjala paraprake( fq.17-19)Anton Nikë Berisha, ka pasur dy qëllime:

1.t'i ofrojë lexuesit tonë një përkthim që i afrohet sa më shumë që është e mundur tekstit të kësaj vepre të shquar të Aristotelit ,  që , edhe pse e shkruar rreth 2300 vjet më parë , vazhdon të bëjë jetë të gjallë , jo vetëm në mjediset e studiuesve të letërsisë e të kritikëve letrarë , po edhe të profesorëve universitarë , të studentëve e të nxënësve të rrafsheve të ndryshme , meqë është bërë pjesë edhe e programeve shkollore...dhe:

2.Përmes studimit hyrës të ndriçohen disa nga çështjet letrare më të qenësishme dhe natyra e tyre që shtrohen në këtë vepër të Aristotelit , e cila nuk rresht të jetë objekt vështrimesh e ballafaqimesh të vijueshme të studiuesve më të njohur të letërsisë te popujt e ndryshëm në mbarë rruzullimin tokësor.Ekziston një literaturë ,të thuash e pafund , e përkthimeve dhe e  studimeve që i janë bërë dhe i bëhën kësaj vepre jo vetëm me qëllim të njohjes  dhe të ndriçimit të mendimeve që shprehen në të , por dhe për t'i  bërë ato pjesë  të mendimit  teorik  dhe estetik...

Sa i përket përkthimit të Poetikës së Aristoteli , vlen të theksohet me këtë rast se ai është bërë ,siç e thotë edhe vetë autori ,Anton Nikë Berisha , te Fjala paraprske (fq.17),nga disa përkthime në gjuhë të ndryshme me qëllim që të kemi në shqip tekstin sa më të plotë të Aristotelit të ndërtuar e të mbështetur mbi një bazë terninologjike  të mirëfilltë letrare moderne , që i përgjigjet rrjedhës së tanishme të mendimit teorik dhe estetik të artit të fjalës.

2.Tri çështje kryesore ...

----------------------------------------------------

Vepra : Qasje artit poetik e Aristotelit, sipas shumë studiuesve ,por edhe sipas studiuesit Anton Nikë Berisha ,është vepër monumentale , ka një rëndësi të shumëfishtë , për të mos thënë të jashtëzakonshme , për arsye se në të vështrohen ,në mënyrë gjeniale , një varg çështjesh të rëndësishme për letërsinë , në mënyrë të veçantë për dramën dhe për epikën , për rëndësinë e veprës letrare për marrësin (dëgjuesin ose lexuesin) ,pra për estetikën e autorit , të veprës dhe të marrësit ,pastaj për disa lloje -gjini letrare ,etj.

Nga studimi që i bën veprës:Qasje të artit poetik të Aristotelit ,studiuesi i shquar Mihail Bahtin ,thoshte:"Teoria e gjinive(...)deri në ditët tona s'ka mundur të shtojë gjë substanciale në atë që është bërë nga Aristoteli .Poetika e tij mbetet bazë e pandryshueshme e teorisë së gjinive , sado që nganjëherë kjo bazë të jetë thellësisht e fshehur sa të mos shquhet".Kjo vepër ,sipas  studiuesit kroat Zdeslav Dukat ,të cilit i referohet edhe studiuesi Anton Nikë Berisha , shënon fillimin e shkencës së letërsisë evropiane.Kjo vepër e Aristotelit  ,me vlerat që ka , ka pasur një ndikim të madh në teorinë dhe krijmtarinë letrare të periudhave të tëra , po dhe ka shkaktuar dukurinë e levizjeve të reja që e kanë mohuar vezhgimin.e Aristotelit.Por vlefshmëria e qasjes së Aristotelit  letërsisë dhe estetilës nuk është zbehur as sot prandaj ajo paraqet veprën e pakapërcyeshme ,gjeniale ,dhe në bashkëkohësinë tonë.

Tri janë çështjet kryesore që kanë ndikuar që autori i këtij libri ,Anton Nikë Berisha , t'i qaset dhe ta vezhgojë veprën: Qasje artit poetik të Atustotelit.Ato tri çështje janë,citojmë:

"1.Në këtë vepër ,në një mënyrë ose tjetër, Aristoteli sublimoi përvojën dhe dijen për letërsinë e kohës së tij dhe të pasraardhësve të tij , Empedoklit , Sokratit, Demokritit , sidomos mendimet e Platonit ...

2.Njohja e mendimit të Aristotelit për letërsinë , mënyra se si lindin veprat mbi bazën e mimesisit  , njohja e natyrës së poezisë(lexo:letërsisë) përballë historisë, pastaj njohja e veçantive të llojeve-gjinive letrare , sidomos të tragjedisë dhe të epikës , të mundësisë së ndikimit të së bukurës të veprës letrare poetike  në marrësin , të dukurisë së katarsës ,që shprehet sidomos gjatë shfaqjes në skenë të veprës dramatike, ndihmon të vërejmë sa ka ndryshuar dhe sa ka shkuar përpara mendimi teorik, estetik dhe interpretues i letërsisë dhe i veprave të veçanta letrare përballë asaj që ka thënë Aristoteli rreth 2300 vjet më parë.

3.Duke u marrë me mendimet e Aristotelit për letërsinë i jepet jetë studimit të mëtejshëm të saj , i cili ka për detyrë të dëshmojë që letërsia si art të bëhet e të jetë pjesë e pandashme e veprimtarisë shpirtërore të njeriut  , që sot funksionon dhe përcillet  , pra dhe ndikon , përmes mjeteve të ndryshme bashkëkohore  teknologjike , e jo vetëm përmes leximit të librit ose shfaqjes së veprës në skenë"(fq.21-22).

3.Qasje artit poetik të Aristotelit

----------------------------------------------------

Përkthyesi i përkushtuar dhe studiuesi i apasionuar i  Poetikës së Aristotelit ,  Anton Nikë Berisha ,  i është qasur  veprës gjeniale të Aristotelit përmes katër njësive shkrimore(fq.24-92) që janë:

I.TRADITA PARA ARISTOTELIANE,

II.LETËRSIA SI ART I FJALËS ,

III.ÇËSHTJE TEORIKE-POETIKE TË LETËRSISË dhe

IV.ÇËSHTJE TË ESTETIKËS SË ARTIT TË FJALËS 

Duke u marrë me vezhgimin e pikëpamjeve të Atistotelit shprehur në veprën:Qasje artit poetik -Poetika , përkatësisht  qasja mendimeve të tij  për artin e fjalës , nuk domëthënë kthim prapa , kodifikm  i përcaktimeve të dukurive të letërsisë  , por njohje  më e mirë , hapje dhe pasurim i mendimeve dhe vlerësimeve  , vetëdijesim i.mundësive të pafund  të komunikimit  dhe të interpretimit të veprës letrare si strukturë  gjuhësore  poetike , në kuptimin sidomos të asaj që thoshte  me të drejtë Gadamer"Tradita nuk është vetëm një përmbledhje  mendimesh e gjykimesh të njëpasnjëshme  ,  po një e treta organike e potenciale  , që aktualizohen e riaktualizohen  në mënyrë të domosdoshme në çdo gjykim të ri"(fq.23).

Kjo vepër , pa harruar këtu edhe veprën madhore:ESTETIKA DHE ESTETIKA E LETËRSISË(2018), është një kontribut i çmueshëm , i pakrahasueshëm , në fushën e estetikës dhe në fushën e albanologjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat