Si mbeti puna e tregimit?!

Kultura

Si mbeti puna e tregimit?!

Nga: Skënder R. Hoxha Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 08:14
Skënder R. Hoxha

1. Autoportreti

Tregim i paparë!

Tregim i pashkruar, por që duhet lexuar!

Koha: E para ose e pas Gilgameshit!

Përgjasimi: Me tregimin fantastik!

Kryepersonazhi: Mund të jetë një eremit, mund të jetë një gjysmanalfabet, mund të jetë një matrapaz, mund të jetë Don Kishoti ose i ngjashmi i tij i kohës së luftës dhe pasluftës në Kosovë?

Veset e personazhit, hajt - ta quajmë të kryepersonazhit: “Mos më gojasni! Jam ky që jam, s’di mirë të flas, jo nga Zoti po nga Robi. S’di mirë të shkruaj as të lexoj. Këto i kam dhunti të budallallëkut dhe aventurave të mia! Sa kush, fshehurazi kishin thënë për mua: – Mirë, ky është Rosinanti, e disa e kishin zbuluar pak vlerësimin dhe kishin thënë: Ky është Sanço Panço!

– “Pashë besën mosni kështu, se unë jam Don Kishoti apo sivëllai i tij i kohës së re, i kohës së Luftës dhe i së Pasluftës. Kështu më quani pashë besën! Ky jam, bë e gjetë, njeriu me origjinë të një toke të largët nga kjo imja! Don Kishot më, e ku do ta çosh më larg?

2. Kozmologjia

Karakteri kalorsiak i Ciklit të Kreshnikëve sikur josh njerëzit e padijes të shkojnë aq larg sa të thonë se merren edhe me kozmologji, se në tokë nuk na mbeti vend për aventura Donkishoteske! Hajt, aniçka, sepse fisnikëria e fisit, e ndoshta e nënkuptonte se duhet të jesh i pasur, shumë i pasur, bile edhe të frymosh në një territor të shkatërruar e me plot njerëz skamnorë. Ndashtë, punë e madhe! Shyqyr, nuk e koris askënd!

Shikuar nga përspektiva e heronjve të pavdekshëm që nga Luftërat Ballkanike, jo, jo se Gilgameshi i përket një kohe të hershme, bile disa mileniume para Krishtit, por është përqendruar në këto luftërat bizare për pushtime territoriale e nënshtrim të popullatës e deri te shfarosja e tyre, këtij heroit të tregimit i parapëlqente libri: Heroi me njëmijë fytyra” i Campbellit, me përgjasime të Luftës së Trojës, apo shkurt, e donte kryheroin aventurier, që më shumë lë gjurmë në kafshimet e vashave që iu kishin bashkuar luftës së Jutbinës sesa të mendojë për çlirimin e vendit nga kanibalët! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat