Ramë Lahaj flet për formimin e institucionit të Operës së Kosovës: Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme

Kultura

Ramë Lahaj flet për formimin e institucionit të Operës së Kosovës: Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Opera e Kosovës

Tenori i njohur kosovar, Ramë Lahaj, ka bërë një postim në rrjete sociale dedikuar institucionit të Operës së Kosovës.

Ai përmes një postimi të publikuar në Facebook, ka shprehur se artistët e mrekullueshëm të Kosovës do të kenë ku të shfaqin talentin e tyre dhe të përmbushin ciklin kulturor të institucioneve të vendit.

Tenori nga Istogu ka përgëzuar të gjithë kontribuuesit në projektin për Operën, duke e konsideruar atë si një institucion edukues për gjeneratat e ardhshme.

Ky është postimi i plotë i Lahajt (pa ndërhyrje):

“Dje u bë realitet një ëndërr e imja e kamotshme, edhe pse formale, formimi i institucionit të Operës së Kosovës!

Ndonëse gjysmake në strukturë e infrastrukturë, përsëri, rendësi ka që, më në fund po mendohet seriozisht që ky sektor është i një rëndësie të veçantë, sepse, artistet tanë të mrekullueshëm duhet të kenë hapësirën e tyre për të shfaqur talentin, të cilit ia kanë kushtuar jetën.

Por, edhe për përmbushjen e domosdoshme të ciklit kulturor të institucioneve të shtetit të Kosovës. Nisma të tilla janë për tu vlerësuar, andaj, urime të gjithë atyre që kontribuuan në këtë projekt. Festivali RLIOF do të jetë në përkrahje të këtij institucioni të rëndësishëm për edukimin e gjeneratave të reja dhe të mbarë shoqërisë sonë.

Shëndet e shumë suksese!
Rame”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat