Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në Klinë, shënoi 70-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Prend Buzhala

Kultura

Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" në Klinë, shënoi 70-të vjetorin e lindjes së shkrimtarit, Prend Buzhala

Nga: Lekë Mrijaj Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 22:02
Pamje nga takimi

Sot, me 6 nëntor 2021, në sallën e Asamblesë Komunale në Klinë, Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë, përmes një Takimi letrar, shënoi 70-vjetorin e lindjes së doajenit të letrave shqipe e studiuesit të mirënjohur shqiptarë, prof. Prend Buzhalës, ku njëherit u përurua edhe libri "Veçanti të veprës letrare dhe studimore të Prend Buzhalës" i shkrimtarit Mikel Gojani.

Në këtë shënim morën pjesë shumë miq dhe njohës të artit dhe të kulturës shqiptare nga Klina dhe mbarë Kosova si dhe disa antarë të kuvendit të parë themelues të vitit 1991, anëtarë të cilët e konstituan Forumin e Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" Klinë.

Ky event letrar nisi pa paralajmërim përmes një deklamimi poetik të Ismet Krasniqi-Lala dhe me një interpretim të një valle shqiptare nga ana e vogëlusheve talente klinase.

Image

Prof. Pal Canaj, ka pohuar në hapje të këtij aktiviteti duke thënë se krijimtaria letrare e krijuesit Prend Buzhala është mjaft produktive e tejet madhore si në rrafshin kombëtar poashtu edhe në atë letrarë, studimor e gazetaresk...

Takimi letrar ka vazhduar me kumtesat të tjera e fjalë përgëzimi mbi personalitetin dhe krijimtarin e Prend Buzhalës. Për veprimtarinë letrare të Prend Buzhalës folën edhe prof. Anton N. Berisha, prof. Rrahim Sadiku prof. Pal Canaj, Remzije Zekolli, prof. Mikel Gojani, Ramadan Mehmeti, Nexhat Rexha (kumtesën e tij e lexoj publicisti, Lekë Mrijaj), Agim Gjakova etj.

Ishte krijuesi e poeti Valdon Maloku i cili bëri disa deklamime poetike të Prend Buzhalës e Sabit Rrustemit.

Image

Në fund takimit letrar, Prend Buzhala i falenderoj të gjithë të pranishmit dhe shkrimtari Mikel Gojani ua ka dhuruar librin e tij "Veçanti të veprës letrare dhe studimore të Prend Buzhalës".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat