“Loti i mësuesit” shëron plagët shpirtërore të jetimëve

Kultura

“Loti i mësuesit” shëron plagët shpirtërore të jetimëve

Nga: YLL H.YMERI Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Libri “Loti i mësuesit” i autorit Hysen H.Ymeri doli nga shtypi dje nga shtypshkronja dhe shtëpia botuese “LenaGraphicDesign” me redaktor dhe sponzorizues i librit profesorin FetahBahtiri nga Suedia, si dhe lektorin Yll H.Ymeri ndërsa për ballinën dhe artin grafik është përkujdesur Venera Alshiqi.

Autori Hysen H.Ymeri në librin e tij ka përmbledhur një tufë vargjesh me tematika të ndryshme duke e rikujtuar gjërat që ka kaluar në jetë, momentet më të paharrueshme, lotët që ka derdhur, vargje që i përkushtohen miqëvee familjareve,vargje për atdheun dhe jetimat si dhe disa satira.

Ai në një strofë të një poezie thotë:

“Erdha kur më thirrnin përvajshëm

Se atdheu ka nevojë për mua

N’mërgim s’kisha gjumë t’prajshëm

Erdha n’dheun tim për t’u flijua!”

Ai ka edhe libra të tjerë të botuara si dhe dorëshkrime që ende si ka botuar me poezi,prozë,dramë,tregimepopullore,përrallasi dhe romane.Ndërsa ky është libri i tij i pestë.

NJË VLERËSIM I SPONZORIT

Libri me poezi “Loti i mësuesit” i autorit Hysen (Hasan) Ymeri, është një poezi e mirë, një lirikë e këndshme, që shpreh dashurinë e një mësuesi për librin, lapsin, shkollën, nxënësit e vet.

Ajo që e bën këtë poezi më të veçantë është ndjenja fisnike, njerëzore, edhe humanitare e një mësuesi. Zatën ky është misioni i secilit mësues, pasi që mësuesi është prindi i dytë i secilit nxënës. Prandaj, shpeshherë në praktikë, në jetën e përditshme, ndodhë që nxënësi e kopjon mësuesin.

Ti Hysen Ymeri ke edhe poezi të tjera që janë shumë të mira. Unë mendoj se ato do të duhej “gdhendur” dhe “krehur” edhe pak, që të dalin edhe më të mira dhe me mesazhe pozitive për njerëzimin. Mesazhi është vlera kryesore e secilës krijimtari artistike dhe në poezitë tua që kam pasur rastin t´i lexoj në Facebook, kjo nuk mungon. Vetëm se duhet ”krehur” edhe pak.

Dua të them se është mëkat që poezitë tua të mbesin vetëm në dorëshkrim, vetëm për ty dhe për një rreth të ngushtë. Pikërisht ky fakt më ka shtyrë që ta bëj një pjesë të punës dhe ti të dalësh me një përmbledhje të mirë të poezive.

Suksese dhe përshëndetje prej meje.

PROFESOR, FETAH BAHTIRI

SHËNIME PËR AUTORIN

Hysen (Hasan) Ymeri, u lind në fshatin Ozdrim të Drenicës së Skën-derajt më 3 shtator 1949. Shkollën fi-llore, ciklin e ulët, e kreu në vend-lindje, ndërsa ciklin e lartë, prej të pestës deri në klasën e tetë e kreu në Runik të Skënderajt.

Ndërkaq, Shkollën e Mesme Normale, Degën e Mësuesit, e kreu në Mitrovicë. Dy vite punoi nëpër shkollat e Drenicës. Pastaj e regjistroi Shkollën e Lartë Pedagogjike, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, në Prishtinë, ku edhe diplomoi.Punoi vite të tëra si arsimtar i gjuhës shqipe.

Poezitë e para, si nxënës i fillores, i botoi në “Pionieri”, “Rilindja”, “Zëri i Rinisë”, “Flaka e Vëllazërimit”, “Fatosi”, dhe në revistën “Gëzimi” të Maqedonisë. Edhe pse kishte botuar nëpër gazeta dhe revista, si poezi për fëmijë, tregime dhe poezi për të rritur, as një nga ato nuk i ka përmbledhë në libër. Të tëra ato kanë mbetur si kujtim nëpër gazeta.

Një periudhë të gjatë kishte punuar, si mësues në Bosnjë, ku atje e zuri edhe lufta. Të gjitha dorëshkrimet dhe dokumentet personale iu dogjën në luftën e Bosnjës. Në Bosnjë humbi shumë gjëra, sepse lufta mori shumë njerëz, mbi 350 mijë, ndërsa vetëm për një ditë në Srebrenicë u pushkatuan 9 mijë meshkuj. Skena të tmerrshme përjetoi në Bosnjë si çdo shqiptar që ka mbetur në fushëbetejat e Bosnjës.

Dy vite ishte në Austri, si refugjat i Bosnjës. Pasi nuk kishte dokumente për t’u kthyer në atdhe, atje përgatiti përmbledhjen e parë me poezi kushtuar mërgimit, të cilën ia botoi Shtëpia Botuese “MarinajPress” nga Dallasi i Amerikës.

Pasi që në Kosovë i vdiqën vëllai dhe nëna, kurse fëmijët e vëllaut mbetën jetimë pa asnjërin prind, Hyseni ilegal u kthye në atdhe më 3 shtator 1997.

Pas ardhjes në atdhe në qytezën e Klinës, ku kishte jetuar vëllai dhe nëna e poetit, Hysenin e diktuan serbosllavët, sepse i kishte afër me shtëpi dhe u desht i pari ta braktisë qytetin e Klinës dhe gjatë tërë kohës së luftës qëndroi nëpër Drenicë maleve. Nëpër male e përroje shkruante poezi, i shtinte nëpër zgavrat e lisave e të shkëmbinjve. Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998 dhe 1999, poeti përjetoi skena të tmerrit dhe ishte para pushkatimit me 700 veta në Dragë të Tutinit, pas masakrave të Izbicës.

Gjithashtu, poeti i përjetoi ofensivat e fundit të serboçetnikeve, sidomos masakrat e Izbicës, të cilat i pa me sy, duke i qarë e varrosur.

Poeti ishte refugjat në Durrës të Shqipërisë, në tendat gjermane në fushën e quajtur “Portomonto” deri më 30 qershor 1999. Në ato tenda ishte mësues i ciklit të ulët në Shkollën e Mesme të Durrësit “LeonitPtomeo”, duke u dhënë mësim fëmijëve të refugjatëve të Kosovës. Më 1 korrik 1999 poeti u kthye nga Shqipëria në Kosovë.

Punoi si mësues në Zajm, Shtupel, Gjurgjevik të Vogël dhe së fundi në Klinë në Shkollën Fillore “IsmetRraci”. Ishte bashkëpunëtor i Radio Tiranës, gazetar i Radio Drijonës në Klinë dhe gazetar i “Epokës së re”. Tani është pensionist.

Gjithashtu ka edhe poezi të botuara edhe në Antologji të ndryshme si: “Fli biri i nënës” nga RrahmanHyseni me titull “Për atdhe flen nën dhe”, fq.51-52, (2016).

“Faqeve të pavdekësisë”, RrahmanHyseni me titull “N’atdheun tim flas gjuhën time”, fq.43-44, (2015),

“Adem Demaçi në faqet e historisë”, Rudi Berisha, me titull “Banor burgu”, fq.66-67, (2016).

“Shqipëri”, Rudi Berisha me titull “Shpirtërat e Kombit”, fq.92-93 (2016).

“Rrëfime nga izolimi”, PrendBuzhala, tregimi me titull:”Tribotërat e studentit jetim”, fq,75-76-77, (2020).

“Adem e Hamëz Jashari”, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë me titull “Patriotë me vepra”, fq,246 (2021).

“Antologjia për çlirimtarët Ilaz Kodra e AntigonaFazliu”, Ajet Shala, (vëllimi i parë), 2014, me titull “Prite motrën, Adem o vëlla!”, fq,259-560-261-262. Në të njëjtën antologji tregimi me titull “Antigona e Kosovës ngritë flamurin”, fq,328-329.

“Ata hynë vetë në këngë”, PrendBuzhala, (vëllimi i parë), 2015, me titull “Me shtigje lidhin këtë botë”, fq,223-224.

Pas çlirimit të Kosovës, librin e parë me poezi e ka botuar në vitin 2000.

Ka botuar këta libra:

1. “Legjenda të humbura”, poezi, 2000

2. “Ketri me celular”, poezi, 2013

3. “Luleylli”, poezi, 2014

4. “Flutura puthi dheun”, poezi, 2014.

5. “Loti i mësuesit”, poezi, 2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat