Përdorimi i drejtë i parafjalëve: te dhe tek

Kultura

Përdorimi i drejtë i parafjalëve: te dhe tek

Nga: Prof. Eroll Sejdiu Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 08:11
Eroll Sejdiu

Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie midis një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar dhe një gjymtyre tjetër në një togfjalësh.

Parafjalët në gjuhën shqipe janë: me, nga, në, nën, për, rreth, ndaj, te, tek etj.

Duhet kuptuar se parafjalët "te" dhe "tek" nuk kanë vlerë të njëjtë përdorimi, pra, nuk përdoren njësoj në të gjitha rastet, por përdorimi i tyre përcaktohet me rregullat e drejtshkrimit.

• Parafjala "te" përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas, fillon me bashkëtingëllore. P.sh.:

Linda qëndron te pragu i shkollës. (E jo) Linda qëndron tek pragu i shkollës.

Çdo verë shkonte te gjyshi në fshat. (E jo) Çdo verë shkonte tek gjyshi në fshat.

Altinit i shkonte mendja te shokët. (E jo) Altinit i shkonte mendja tek shokët.

• Parafjala "tek" përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.:

Takimin e kemi lënë tek ura. (E jo) Takimin e kemi lënë te ura.

Agimi shkonte tek ajo shtëpi. (E jo) Agimi shkonte te ajo shtëpi.

Nesër do të mësojmë tek unë. (E jo) Nesër do të mësojmë te unë.

• Parafjala "te" shkruhet kështu: te mali dhe jo tek mali, te miqtë dhe jo tek miqtë, te shkolla dhe jo tek shkolla etj.

• Parafjala "tek" shkruhet kështu: tek ajo dhe jo te ajo, tek ara dhe jo te ara, tek ura e jo te ura etj.

P.s.

Parafjala “tek” përdoret vetëm në një rast para bashkëtingëlloreve: kur është para nyjës së parme “të” te përemrat e pacaktuar. Duhet: tek të tjerët (tek të gjithë etj.), për arsye që shqiptimi bashkë të mos lexohet si tetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat