Dëshira për pushtet!

Kultura

Dëshira për pushtet!

Nga: Adem Bytyçi Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 06:54
Adem Bytyçi

Dëshira për pushtet,

Pasurimi pa kudret,

Kosovës vetëm t’këqia i kanë sjellë,

Haj mozamakeq!

..

Mirë thoshin dikur ,

mos u bënë argat i huaj,

Se nuk i dhimbsesh askujt!

 

Kur vetë sharron n’baltë,

mos i kërko ndihmë askujt,

ata rrahin shuplakë,

tallë me ty,

e t’thonë : ku i pate syt?

O i mjeri ti.

 

Do jetë shumë vonë,

Kur t’na lëshon jermia,

eh po thotë Evropa,

hajtni se, u shpëton Turqia.

 

Turqia thotë ju dua,

Në Kosovë ndërton  Xhamia,

Në Serbi uzina,

pallate e rrugë t’mira.

 

Keni mend o njerëz,

Bëhi bashkë më shpejtë,

Nësër do të jetë tepër vonë, 

Kur Kosova thërret.

 

Nëse nuk ndalët tradhtia,

Evropo do t’na kthejë shpinën,

mund t’humb Kosova ,

nëse nuk ndërhyn Amerika,

do të “fitojë” Serbia.

 

Mos akuzoni 

Kisha e Xhamia,

kulte të tilla ,

ka edhe Gjermania,

 

akuzoni politikanët hajna,

të korruptuar gjër n’fyt,

po e varferojnë popullin për çdo ditë ,

kanë filluar t’i tallin Evropë e Amerikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat