Udhëkryqet e Kosovës!

Kultura

Udhëkryqet e Kosovës!

Nga: Sami Arifi Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 12:47
Autori

Pse proceset vonohen?!
pse përgjegjësit s’ndëshkohen?!
Kur dhoma e dëshmive tundet, si më kurrë!
për arin e vjedhur, që ishte i mbyllur në mur!
Edhe thesarin e shtetit,
pushtetarët n’konto i’a hedhën vetit!
S’dëshmohet për vjedhje, folet e harrohet,
proceset ngelin, fajtori s’kërkohet!
Popullit i thonë për viza;
pritni lehtësim t’kemi!
kur të kërkosh pushtetarët;
n’Evropë për pushim thonë jemi
Reagimet qytetare shtohen;
gjë s’ndryshojnë!
Për çdo ditë atdheut;

vepra t’liga i shtojnë!
skandale anë e kend,
puna s’përfundohet!
Fryma e pastër rinore,
nga partitë manipulohet!
kombëtarizmi ngulfatet;
varfëria vjen e shtohet!
Në një shtet të zhvilluar;
mbi ligj s’ka kurrë të parë!
Zhvillimi ekonomik;
bën sovranitetin kombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat