Hije

Kultura

Hije

Nga: Vjollca Aliu Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 13:31
Vjollca Aliu

Mbi shkëmb ulur, nën kala
Po sodisja të bukurin det
Zëri yt në vesh më erdhi
Jemi bashkë, m'the, nuk je vet!

Në atë çast u bëra bjeshkë
Me sy pishe qiellin vështrova
Rreze shkëndijash në zemër më ranë
Hijen tënde përqafova.

Gjithë çka kishte rreth kalasë
Një furtunë ato i ngriu
Në zemrën time, si në oazë
Mrekullisht një lule mbiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat