‘Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë’, botohet vepra e ish-ambasadorit Murati

Kultura

‘Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë’, botohet vepra e ish-ambasadorit Murati

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 09:09
Shaban Murati

“Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”, kështu e titullon një nga veprat e tij të fundit ish-ambasadori Shaban Murati, i cili na rrëfen se çdo gabim apo mosveprim diplomatik kushton shtrenjtë.

Përvojën e tij të gjatë në marrëdhëniet ndërshtetërore, i ka rrëfyer në këtë roman dhe në një tjetër libër me titull ”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”.

“109 vjet shtet dhe problemet e mëdha të krijuara, apo të trashëguara janë akoma në zjarrin e diplomacisë. E keqja e shtetit tonë është që nuk ka qenë në gjendje të gjejë përgjigjet dhe qëndrimet adekuate”, u shpreh Shaban Murati.

Diplomacia jonë është krahinore dhe politike- thotë Shaban Murati, e kjo i ka kushtuar Shqipërisë.

“Kam punuar një çerek shekulli në Ministrinë e Jashtme dhe kam ndjerë thellësisht mungesën e mendimit diplomatik shqiptar. Ne që jemi dy shtete diplomatike shqiptare, i vijmë mbrapa atyre që na kanë kafshuar gjithë jetën. Defekti tjetër i madh, ne e kemi patriotizmin partiak”, tha ish-ambasadori.

Studiues dhe ambasadorë ish diplomatë, shkrimtarë kanë qenë të pranishëm në prezantimin e dy veprave të rëndësishme. Kjo vepër jep analizat konkrete për çështje reale siç është ajo e Greqisë dhe Shqipërisë pas zbulimit të rezervave të mëdha të naftës në detin jon, e po ashtu tregon dhe momentet kur diplomacia shqiptare është penalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat