Modestija e qyranit

Kultura

Modestija e qyranit

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 07:33
Fatmir Lohja

Nga Kosova më erdhi miku i vjetër Zekerija. U futëm te klubi i lagjes,për të kaluar pak kohë, sa të vinte vakti i drekës .Zekerija porositi kafe dhe ujë të tharbt ( me gaz), ndërsa unë të zakonshmen, kafe me bisht. Për dreq,  na ulet në tavolinë profesor Gimi, me një mik të tij .Bëra porosinë alla shqiptare kafe me bisht, edhe për të dy të porsa ulurit.

Emocionet e njohjes, midis palëve kaluan me shpejtësi. Gimi me mikun e vet, vazhduan temën e lënë përgjysëm   gjatë rrugës:”Kush i ka fajet babai, apo djali i adaptuar politik?” I bëja me shenja profesorit, që ta mbyllte atë bisedë, se na mërziti. Miku i tij ishte më agresiv se Gimi. Profesori nuk kishte asnjë mundësi të tërhiqej nga diskutimi, se njëri nisej për në pol të veriut, e tjetri për në polin e jugut.

Me Zekerijen natyrisht që u merzitëm. Agrisiviteti i debatuesve që acarues nervor.”Jo mi, por minush”, që rezumeja e debatit. U përskuqen. U shanë. Asnjëri nuk hapte krah.

  • Kush ka të drejtë?- më pyet profesori i djersirë.
  • Asnjëri, dhe më e keqja është se na merzitet,- i kthehem me ton.
  • Ku jeton ti?- me pyet miku i Gimit.
  • Në këtë lagje, - ia pres shkurt.
  • Kjo lagje është me tradita patriotike. Si mund të banoje zotërija jote jashtë situatave  politike?- e tjerr shoku i profesorit.
  •  Lagjia jonë shquhet për qetësi, e jo për trimëri. Profesor, nga e psonise këtë azgan  ?-  dhe shoh Gimin në sy, për t’i dhënë mesazhin m’u hiq me  mikun.
  • Ti qënke reaksionarë,- m’u sul zotërija i paftuar.
  • Eshte miku im më mirë,- ndërhyri Gimi.- Nuk të solla rastësisht në këtë lokal. E dija se do ta gjeja këtu. Ai, me humorin e tij, m’i largon mizat nga koka.
  • Po u them  diçka humoristike, që tregojmë ne në Kosove, - ndërhyri me takt Zekeria.

Njëherë e njëkohë, përpara vitit të ri,  e nisi rrefimin miku , në kosovë,  vijnë nga Shqipëria mesme,një familje  për të festuar me  miqtë e tyre. Sipas traditës, me vete  moren  edhe dy gjela deti. Më të madhin për ta ngrënë sëbashku. Për më  të riun,  u mësuan  vendasve si ta rrisnin, për ta gatuar vitin tjetër.

Gjelat e detit për herë të parë po shiheshin  në atë vend.U treguan se mashkulli quhet gjel deti, dhe femra pulë deti. Se shkodranë i quajnë mashkullin  biba, e femren  bibë. Pyeten një  vendas, si më të diturin. Ai , me komptencë shkencore, e emërtoi mashkullin qyran, e zonjën  qyraneshë. Ky emërtim përdoret  edhe sot në Kosovë, për gjëmëmadhin gjeldeti.

I jati i gjelit u  zi, u poq. Në darkën e festës, lëngu me yndyrë shumë,   u gatua edhe  me petë, edhe me përshesh U larguan miqtë. Rinushi mbeti vetëm në oborr të shtëpisë.E ushqenin mirë. U rrit e u bë  më i madh se i ati .Qendronte   shumë modest. Kishte drejtë. Me gen Meksikan, i rritur në Shqipëri, do të përballonte jetën  i vetëm në tokat epike të Dardanisë.

 Një pulë fushe, e oborrit  e merziste shumë. E quante të shemtuar. Ia vinte në dukje, se nuk i afrohej as të thembra jaranit te saj  ,bukuroshit shumënjgyresh. Modesti qyran e degjonte me merzitje kryepulën e oborrit. Rinia, si rinia, nuk duroi më .Lafsha e tij, më shumë nga kënaqësia, se merzitija, u zgjat shumë. Një paradite, pa njerëz në oborr,  i kërceu sipër nazëmadhes .Bënë qejfë sa nuk patën më forcë. Për dy ditë kryepula, nuk doli nga koteci për të marrë veten nga lodhja, dhe kënaqësija.

Nazemadhja, i nisi përseri ngacmimet e veta, pasi mori veten. E cilësonte dashnorin e ri  mashkull jo të fortë, për tërë atë trup, që e gufonte herë pashere. Duroi sa duroi rinushi. Nuk mundi të rrinte pa i thënë të vertetën. Me modesti , e paralajmëroi, se forcën e tij, ajo do ta njohë mirë, kur të nxjerrë vezën në furrik.

  • E ku qendron humori këtu?- i  drejtohet miku i paftuar - Zekerijes.
  • Kur pulës i erdhi koha për të nxjerrë vezen, përfundimi  tregohet ndryshe, nga autorë të ndryshëm,-  nisi Zekerija shpjegimet për  t’i dhënë përgjigje pyetjes së dogamatikut.

Zekerija  dha disa variante, të përfundmit të përrallës. Në kohën kur pula kakariste me zë të lartë nga  dhimbjet , gjatë nxjerrjes së vezës jo të zakonshme për trupin e saj, ndodhën këto situata:

Varianti i parë: Nga xhelozia dy gjelat u kacafytën keqas me njëri- tjetrin. Ka mendime të ndryshme, por shumica fitimtar nxjerrin qyranin.E tregojnë,  se kur i pa katundari gati duke ngordhur,për t’u ngrënë mishin, i theri  të dy jaranët.

Varianti dytë: Dy trimat qanin në dy cepat e oborrit,  kur e shihnin të dashurën në atë gjëndje.

Varianti i tretë:Ka shumë nënvariante. Cofi pula pa nxjerrë vezen .Erdhi veterineri  dhe e ndihmoi nursezen, për të nxjerrë vezën. Fshatari preu pulën,për të mos i shkuar dëm as mishi , e as veza.Dikush thotë se fshatari e ruajti vezën , për ta ngrohur në furrik nga  një pulë tjetër.

  • Mjaft!- urdhëroi Gimi duke qeshur me zë të lartë.- Na  lër edhe neve të fantazojmë për përfundimin e përrallës sënde!
  • Nuk e  mora vesh, ku do të dalë zotërija kosovar?- u ankua miku i Gimit.
  • Çohu! Ta shpjegoj rrugës !- dhe Gimi na e hoqi me mjeshtëri mikun e besdisshëm.

Paspak kohe u ngritem edhe ne  nga tavolina. U drejtuam për të drekuar, te një restorant peshku.

Fatmir Lohja

Tiranë, më 24.11.2021

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat