Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Kultura

Vargje prekëse nga Saranda Ademi për vëllaun që iku në moshë të re

Nga: Maksim Gjokaj Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 17:23
Saranda, Egzoni Ademi

Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëlqyeshëm i bankës, i bukur , i matur dhe kaq i zgjuar si Egzoni në moshën fare të re nuk jeton më.

E sidomos familja dhe motra e tij e njohur si modele e syzeve në Zvicër, Saranda Ademi nuk pajtohet se nuk jeton më vëllai i saj.

Ajo ditët e zisë i ka kthyer në ngushëllim me anë të penës së saj teksa ka thurur vargje prekëse për humbjen e vëllait të saj nga një aksident tragjik që nuk mundi të jetoj, një djalosh si ai që e donte kaq shumë jetën por edhe dhuronte gjak për të shpëtuar të tjerët.

Mes shumë vargjeve që Saranda  poston çdo dite në rrjetet e saja sociale ajo që na preku pak më shumë ishte kjo që po jua sjellim më poshtë:

Elegji motre...

Më fal që u ligështova

Dhe nurin ta prisha ca

Jam motër e kurrë mos qofsha

OOO...Vëlla i motrës vëllaaa...

              

Më ike në ditë feste

Siç ikin zogjtë e Kosovës

E dhimbjet mbijnë mbi dhimbje

o lot o trishtim i motrës...       

                 

Më fal që i lutem Zotit

Të dal nga ky makth i rëndë,

Të zgjohesh ti afër nënës

E unë në shtratin tënd...

Image
Egzoni Ademi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat