Malli i mërgimtarit

Kultura

Malli i mërgimtarit

Nga: Adem Bytyçi Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 11:43
Adem Bytyçi

Atdhe nuk quhet vetëm toka 

Atdhe është ujë

Fushat e malët

Yjet n'qjellin e kaltert

Shkolla ku mësohet gjuha

Odatë ku dëgjohet kënga

Kosova e kujtimeve tona

Atdhe është buka

Djepi i lindjës

Qymshti i nënës n'buzt e njoma

Trashëgimi i bisës

Legjendë e qendresës 

Histori e kujtesës

E gëdhendur n'zemrat tona

Malli djegë shpirtin 

Jeta nuk jetohet

Hëna nuk bënë dritë 

Dielli nuk lëshon rreze

Loti ska të ndalë

Kur nuk e shijon gëzimin

Këngën e malësorit

Tingujt e lahutës

N'prehen t'atdheut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat