Shkruaj

Kultura

Shkruaj

Nga: Fitnet Gojani Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 07:56
Fitnet Gojani

Shkruaj

kujtimet e hidhura

mbi rërë

dhe lëri

që dallgët t'i marrin.

 

Shkruaj

kujtimet e bukura

në zemër

aty do të ngelën

përgjithmonë!

 

 

Nëse ke duruar shumë

dhe ke heshtur shumë

ke gabuar

 

Nuk ishte e bukur

por ishte si  art

 

 E arti nuk duhet të jetë i bukur

 por duhet të bëj të provosh diçka!

 

 

Ironia

është forma më e lartë

e inteligjencës

dhe e mbrojtjes

 

Nuk ndryshon asgjë,

por të mëson të qeshesh 

se sa të qashë!

 

Kurrë mos e respektoni veten

për të bërë dikë të lumtur!

 

Kur shoh njerëz të varfër

e të qeshur

më krijohet ideja

se lumturia nuk ka lidhje

me pasurinë!

 

 

Nuk ka pasuri më të madhe

kur ke mendjen dhe shpirtin  e qetë!

 

 

Eshte e bukur

kur gjate nates fjalët bëhen heshtje

 

Kur heshtja bëhet muzikë

Dhe kur imagjinata

Bëhet një ëndërr!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat