Diplomati Shaban Murati promovon në Prishtinë dy librat e rinj

Kultura

Diplomati Shaban Murati promovon në Prishtinë dy librat e rinj

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 22:15
Promovimi i librave të Shaban Muratit në Prishtinë

Diplomati dhe studiuesi nga Shqipëria, Shaban Murati, ka promovuar në Prishtinë dy librat e tij të rinj, “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë” dhe ”Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë”, të organizuar nga Fondacioni i mirënjohur Çamëria “Hasan Tahsini”, fondacion ky që ka botuar dy librat.

Në promovimin e librave të z.Murati ishin të pranishëm ministra të qeverisë së Kosovës, deputetë, diplomatë, përfaqësues të universiteteve dhe të institucioneve kërkimore dhe arsimore, përfaqësues të mediave, etj.

Alket Veliu, kryetar i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini" përshëndeti të pranishmit, për tu lënë radhën panelit për vlerësimin e librave.

Image
Promovimi i librave të Shaban Muratit në Prishtinë

Drejtori i “Institutit Shqiptar për gjeopolitikë”, Sadri Ramabaja foli për librin “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë e pas tij edhe profesori Shpejtim Bulliqi.

Ndërsa, profesori Donik Sallova dhe studiuesi Elvis Hoxha referuan librin “Vetëvrasja diplomatike e Kosovës dhe e Shqipërisë”.

Image
Promovimi i librave të Shaban Muratit në Prishtinë

Ata vlerësuan lart të dy librat e ambasadorit Murati.

Ndërsa diplomati u shpreh i nderuar për vlerësimin që i bëri Kosova, derisa tregoi se është libri i gjashtë që shkruan për Kosovën dhe që ka 54 vite që shkruan për Kosovën.

Mesazhi i tij ishte se të gjithë duhet të bëjë për Kosovën çfarë të mundet, nga fusha apo vendi që është.

“Të nderuar zonja dhe zotërinj, të nderuar vëllezër dhe motra, vërtetë ndihem i nderuar për vlerësimin që i bëri Kosova krijimtarisë time. Siç e konstatova edhe në takimin me kryeministrin që pata, ku vlerësoi krijimtarinë time në fushën e diplomacisë, prania juaj këtu më gëzon shumë, si vëllezër dhe motra kur flas për librin tim dhe një falënderim të veçantë kam për panelistët e shquar që kemi këtu, profesor Shpejtim Bulliqi, profesor Sadri Ramabaja, profesor Donik Sallova dhe profesor Elvis Hoxha, të cilët me kompetencë shumë të lartë personale zbërthyen disa nga vetitë kryesore të dy librave të mi të fundit. Unë jam vërtetë shumë i nderuar nga promovimi që i bëhet këtu bashkë me ju librave të mi sepse është një jetë e tërë e kaluar dhe është nevoja për të treguar atë përvojë që kanë kaluar ose tu lënë diçka brezave, të cilët mund ta përdorin në jetën e tyre për ndërtimin e shtetit, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë. Është një libër i veçantë pasi jam i vetmi në Tiranë që kam 54 vjet që shkruaj për Kosovën, që kur kam mbaruar fakultetin, kam pasur fatin të caktohen për politikën e jashtme dhe kam filluar të shkruaj për Radio Tiranën, që të shkruaja për Jogusllavinë, për Kosovën, për Ballkanin, për Evropën Perëndimore dhe deri tani kur flasim bashkë është një përvojë e gjatë që më ka shtyrë të thellohem më tepër në temat e trajtuara dhe libri për të cilin floën panelsitët e shquar këtu, libri për Kosovën është libri i gjashtë për Kosovën. Pra, kjo natyrisht mua pavarësisht nga lëkundjet që kam pasur në karrierë dhe personale nga disa institucione jorrekte në Shqipëri, padyshim mua më mbush me krenari pasi jam përpjekur që për Kosovën të bëj diçka, ashtu siç duhet të bëjë çdonjëri prej nesh në pozicionin që është, në fushën që është apo edhe shtetin ku është, në Shqipëri apo në Kosovë. Prandaj, unë ju falëneroj shumë që ishit bashkë me ne këtu për të mësuar diçka për librat e mi dhe uroj që libra e mi t’i shërbejnë qoftë diplomatëve, njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare, qoftë në Kosovë apo Shqipëri”, tha ambasadori Murati në fjalën e tij.

Ndryshe, Shaban Murati është ish-drejtues i Akademisë Diplomatike të Republikës së Shqipërisë dhe ka ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Suedi, Norvegji, Finlandë dhe Islandë.

Image
Promovimi i librave të Shaban Muratit në Prishtinë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat