Bilinguizmi (dygjuhësia) i nxënësve/eve të mësimit plotësues si realitet, sfidë dhe mundësi

Kultura

Bilinguizmi (dygjuhësia) i nxënësve/eve të mësimit plotësues si realitet, sfidë dhe mundësi

Nga: Nexhmije Mehmetaj Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:33
Nexhmije Mehmetaj, në mësimin shqip në Delemont

1.Baza historike

Mijëra e mijëra bashkatdhetarë, për shkaqe ekonomike, politike e shoqërore kanë ardhur nder vite në Zvicër. Fillimisht erdhën individualisht si punëtorë stinor e më vonë, sidomos në vitet ’90 të shekullit që lëmë pas, gjatë regjimit të Millosheviqit në Kosovë u krijuan kushte detyruese që prindërit të merrnin edhe familjet në rrugën e vështirë të mërgimit.

Në këto rrethana, për ta ruajtur e për të kultivuar gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar te fëmijët shqiptarë, u hapën shkollat e mësimit plotësues në gjuhën shqipe. Një mbështetje e tillë nga vendi pritës dhe nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar “NaimFrashëri” përbën një rrugëzgjidhje të efektshme për konsolidimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.

Gjuha amtare shqipe përbën shenjën e parë të identitetit tonë kombëtar,për ta ruajtur dhe zhvilluar më tejduhet drejtuar sidomos shkollës.Ajo ka për qëllim që fëmijët shqiptarë ta zotërojnë sa më mirë gjuhën e folur shqipe dhe ta shkruajnë, ta kultivojnë dhe të njohin letërsinë shqiptare, historinë dhe gjeografinë e vendit të të parëve.

Me gjithë rëndësinë që ka mësimi shqip fëmijët shqiptarëu ndanë në dy kategori. Një numër modest ka ndjekur mesmin plotësues të gjuhës shqipendërsa shumica e fëmijëve për shkaqe të ndryshme nuk e kanë vijuar. Ata kanë braktisur gjuhën shqipe si diçka të pa rëndësishme, kanë humbur kompetencën gjuhësore të shqipes, iu kanë përkushtuar vetëm mësimit të gjuhës së vendit pritës, kanë mësuar gjermanisht apo frëngjisht, por kanë mbetur analfabet në gjuhën amtare, d.m.th. nga mundësia për t’u bërë dygjuhësorë kanë mbetur me një gjuhë.

Nxënësit/et që vijnë për të mësuar gjuhën shqipe janë më shumë nga anë të ndryshme të Kosovës dhe viseve shqiptare të Maqedonisë Veriore, më pak nga trojet tjera shqiptare.

Shtrirja gjeografike e të folmeve në Zvicër përfshinë të folmet e shqipes, gjegjësisht dialektine gegërishtes veriore, veriperëndimore dhe verilindore.

Fëmijët shumica janë njëgjuhëshme dy prindër shqiptarë. Për këta fëmijë mësimi i gjuhës shqipe është më e lehtë për ta mësuar.

Marrëdhëniet martesore midis shqiptarëve dhe grupeve tjera etnike vijnë duke u shtuar. Për të mësuar shqipen vijnë edhe nxënës me familje dygjuhëshe fëmijët  shqiptaro-zviceranë.Fëmijë me familje të përziera  me baballarë shqiptarë dhe nëna zvicerane në të shumtën e rasteve ndonjëherë italiane, spanjolle, libaneze, ukrainase etj.. Kohëve të fundit, fëmijë me baballarë të bashkësisë pritëse dhe nëna shqiptare. Për këta fëmijë mësimi i shqipes është pak më i vështirë, sepse ata në shtëpi dëgjojnë më pak gjuhën shqipe dhe në të gjitha ambientet e tjera dëgjon gjuhën evendit ku jeton.

1. Rëndësia e mësimit shqip

Mësimi i gjuhës amtare fillon të zhvillohet në familje, vazhdon të përvetësohet në shkollën e mësimit plotësues ku përvetësohen të katër shprehitë komunikuese gjuhësore: të dëgjuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit.

Padyshim suksesi është i dukshëm kur fëmijët fillojnë të përdorin elemente të gjuhës së shkruar dhe të lexojnë e zgjerojnë thesarin e tyre leksikor, zhvillojnë aftësitë e të shprehurit dhe nxënë kështu gradualisht gjuhën amtare e cila bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj. Në mënyrë të theksuar forcohet edhe kompetenca e orientimit mes gjuhës standarde dhe dialektit. Gjithashtu mësimi shqip, frenon ndikimin e tepruar të huazimeve nga gjuhët e vendit pritës.

Mësimi plotësues shqip është një kriter social mjaft i rëndësishëm i cili luan rol vendimtar në zhvillimin dhe përmirësimin e të folmeve të shqipes në përgjithësi dhe afrimin e tyre me normën standarde. Dallimet mes një folësi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar janë të dukshme.

2. Shkalla e kompetencës gjuhësore në shqip është e ndryshueshme.Nga pikëpamja gjuhësore, dallojmë:

a). Nxënës/se me kompetencë të ulët të të folurit shqip ( duke qenë në kundërvënie midis varietetit të lartë të frëngjishtes dhe varietetit të ulët të shqipes).

 b). Kompetencë mesatare zotëron mjaftueshëm shprehi gjuhësore shqip por, mbështet dukshëm në frëngjisht (huazon shpesh nga gjuha e dytë).

c). Kompetencë të lartë, nxënës/e të mirë që kanë shprehi gjuhësore të larmishme, komunikojnë rrjedhshëm në shqip dhe në frëngjisht, janë të aftë të kalojnë nga njëra gjuhë në tjetrën ( por në rast se tregojnë ndonjë ngjarje të trishtueshme ose ndonjë moment të papritur hasin në vështirësi në gjuhën shqipe, përdorin fjalë nga L2).

ç). Fëmijët në mesin dygjuhësor ndodhë që nuk zhvillohet asnjëra gjuhë, lindin probleme. Këtu edhe qëndron rëndësia e mësimit plotësues, sado që është mësim modest i ndihmon fëmijës në zhvillimin e gjuhës amtare. Në këtë mënyrë zhvillimi i gjuhës së parë e ndihmon zhvillimin e gjuhës së dytë.

3. Mësimi shqip luan rol thelbësor në ndërtimin e dygjuhësisë

Me termin dygjuhësi do të kuptojmë aftësinë që ka një individ (në rastin tonë fëmijë apo nxënës) për t’u shprehur saktë në dy gjuhë dhe për t’i njohur ato në mënyrë të rregullt si dhe për t’i pasur të dyja si gjuhë të domosdoshme për komunikimin e përditshëm.

Fëmijët duke ditur shqipen (L1 ) si dhe duke nxënë në shkollën zvicerane njërën nga gjuhët e vendit pritës gjermanishten, frëngjishten apo italishten (L2) ndërtojnë një identitet dy kulturor dhe dygjuhësor.

Mbi një bazë të thjesht nxënësit/et përdorin shqipen me pjesëtarët e familjes, rrethin më të gjerë si dhe me të afërmit kur kthehen në vendlindje, ndërsa gjuhën e vendit pritës, të shkollës së përditshme që medoemos duhet ta nxënë deri në nivele më të larta shprehëse, shtrohet si domosdoshmëri që kërkon mjedisi, për të u arsimuar dhe integruar në shoqërinë pritëse.

Prania e një situate të tillë të kontaktit përcakton, një situatë të bilinguizmit më fort potencial se real, sepse vetëm disa nga këta folës janë në gjendje të zotërojnë me të njëjtën kompetencë, të dy gjuhët.

4. Probleme sociolinguistike. Dukuritë e ndër ndikimit (interferencës). Në përsiatjen tonë do të kufizohemi në trevën zvicerane frëngjisht folëse në kantonin Jura. Si vepron dygjuhësia shqip frëngjisht?

Situata gjuhësore e nxënësve/eve paraqet kontaktin gjuhësor të dy gjuhëve në zhvillim e sipër, andaj gjuha është individuale që i nënshtrohet një procesi të zbulimit të rregullave shndërruese nga struktura sipërfaqësore tek struktura e thellë (Chomsku 1957,1965). Në një anë kemi gjuhën shqipe të cilën e quajmë gjuhë e parë ( L1 ) ose gjuhë amtare meqë kronologjikisht i paraprin gjuhës së dytë. Ndërsa frëngjishtja gjuhë e dytë ( L2 ) e cila kultivohet dhe përdoret në nivelet më të larta shprehëse do të bëhet gjuhë kryesore duke lënë gjuhën amtare si gjuhë e dytë.Njohuritë e gjuhës amtare shqipe dhe njohuritë e frëngjishtes kanë rëndësinë e vet për të ndërtuar nxënësi identitetin dy-kulturor e dy gjuhësor, realitetit të cilit i përket.

 Interferencat që konstatohen janë të niveleve të ndryshme: fonetike, leksikore, drejtshkrimore. Në shqiptimin gojor të fjalëve nxënësi paraqet shmangie në drejtshqiptimin shqip të atyre tingujve të cilët i ka shqipja e jo  frëngjishtja si ( ë, h, c, ç, dh, gj, ll, q, rr, x, xh).

 Mungesë e tingujve, nxënës që nuk e theksojnë tingullin ë (shpi -shtëpi), tingullin h thonë ena/hëna) autobusi del otubusie të tjerë. Humbje e diftongut; ia, ie, io, oi etj. . Në veçanti ky ndryshim fonologjik është tipik te nxënësit e brezit të dytë dhe të tretë, të cilët tregojnë zotërim më të mirë të gjuhës frënge dhe integrim më të mirëfilltë në shoqërinë zvicerane në krahasim me gjeneratat e mëparshme.

Tek nxënësit të folurit shqip është i ngadalshëm, shoqërohet me pauza të gjata e të shpeshta, përdorin fjalë nga frëngjishtja, nuk shprehen qartë. Kanë vështirësi në shqiptimin e fjalëve me theksin e duhur. Fjala shqipe shqiptohet me theksin e gjuhës frënge. I përdorin gabimisht fjalët përcaktuese sidomos mbiemrat dhe përemrat. Nuk arrijnë të bëjnë përshtatjen e tyre në gjini, numër e rasë me fjalët që përcaktojnë. Në përdorimin e foljeve kanë vështirësi në përshtatjen e saj në vetë, numër e kohë me kryefjalën. Ndërtimi sintaksor i fjalive është i mangët. Fjalët e paraqitura në tabelën vijuese i përkasin dy sistemeve të ndryshme gramatikore ose nënsistemeve.

5. Huazimet leksikore

Sa i përket gjuhës së folur huazimet leksikore janë dukuri e rregullt, shqipja ndikohet dukshëm nga frëngjishtja, në fakt shqipja funksionon duke u ndihmuar nga frëngjishtja. Nevoja e komunikimit, domosdoshmëria e pasjes së fjalëve të reja që i mungojnë në shqip i shtyn ata të përdorin fjalë nga frëngjishtja.. Fjalët e reja nga frëngjishtja  që përdoren në shqip pësojnë ndryshime fonetike të shqipes, përshtaten në gjini dhe trajtë. Ndonjë herë përdoren edhe fjalë nga frëngjishtja të pa ndryshuara.

Huazime nga frëngjishtja

        Termi standard frëng

    Fjalë shqip

     Kjo është   tomat e kuqe.

         tomate

      domate

    Naturaështë e mirë.

        nature

      natyra

     Kjo vuatur është e babit.

voiture

      veturë

     Më pëlqen të ha oliva

olive

      ulli

6.Lloje të ndryshme të ndërrimit të kodit shqip - frëngjisht.

Shqipja dhe frëngjishtja janë dy gjuhë origjinale, janë në kontakt, gjatë të folurit shpesh afrohen dhe përzihen. Ndodh përzierja e kodeve (codsmixiting) dhe prishja e kodeve (codswiching).

Gjatë bisedës në shqip, dukuria më e shpeshtë është ( codeswitching ) ndërhyrja e një fjale nga frëngjishtja brenda një fjalie  në shqip por, struktura e fjalisë mbetet shqip. P.sh. A duhet të mësoj vjershënpar coeur(përmendsh)?Kam harruarmes devoirs (detyrat e mia) në shtëpi.

Ndërrimi i kodit është edhe i përzier (codsmixting) hyjnë në veprim karakteristikat strukturore të dy gjuhëve, në një fjali kemi dy fjalë nga frëngjishtja. Ndërhyrja bëhet duke marrë fjalë si pas dy mënyrave: fjalë të përshtatura në fonetiken e shqipes dhe fjalë të pa asimiluara nga frëngjishtja. Pozicionet e ndryshme mbi fenomenet e ndërrimit të kodeve dallohen nga funksionet e tyre përballë strategjive të ligjërimit dhe kompetencës dygjuhësore. Në përgjithësi dallojmë dy lloje të ndërrimit të kodit:

a). Kod suiçingpaliativ, folësi e përdor fjalën nga frëngjishtja për motive të varfërisë së fjalorit nga gjuha amtare. Struktura e fjalisë mbetet shqip. Shembull :Sonte është séancedesparents në Delémont. (Sonte është mbledhja e prindërve në Delémont). Kur unë repassage këmishët, nëna më falënderon. (Kur unë hekurosi këmishët ,nëna më falënderon). Vëllai im e ka humb connaissance nga temperatura.(Vëllai im e ka humbur vetëdijen nga temperatura.

b). Kod–suiçing « exspresiv », praktikohet sikur lojë, funksionon sikur zhargon te një grup i caktuar folësish.

Shembull: Unë për chaque matin e rregulloj monlit, la rob vë në armoire.
Unë për çdo mëngjes e rregulloj shtratin, rrobat i vë në dollap. Kjo është cousine e jeme, elle ka ardhur me oncle vetëm sot. (Kjo është kushërira ime, ajo ka ardhur me xhaxhin vetëm sot). Prishtina është capitale e Kosovës, là-bas flasin albanais.( Prishtina është kryeqyteti i Kosovës atje flasin shqip).

7. Qëndrimet e prindërve ndaj mësimit shqip sipas brezave

Brezi i parë i mërgimtarëve me njohuri minimale të gjuhëve të shtetit pritës e favorizoi më shumë mësimin shqip përkundër rrethanave jo të favorshme të asaj kohe.

Brezi i mesëm i mërgimtarëve është më indiferent ndaj mësimit shqip, prindër me bindje të gabuar se mjafton të flitet shqip me fëmijë dhe jo nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë për të mësuar gjuhën e kombit të vet. Thënia e shumë prindërve se mësimi i gjuhës amtare e pengon mësimin e gjuhës së dytë është plotësisht i gabuar.

Tek brezi i ri ( prindër të arsimuar në shkollat zvicerane), kanë  njohuri të pakta të shqipes, për të ia transmetuar fëmijës. Një kategori e prindërve nuk e flasin më gjuhën shqipe as në familje, është vënë re presioni i fëmijëve që ushtrojnë mbi prindërit ( me sukses ) që mos të shkojë në mësimin shqip. Këto qëndrime të fëmijëve, prindërit i marrin si të drejta. Duke thënë se “fëmija im nuk po donë tëvjen  në shkollën shqipe”.

Në situatën që ka të bëjë me qëndrimet, brezat e dy niveleve të fundit janë në rrugë e sipër të asimilimit nga bashkësia mbizotëruese për shkak se gjuha e parë në të shumtën e rasteve nuk flitet më as në familje.

8. Përfundim

Të përdorësh të dy gjuhë do të thotë më tepër dimensione, vlera dhe mundësi të thelluara për zhvillimin e njohurive. Megjithatë për fëmijët emigrantë që flasin një gjuhë të ndryshme nga ajo e shkollës nuk është gjithmonë e lehtë në shkollat zvicerane. Shumica e përballojnë mirë, por ekzistojnë të tjerët që nuk ia arrijnë qëllimit të diturisë. Ekzistojnë disa faktorë që bashkëveprojnë. Një nder ta është mungesa e mësimit të gjuhës amtare, është e njohur ndihmesa e hershme gjuhësore sidomos te moshat parashkollore, mbështetja është e rëndësishme në këtë moshë. Është e rëndësishme, prandaj, për fëmijët jashtë atdheut, që mësimi plotësues i gjuhës shqipe të institucionalizohet nga Republika e Kosovës e mos të mbetet mësimi i  gjuhës amtare shqipe në bazë vullnetare.

Delemont, 12. 12. 2021                                        Nexhmije Mehmetaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat